Kur mbesa e tij i lutet atij për ndihmë për një marrëveshje të rrezikshme, ish-zoti i drogës Ferry Bouman e gjen veten duke u kthyer atje ku filloi gjithçka: Camping Zonnedauw.
Në Vigjilje të Krishtlindjes, një oficer sigurie në aeroport duhet të përballet me një prej çasteve më të tmerrshme të jetës, në të cilin rrezikohet jeta e tij dhe mijëra njerëzve prej një sulmi të planifikuar me detaje nga profesionistë të vërtetë.
Ndërsa thashethemet për kthimin e Jinx përhapen, Ambessa ndjek objektivin e saj me entuziazëm të përtërirë. Jinx dhe Sevika shkojnë fshehurazi në barkun e bishës.
Patri është një nënë e fortë që lufton për t’u afruar me djalin e saj adoleshent, i cili ka vendosur të jetojë me të atin. Në përpjekje për të provuar se është e lezetshme dhe për ta mbajtur djalin nën çatinë e saj, ajo shkon me të dhe miqtë e tij në një kamping, ku situatat shpesh i rrëshqasin nga duart...
Meri, vajza e ardhur nga një lutje, përbuzet nga shoqëria pas ngjizjes së saj të mrekullueshme.
Ndërsa pranon rolin e saj si nënë e një fëmije hyjnor, mbreti Herod,
nga frika e një profecie për një mbret të ri, urdhëron masakrën e foshnjave meshkuj.
Meri detyrohet të largohet me të porsalindurin e saj për t'i shpëtuar ndjekjes së tij vrastare.
A do ia dalë ajo të përmbushë profecinë?
Në Italinë e 1946, nënat e Jugut dërgojnë fëmijët e tyre në Veri për të kaluar disa muaj pushime, por ca prej tyre vendosin të mos kthehen më, sepse atje janë larg mjerimeve e sëmundjeve që u vështirësojnë jetën.
Një stuhi e fortë dëbore në Vigjilje të Krishtlindjes, përmbys planet e gjithë banorëve të një qyteti të vogël dhe shkakton shumë telashe që mund të zgjidhen vetëm nga djaloshi simpatik me kostum të kuq, i cili udhëton vetëm me një dre.
Tre pionierë: një infermiere e re, një shkencëtar vizionar dhe një kirurg novator, përballen me kundërshtimin e kishës, shtetit, medias dhe institucioneve mjekësore në aktivitetin e tyre për krijimin e "foshnjës së parë në epruvetë" me emrin Louise Joy Brown.
Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.
Një djalë i ri miqësohet me fantazmën e një vajze të viteve 1920 që qëndron në shtëpinë e tij të re, duke krijuar një lidhje të fortë por të thellë pavarsisht dekadave.
Në fillim të viteve '90, një oficer policie të shkarkuar,
i jepet një mundësi për të rimarrë punën e tij të mëparshme në këmbim të arrestimit të një
grupi përgjegjës për një grabitje banke dhe vrasjen e katër punonjësve të pafajshëm.
Detektivi, bashkë me një police të re, duhet të veprojnë shpejt pasi
vëmendja e medias për grabitjen nuk mirëpritet nga autoritetet e reja. Ata e zbulojnë vrasësin, por a do ia dalin
ta arrestojnë brenda afatit të caktuar, duke mos pasur asnjë provë kundra tij?
Një vrasës me përvojë fillon të ndiqet teksa i injekton një gruaje të pikëlluar një helm paralitik. Ajo duhet të vrapojë, të luftojë dhe të fshihet para se trupi i saj të paralizohet.