Është mesi i natës. Po nget makinën në një rrugë të vetmuar. Papritmas, nga asgjëkundi, një makinë tjetër përplaset me ty.
Kur zgjohesh ka gjithandej qelqe të thyera, shokët e tu janë të plagosur dhe makina tjetër është zhdukur.
Je i çorientuar dhe ke dhimbje... Por kur shikon dritat blu e të kuqe të ambulancës, e di që ka mbërritur ndihma... ose kështu mendon ti!
Duke kombinuar tensionin dhe tmerrin e Texas Chainsaw Massacre dhe realizmin rrëqethës të Saw dhe Hostel, Autopsy eksploron disa nga frikat më të thella ndërkohë që na çon në një xhiro marramendëse.
Pasi vdes i biri i një gruaje, më vonë ajo zbulon se nuk ishte koincidencë apo vdekje e thjeshtë, por për shkak të një magjie të zezë që i është bërë asaj dhe familjes.
E tërhequr nga shkaku rrënjësor i sjelljes së dhunshme, psikologia me famë botërore, doktoresha Amanda Tajler, e kap mundësinë e intervistimit dhe analizimit të të burgosurit të dënuar me vdekje, Xhekson Shei. Gjatë intervistës dhe fatit të Xhekut të varur në një fije, Amanda duhet të vendosë nëse duhet lejuar apo jo heqja e dënimit me vdekje për të.
Një student juridiku hyn në një marrëveshje me dikë që propozon t'i vrasë njerkun, të cilin ai e mendon përgjegjës për gjendjen e mamasë e cila ndodhet në koma.
KUJDES: KY FILM PERMBAN NUDITET DHE SKENA DHUNE! Një burrë i thjeshtë e gjen veten hero pas një sulmi në restorantin e tij. Por akti i tij heroik sjell në qytet jo vetëm gazetarë e kanale televizive, por edhe disa miq nga e kaluara e errët.
Xhon MekKlejn përpiqet të evitoj një katastrofë në të cilën ka dorë një njësi ushtarake mashtruese në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas në Uashington D.C.
Historia e një njeriu që mashtroi një komb të tërë. Një tregim mashtrimesh, që vijnë nga fakte të vërteta dhe nga një prej personazheve më intrigues të dekadës së fundit, spiunit Francisko Paesa.
Oficeri Xhon Meklein, përpiqet për të shpëtuar gruan dhe disa të tjerë që janë marrë peng nga terroristi gjerman Hans Gruber gjatë një feste Krishtlindjesh në Los Anxhelos.
Kur familja Devison sulmohet gjatë festimit të përvjetorit të martesës, banda e vrasësve misteriozë mëson shumë shpejt se një nga viktimat ka një talent të fshehtë për të kundërsulmuar.
Tregimet tmerruese dhe makabre të Edgar Alan Poe sillen në jetë dhe vdekje në këtë triler gotik plot stil me protagonist John Cusack si shkrimtari i famshëm. Kur një i çmendur fillon të kryejë vrasje të tmerrshme të frymëzuara nga veprat më të errëta të Poes, një detektiv i ri i Baltimorit bashkohet me Poen në një kërkim për t’u futur brenda mendjes së vrasësit dhe ta ndalojnë që të mos bëjë historitë brutale të Poes realitet. Një lojë vdekjeprurëse fillon dhe gjithçka arrin kulmin kur e dashura e Poes bëhet objektivi i radhës.
Në një të ardhme jo shumë të largët, një ekip kriminelësh me jakë të bardhë, punësohen prej qeverisë Amerikane për të penguar një sulm kibernetik që kërcënon të çojë në falimentim gjithë tregjet dhe bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një psikiatër i aftë të shohë shpirtra të vdekurisht bashkë me asistentin e tij medium, mundohen të shpëtojnë një grua të re nga posedimi i saj i çuditshëm. Por, teksa e bëjnë këtë, çlirojnë një të keqe akoma më fatale.
Historia e dy miqve që përfshihen në botën e demonëve duke lexuar një lloj libri misterioz i cili thërret djallin e vërtetë dhe ndodh një incident i tmerrshëm.
Një shkencëtare dhe një mësuese që jetojnë në një të ardhme të shkatërruar e të vështirë, ndërmarrin një udhëtim mbijetese me një vajzë të vogël e të veçantë të quajtur Melani
Pas katër vitesh në Akademinë Krestvju, një grup i ri nxënësish gjendet në dënimin e së shtunës. Kur studentja e vitit të dytë Siouxi, shkon e paftuar për tu hakmarrë nga vdekjes së motrës së saj, ky dënim i dhënë për maturantët e privilegjuar shndërrohet në një takim në ferr.