Pasi zgjohet dhe zbulon se i është nënshtruar një kirurgjie plastike për ndryshim gjinie, një vrasës kërkon me çdo kusht të gjejë doktoreshën përgjegjëse për këtë gjë.
Në një Amerikë post-apokaliptike, ish Marinsi Gabriel Dramër kërkon në mënyrë të dëshpëruar vendndodhjen e djalit të tij, i shoqëruar nga shoku i tij më i mirë dhe një i mbijetuar.
Një agjent i FBI-së pëson humbje kujtese pas një aksidenti dhe ai së bashku me një psikologe që i do të mirën, do mundohet të rigjejë kujtimet e tij dhe arsyen përse disa persona e duan të vdekur.
Një spiun është infiltruar në Agjencinë Kombëtare të Policisë Japoneze,duke grabitur disa dosje sekrete. Rei Furuja dhe një grup i Policisë së Tokios PSB, zbuluan spiunin gjatë arratisjes dhe pak para aksidentit të rëndë me makina, agjenti i FBI, Shuiçi Akai goditi veturën e spiunit. Ditën tjetër, ne akuariumin e Tokios me rrotën e shpejtësisë, Konan dhe shokët e tij," Detektivë" gjeten një grua që vuante nga humbja e kujtesës. Vendosin ta ndihmojnë, edhe pak nga pak, futen në vorbullën e organizatës sekrete që ka vjedhur dosjet.
Në këtë triler rrëqethës, Hilary Swank luan si një mjeke e re dhe e bukur që nis një jetë të re në Bruklin, pasi ndahet nga bashkëshorti i saj. Apartamenti i saj i ri duket tepër i mirë për të qenë i vërtetë, derisa ndodhin disa ngjarje tepër të çuditshme që e bëjnë të besojë se ajo nuk është aspak vetëm.
Evan Treborn vuan nga harresa e kujtesës për ngjarjet e rëndësishme të jetës së tij. Pasi rritet, ai zbulon një mënyrë për të kujtuar me anë të një mënyre mbinatyrore për të ndryshuar jetën e tij duke lexuar ditarin....
Një komsioner i pronave mundohet të bëjë një mashtrim të madh që shkon shumë keq. Për të rregulluar çdo gjë, ai përfshin gruan e tij duke përfunduar në një mënyrë që askush nuk e imagjinon.
Një grua aventuriere, që mban një sekret ndaj burrit, insiston të shkojnë për kamping për të rindezur pasionin. Diçka në pyll shqyen një grup gjuetarësh aty pranë dhe pengon çiftin të dalë nga çadra. Zbulohen sekrete dhe krijesa mbinatyrore që i detyrojnë të kuptojnë nëse rreziku
i vërtetë është brenda apo jashtë çadrës.
Historia e një çifti të ri të përndjekur nga forca misterioze që duket se janë të pushtuar dhe nga elemente të fortë gjithashtu. Jeta e qetë e Suatit dhe Nurkanës trazohet kur fillojnë të fiksohen nga krijesa mbinatyrore.
KITT është një makinë inteligjente që mund të hakojë çdo sistem, me armë të fuqishme si një avion xhet dhe përdor hologramet për t'u shndërruar në çdo lloj makine tjetër.
Në një qytet të vogël, të quajtur Port, një endacak zbulon një plan terrorist kundër Amerikës. Ai mundohet t'i tregojë sherifit të qytetit, por injorohet nga të gjithë. Ai dhe disa heronj të tjerë detyrohen ta marrin situatën nën kontroll.
Në momentin kur 11 vjeçarja, Giti, zbulon se babai i saj është ai që ka rrëmbyer dhe fshehur sipërmarrësin Xhonatan Uintërs, gjendet mes dy zgjedhjeve të vështira: të fshehë të vërtetën për të mbrojtur familjen e saj apo të shpëtojë mikun e saj të ri nga fundi i keq që e pret?
Në veri të Nju Jorkut, dy adoleshentë kanë për detyrë të pastrojnë rulotën e vjetër të babit të njërit prej tyre në një pronë të braktisur. Djaloshat habiten kur gjejnë brenda tre kriminelë në arrati.
Një mbrëmje telefonatash tallëse të dehura shndërrohet në një makth për dy adoleshentë kur një i huaj misterioz përdor lojën e tyre mbi ta...
me pasoja vdekjeprurëse.
Një avokat i ri mbrojtjeje has vështirësi me një çështje vrasjeje e cila nuk është e thjeshtë sa duket kur mafia përfshihet. Ai kupton shumë shpejt se për të mbajtur veten dhe klientin e tij gjallë, duhet të veprojë kundër ligjit.
Katër shokë futen në një spital të çmendurish mendor në kërkim të një çertifiklate vdekje e cila do t'i mundësojë njërit prej tyre një trashëgimi të majme. Por gjetja e saj do të jetë problemi i tyre në një vend të përndjekur nga kujtimet e errëta...
Një psikolog që fillon të punojë me një djalë të vogël që ka pësuar një rënie afërsisht fatale e gjen veten të mbytur në një mister që teston kufijtë e fantazisë dhe realitetit.
Duke vazhduar aty ku filmi i fundit mbaroi, Nel Suitzer gjendet e tmerruar dhe e vetme në Luizianën rurale. E kthyer në sigurinë relative të Nju Orlinsit, Nela kupton se nuk po arrin të kujtojë pjesë të tëra të muajve të fundit, përveç faktit se është e mbijetuara e fundit nga pjesëtarët e familjes së saj. Sapo Nela fillon procesin e vështirë të nisjes së një jete të re, forca djallëzore që dikur e kishte pushtuar është kthyer me plane të tjera të tmerrshme që do të thonë se eksorcizmi i saj i fundit ishte vetëm fillimi.
IMF-ja mbyllet pasi përfshihet në bombardimin e Kremlinit, duke bërë që Ithan Hant dhe skuadra e tij të bëhen të jashtëligjshëm për të pastruar emrin e organizatës...