Ajdini, një ish-aktor, drejton një hotel të vogël në Anadollin qendror me gruan e tij të re, Nihalin, me të cilën ka një marrëdhënie të vështirë dhe motrën e tij, Neklën, e cila vuan ende pasojat e divorcit të saj.
Një dramë turke e vendosur në vitet 1960.
Azizi, një burrë me të meta fizike e gjen veten në përpjekje për të sistemuar martesën me Mizgin, pavarësisht vështirësive dhe opinionit, me gruan më të bukur në qytezë...
Një vështrim brenda historisë së dy sapo-martuarve që ndahen nga njëri-tjetri dhe kalojnë gjysmëshekullin tjetër të jetës së tyre duke u përpjekur të ribashkohen.
Duke premtuar një festë vizuale të ngjyrave, kostumeve, dritës dhe vendndodhjeve, do t'iu bëjnë të qeshni dhe qani njëkohësisht me shfaqjet e saj të fuqishme të aktrimit, si dhe dialogët e mençur dhe të paharrueshëm të Yilmaz Erdogan.
Një film artistik që tregon historinë e gjyshit të producentit, i cili u detyrua të largohej nga Kreta në vitin 1920 gjatë shkëmbimit të popullsisë greko-turke.
Në fshatin Hasanlar, 2 vëllezër dhe një motër që nuk e kanë njohur fare njeri-tjetrin dhe as babanë e tyre që do të varrosin,
do të njohin më shumë për ta por edhe për veten...
Një histori dashurie mes një babai me sëmundje mendore i cili akuzohet në mënyrë të padrejtë për vrasje, dhe vajzës së tij të dashur 6 vjeçare. Burgu do të jetë shtëpia e tyre. Bazuar në filmin Korean të 2013, “Mrekullia në qelinë numër 7.”
Fshatarët turq të sunduar nga "magjia e zezë", tani duhet të kërkojnë për Zbulues dhe Ekzorcistë që t'i ndihmojnë të shpëtojnë ose ta mposhtin "djallin e myslimanëve"
Qerimi punon si arkitekt dhe është martuar me Jezim. Zhgënjimi më i madh i tyre është pamundësia për t'u bërë me fëmijë.
Teksa shkojnë në shtëpinë e tyre verore një fëmijë hidhet para makinës, dhe Qerimi lëndohet rëndë...
Historia e një nëne që bën të pamundurën për vajzën e saj dhe një vajzë që i vjen turp nga nëna dhe arrin të largohet prej saj. Por vite më pas, ajo dëshiron të kthehet te nëna e saj, duke psherëtirë "Ah, sikur"!
Marrëdhënia e dy të rinjve vjen afër fundit kur fati u shkatërron pasurinë e ndërtuar me mund. Dashuria e tyre do të vihet në provë si kurrë më parë...
Dashuria e vërtetë nuk ka të bëjë me perfeksionin, por fshihet të metat. Filmi "Koha e Lumturisë" tregon historinë e Mertit i cili krijon jetën e tij "perfekte" pa u përballur me të kaluarën dhe Ada, e cila e ndërton jetën në bazë të eksperiencave të kaluara...
Ndërsa kërkon për prindërit e tij biologjikë, Korkuti, një jetim i varfër, takon Xhejlanin, një vajzë e re. Sidoqoftë, kur mëson për stilin e jetës së privilegjuar të familjes së tij, ai vendos të kërkojë hakmarrje ndaj tyre.
Ndërsa po bënin patrullimin rutinë në lagjen e tyre, një skuadër policie merr nje telefonate për ndihmë nga disa njerëz që ndodheshin në një vend të çuditshëm. Sapp arrijne atje hasen me të papriturën më të madhe të jetës së tyre.
Hale tërheqë vëmendjen me pamjen e saj ndryshe dhe sjelljen e çuditshme.
Ajo jeton në një shtëpi historike dhe të errët në Nevsehir me nënën e saj, gjyshen në depresion dhe tezën e saj Azra. Babai i Hale ishte zhdukur para se të lindte ajo dhe nuk ishte parë më kurrë.
Hale sheh një makth të një nate të tmerrshme; babai i saj, të cilin ajo kurrë nuk e ka parë, e fton në një shtëpi të vjetër dhe të pabanuar.
Kjo shtëpi është shtëpia e vjetër e gjyshit të saj në fshatin Karain, ku u mbajt një ritual i ndaluar shumë vite më parë. Pas këtij makthi, brenda Hales fillojnë një seri ndryshimesh të pabesueshme. Azra dhe i dashuri i saj, Selim pësuan më shumë nga ky ndryshim i frikshëm i Hale.
PASKAL është njësia elitë në marinën mbretërore malajziane. Filmi tregon ngjarjet e vërteta të komandantit të PASKAL, Arman Anuar dhe ekipit të tij për të shpëtuar një anije-cisternë e cila u rrëmbye nga piratët somalezë në vitin 2011.