Arkansas, viti 1875. Pasi qëlloi 5 burra për të shpëtuar një gjykatës dhe më pas të hynte në Territorin Indian pas një banditi vdekjeprurës, Bes Rivs bëhet marshalli i parë i zi në perëndim të Misisipit.
Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
E vendosur në Kaliforninë Veriore të rrënuar nga thatësira në 1976, The Divide tregon historinë e Sam Kincaid, një plak me një kujtim, vajzën e tij Saren, dhe Luke, një ndihmës i ri i fermës që e gjen veten në mes të një krize familjare.
Një grup burrash të pafajshëm përpiqen të luftojnë për lirinë e tyre, teksa janë burgosur padrejtësisht në burgun e një qyteti të vogël në Misuri. Ata duhet të kapërcejnë paragjykime dhe turma të inatosura që të fitojnë lirinë e tyre.
Një rrugë hakmarrjeje i drejton një vrasës famëkeq dhe një njeri ligji drejt një qyteti fanatikësh, ku përveç peripecive të tjera, do të derdhet edhe gjak.
Një detektiv i punësuar për të zbuluar kriminelët e luftës dhe për të zbatuar dënimin ndaj tyre, takon një grua të fortë e të vendosur. Por detyra e tij është e vështirë e plot të papritura...
Në vitin 1885 në Nju Meksiko, një doktorreshë rilidhet dhe formon një aleancë me babanë e saj të larguar prej shumë kohësh, kur disa indianë magjistarë i rrëmbejnë të bijën.
Tre gra, të cilat janë çmendur nga jeta e vështirë, do të transportohen nëpër të gjithë vendin me një karrocë nga një femër e devotshme dhe e pavarur, e cila punëson një njeri me jetë të ulët për ta ndihmuar.
Katerina Uelldon, piktore portretesh nga Bruklini i 1890-ës, shkon në Dakota për të pikturuar portretin e Siting Bullit dhe ngatërrohet në problemin e njerëzve të Lakotës mbi të drejtën e tokës së tyre.
Teksa qytetarët e Dedvudit mblidhen për të festuar pranimin e Dakotës së Jugut si shtet in 1989-ën, pronari i sallonit Al Sverengen ka mosmarrëveshje me sherifin Set Bullok.
Në kërkim të një jete më të mirë, një punonjës i hekurudhës e gjen veten në anën e gabuar të një grupi ligjvënësish të korruptuar. Ndërkohë që marshalli përpiqet të kontrollojë qytetin e tij, një tragjedi e detyron atë të vendosë midis drejtësisë dhe familjes.
Një burrë misterioz lidhet me një djalosh prej tregimeve të vjetra të Perëndimit. E kaluara dhe e tashmja përplasen kur shfaqet një avokat i cili kërkon arin e humbur shumë kohë më parë.
Legjendat bëhen të vërteta, kur një stuhi e fortë elektrike, kthen në jetë një grup të rrezikshëm njerëzish ujqër, që fillojnë të terrorizojnë qytetin e Temple Uellsit. Sherifi dhe banorët bashkëpunojnë me një luftëtarë të vjetër që të mposhtin përbindëshat që po sulmojnë qytetin.
Në shekullin e 19-të, një masakër brutale dhe vrasja e Sulltan Hamzait nga kapiten Van Trahu dhe ushtarët holandezë, e detyrojnë Aranën, të marrë me vete djemtë e mitur të sulltanit, Xhamarin e Suvon dhe të largohen. 20 vjet më pas, Arana u thotë djemve se është koha për t'u kthyer në atdhe, që të hakmerren për vdekjen e babait të tyre...
I moshuar, i sëmurë dhe në pamundësi për t'u pajtuar me atë që ka qenë dhe me atë që është bërë, Flini është i vendosur të ndërrojë jetë i mbushur me lavdi.
Drejtësia e më të dobëtëve: Një njeri misterioz shfaqet nga pyjet argjentinase për të ndihmuar një fermer të varfër dhe vajzën e tij, të cilët kërcënohen nga një bandë mercenarësh të punësuar për t'i detyruar ata të shesin tokën e tyre dhe për t'i marrë pronën.