Regjisori legjendar Wes Craven "A Nightmare on Elm Street" dhe Scream" e mban zemrën tuaj të rrahë fort me këtë triler-suspans të mbushur me kthesa dhe sekrete të errëta që do t’u dërgojnë shpirtin të kërkojë për strehë. Filmi tregon për ditën që vrasësi i Rivertonit u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, shtatë fëmijë lindën para kohe. Sot, të gjithë mbushin 16 vjeç dhe gjenden të vdekur një nga një.
Një modele e bukur rrëmbehet nga një burrë i panjohur. Pasi njihet me një djalë në vendin ku mbahen të izoluar, të dy duhet të gjejnë një rrugëdalje për të shpëtuar...
Tajler është një djalosh i zgjuar, i cili jeton me mamanë e time neglizhuese dhe të alkoolizuar. Tajler miqësohet me Indridin, i cili i tregon atij pikëpamje të reja për jetën... Çfarë po planifikohet pas kurrizit te Tajlerit?
Tre adoleshentë jetojnë të izoluar, nuk largohen nga shtëpia e tre, sepse prindërit të fiksuar për mbrojtjen e tyre thonë se mund të largohen vetëm pasi t'u kenë rënë 'dhëmbët e qenit'. KUJDES! FILMI PËRMBAN SKENA NUDITETI DHE SEKSI! KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇARË!
Një thriller psikologjik i përqendruar rreth një hetuesi "black-ops" dhe një agjent të FBI-së që vënë presion një terrorist të dyshuar në mënyrë që që të rrëfejë vendndodhjen e tre armëve bërthamore të cilat janë gati të shpërthejnë në Shtetet e Bashkuara.
"Ëndrra të Këqija" : Një djalë 15-vjeçar vjedh një çantë me para droge dhe ia mbath me vajzën që dashuron. Ndërkohë që babai i saj polic, i dhunshëm dhe i korruptuar i ndjek, ata nisen në një udhëtim që do ju ndryshojë jetën përgjithmonë.
Një ekip astronautësh ndërkombëtarë është dërguar në një mision të rrezikshëm për të ringjallur diellin që është në prag të vdekjes me një bombë atomike.
DITA E PATRIOTEVE: Historia e bombardimit në maratonën e Bostonit në vitin 2013 dhe pasojat e saj, përfshirë kërkimin e thellë të terroristëve përgjegjës për këtë bombardim.
Maks Çeis, gjithmonë, është shpëtuar e mbrojtur nga motra e tij, Izobel.
Një djalë problematik, kumarxhi, i cili hyn e del nga sallat e gjyqeve e burgu.
Por, për një herë në jetë, është ai që duhet të shpëtojë motrën e tij, e cila
është zhdukur. Në kërkim të saj, Maksi, do përballet me të vërteta që nuk
i dinte më parë.
Në një botë komisionerësh politikanë ku luhet për fitime të mëdha, Elizabet Slon është lobistja më e kërkuar dhe e frikshme në D.C. Por, kur përballet me kundërshtarin më të fuqishëm në karrierën e saj, zbulon se fitorja mund t’i kushtojë shumë.
Një këngëtare/shkrimtare tekstesh, pavarësisht se është e martuar, lidhet me një kitarist, të cilit ajo i zbulon shpejt se ka një të shkuar të errët që mund të jetë me rrezik për të dhe ata që ka afër.
Për t'i shpëtuar të dashurit të dhunshëm, Keti i bashkohet një ekspedite në botën e egër me një grup femrash, të cilat po mundohen me
pa qartësinë e jetës. Por ajo që supozohej të ishte një një mundësi për të zbuluar veten, shpejt kthehet në një luftë për mbijetesë.
Hakmarrja, është një film me një histori hakmarrjeje klasike Amerikane. Kohët e fundit ky film, ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Kritikës Fipresci në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u transmetua për dy javë. Filmi tregon historinë e një të huaji jeta e qetë e të cilit përmbyset kur ai kthehet në shtëpinë ku është rritur, për t'u hakmarrë. Duke qenë një vrasës amator, ai përfundon në një luftë brutale për të mbrojtur familjen e tij të largët.
Në një të ardhme jo shumë të largët, gjeni i plakjes është stakuar. Për të shmangur mbipopullimin, koha është bërë monedha dhe mënyra që njerëzit paguajnë për lukset dhe nevojat e tyre. Ndalon së plakuri në moshën 25 vjeç, por ka një kleçkë: je programuar gjenetikisht të jetosh vetëm një vit më shumë pas kësaj, nëse nuk arrin të blesh më shumë kohë. Të pasurit “fitojnë” dekada, duke u bërë të pavdekshëm, ndërsa të tjerët lypin, marrin hua ose vjedhin orë të mjaftueshme për të kaluar ditën. Kur një njeri nga zonat e varfëra akuzohet padrejtësisht për vrasje, ai është i detyruar të arratiset së bashku me një penge të bukur. Duke jetuar minutë pas minute, dashuria e dyshes shndërrohet në një mjet të fuqishëm në luftën e tyre kundër sistemit.
Një magjistar i cili mund të shikojë atë që ndodh në të ardhmen ndiqet nga agjentët e FB-së për të përdorur aftësinë e tij për të parandaluar një sulm terrorist bërthamor...