Fillimisht ishte Kidulthood, pastaj Adulthood dhe tani vjen vënia e fundit e Noel Clarke: Brotherhood. Semi përballon problemet e botës së re. Ai kupton se ajo gjithashtu vjen me probleme dhe sfida të reja me të cilat duhet të përballet dhe ai e di se kjo kërkon miqtë e vjetër për ta ndihmuar t'i mbijetojë rreziqeve të reja.
Tre skiatorë bllokohen në një teleferik, dhe janë të detyruar të bëjnë zgjedhje jete apo vdekje qe duhet provuar a janë të dobishme se sa të ngrihen të gjalle.
Në 1967, 4 agjentë të infiltruar dëgohen në NASA, të infiltruar si ekipi i xhirimit të një dokumentari. Ajo që zbuluan çoi në një nga kospiracionet më të mëdha në historinë e Amerikës.
Në Los Anxhelesin e vitit 1965, një grua dhe dy vajzat e saj shtojnë diçka të re në lojën e tyre të manipulimit, por pa kuptuar se kanë ftuar një shpirt në shtëpinë e tyre. Me ndihmën e një prifti, ata do përpiqen të çlirojnë vajzën më të vogël e cila është pushtuar nga shpirti.
Pasi ka nxjerr para prej vitesh nga besimtarë të dëshpëruar, predikuesi karizmatik At Koton Markus vendos të zbulojë mashtrimin e tij duke dokumentuar një “eksorcizëm” të fundit të kryer te një tjetër fanatik të sëmurë. Por pasi ai së bashku me një ekip filmimi mbërrijnë në fermën Suitzer, Markusi përballet me një skenë të tmerrshme që tejkalon imagjinatën e tij më të egër: një shtëpi ferme të bërë qull nga gjaku, me një vajzë adoleshente të mbërthyer nga ligësia e vërtetë. Tani, Markusi duhet të gjejë një mënyrë ta shpëtojë vajzën dhe ta ndalë terrorin - ose të vdesë duke u përpjekur.
Një mjek ligjor dhe djali i tij zbulojnë sekrete tmerruese pasi përpiqen të identifikojnë një vajzë të re, që kishte ardhur në morgun e tyre pa asnjë shkak vdekjeje.
Një histori e vendosur në det të hapur, në një anije ku bëhej shpimi i naftës, e cila shpërthen në prill të vitit 2010 dhe krijon derdhjen më të madhe të naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Në një të ardhme të afërt, studentët duhet të japin një provim për të përcaktuar nëse ata duhet të jetojnë apo jo. Dy studentë zbulojnë se pikët e provimive janë të falsifikuara dhe përpiqen ta zgjidhin këtë problem.
Një inxhinier kompjuterësh i paralizuar që lëviz me një karrige me rrota dhe punon në bodrumin e tij, fillon të dëgjojë zhurma dhe zërat e grabitësve të bankave.
Pasi zbuloi një video ku ka pamje të asaj që mund t'i ketë ndodhur së motrës, Hedhërit, Xhejmsi dhe miqtë e tij i drejtohen pyllit, që mendohet se është i mallkuar nga një shtrigë. Ky është një udhëtim drejt të panjohurës dhe kërkimit të së vërtetës.
Në Nju Jorkun e viteve 1960, Ualltër Stakhaus është një arkitet i suksesshëm i martuar me Klarën e bukur dhe që duket të ketë një jetë të përkryer. Por fiksimi i tij me një vrasje të pazgjidhur e fut atë në një gjendje koatike nga e cila e ka të vështirë të dalë.
Historia e dy burrave qe udhëheqin një revolte ne dy kampe të ndryshme brenda burgut dhe historia e rojës se burgut i cili përfshihet mes tyre duke u shtiru si i burgosur në përpjekje të dëshpëruara për të dale i gjallë.
Një shkencëtar me aftësi për të hyrë në mendjet e të pushtuarve duhet të shpëtojë një djalosh, nga kontrolli i një demoni me fuqi të pa para më parë, ndërkohë që përballet me të shkuarën e tij të frikshme.