Historia e një çifti të ri të përndjekur nga forca misterioze që duket se janë të pushtuar dhe nga elemente të fortë gjithashtu. Jeta e qetë e Suatit dhe Nurkanës trazohet kur fillojnë të fiksohen nga krijesa mbinatyrore.
Pasi vdes i biri i një gruaje, më vonë ajo zbulon se nuk ishte koincidencë apo vdekje e thjeshtë, por për shkak të një magjie të zezë që i është bërë asaj dhe familjes.
Olivia, një gazetare nga Nju Jork shkon në Turqi kur mëson se motra e saj është shtatëzënë. Marla sapo ka dalë nga një lidhje, por vendos ta mbajë fëmijën dhe këtu fillojnë të ndodhin gjërat e këqija.
Öznuri është një femër e re dhe e bukur. Ajo ka pasur një dashuri platonike që fëmijë ndaj Kudretit, i cili është kushëriri i saj. Sidoqoftë, Kudreti është i martuar me Nisën dhe është shumë i lumtur. Nga xhelozia, Öznuri bën një magji të zezë për ta ndryshuar këtë, në mënyrë që ajo dhe Kudreti të jenë përgjithmonë bashkë. Megjithatë ajo nuk është e përgatitur për djallin që kjo magji çliron.
Historia e dy miqve që përfshihen në botën e demonëve duke lexuar një lloj libri misterioz i cili thërret djallin e vërtetë dhe ndodh një incident i tmerrshëm.
Një vajzë simpatike bie ne dashuri me një djalë të turpshëm e misterioz. Por edhe pasi mbetet shtatzëne, duket sikur lidhja e tyre është e ndaluar. Këshilltarët e djalit këmbëngulin, prandaj organizojnë një dasmë me vajzën familjejes kundërshtare dhe kështu martesa arrin t'i japë fund gjakmarrjes midis tyre.
Është viti 1960 dhe një mësues i ri është i detyruar të lërë familjen e tij e të zhvendoset larg për të dhënë mësim. Fshati në të cilin e kanë caktuar ndodhet larg dhe nuk ka një shkollë. Kjo do të jetë sfida e parë e tij.
Mahiri zë shoqëri me të gjithë njerëzit e fshatit e në mënyrë të veçantë me një handikapat, të cilin e merr në tutelën e tij. Mësimet e tij do t'i ndryshojnë jetën fshatit.
Dy vëllezër këngëtarë që nuk flasin me njëri-tjetrin, bëjnë një udhëtim me makinën e vjetër të babait të tyre të vdekur në mënyrë që të plotësojnë dëshirën e tij të fundit për të kënduar në një dasëm në Urla.
Një vajzë e bukur që i ka të gjitha, joshëse, lozonjare, me fjalët e saj : "shumë e gëzuar për të rënë në dashuri". Një aksident i papritur me makinë dhe zemra i ndalon për disa minuta. Kur ngrihet, të gjithë sigurohen që gjithçka është në rregull. Por ajo e di që nuk është. Sepse ajo s'e mban dot mend muajin e saj të fundit, një shtator i jetës së saj mungonte. Duke ndjekur një shteg me pista të mbuluara me ngut, ajo e gjen veten në një ishull të largët të Egjeut. Një i vetmuar i çuditshëm dhe i pistë i afrohet dhe i thotë: "Nuk më mban mend? Unë jam njeriu me të cilin je dashuruar". Çdo pjesë e zgjuar e saj i thoshte të largohej nga aty, por ajo ndjek kujtimet deri në fundin tragjik të një lidhjeje të mrekullueshme.
Kur 5 vajza jetime shikohen teksa luajnë me pafajshmëri me djem në plazh, kujdestarët e tyre konservativë të skandalizuar i mbyllin në shtëpi teksa martesat e tyre me detyrim organizohen.
Delibal "Mjalt helmues" një romance mes dy të dashuruarve a do të lulëzoj e ardhmja në baze të dashurisë apo karrierës, si do gjejnë veten që të vendosin se si duhet të jetojnë? Ndiqni filmin për më shumë dhe përjetoni emocionet që përcillen përmes tij.
Pas vdekjes së babait të tij, Muratit II, Mehmeti II ngjitet në fronin e perandorisë osmane. Pasi vendos të eliminojë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ai vendos të bëjë atë që është i destinuar të bëjë... të pushtojë Kostandinopojën.
" Shamikuqja " : Iliazi është njeri i vetëm nga Stambolli që vjen në një fshat të largët duke punuar si një shofer kamioni. Ai dhe vajza e bukur nga fshati, Asia, bien në dashuri dhe martohen. Djalit të tyre ia vënë emrin Samet. Shpesh herë Iliazi lë fshatin për shkak të punës, por një ditë ai nuk kthehet më.....