Nga mendjet e shtrembëruara mbrapa SAW IV, V dhe VI, KOLEKSIONUESI del si një lojë në kohë reale e maces me miun duke shkrirë tmerrin primitiv dhe trilerin emocionues. Për punëtorin dhe ish të dënuarin Arkin, një gurë i çmuar brenda një shtëpie që supozohet se duhet të jetë bosh mund të jetë bileta për lirinë financiare për të dhe familjen e tij. Por kur një psikopat i maskuar futet i pari brenda në shtëpi, Arkini duhet ose të shpëtojë njerëzit që u fut të grabiste, ose të bëhet pjesë e koleksionit të sëmurë të vrasësit të kataloguar në gjak, kocka dhe lotë.
Një çift punëson një dado për të jetuar me ta dhe për t'u kujdesur për fëmijët e tyre ndërkohë që ata janë në punë. Në fillim, gjithçka shkon shumë mirë, por kur pas një incidenti prindërit s'e duan më dadon në shtëpi, zbulojnë se dadoja është aq e zgjuar sa të mos dëbohet nga shtëpia e tyre. Madje aq e zgjuar, sa ta kthejë jetën e këtyre prindërve në një makth të vërtetë.
Një nënë xheloze pas kërcimit, merr masa ekstreme, që të sigurohet se vajza e saj do të fitojë bursën e ofruar nga një konkurs kërcimi. Por nëna e vajzës që do vuante pasojat e këtij veprimi, bën të pamundurën për ta mbrojtur atë nga kurthet djallëzore të së sipër përmendurës...
Shkencëtari kompjuterik Hanon Fyler ka bërë një zbulim të rëndësishëm dhe do i tregojë kolegut, Dagllas Hallit, por duke e ditur se atë e ndjek dikush, i lë një letër në realitetin kompjuterik paralel që ka krijuar.
Fyleri po atë natë vritet, i dyshuar është Dagllasi, pasi ky s'mbante mend ç'ndodhi në natën e vrasjes. Ai futet në sistem për të gjetur letrën por habitet nga ajo që gjen.
E vërteta është më e vështirë nga sa mendonte...
Kejti kthehet te familja e saj për dasmën e motrës së saj, por detyrohet të luftojë për jetën bashkë me familjen, pasi një grup magjistarësh kanë planifikuar t'i sakrifikojnë.
Dipak Sing është një fermer nga Raxhastani. Pas një tragjedie, emigron në në Mumbai me bashkëshorten dhe vajzën në kërkim të një jete më të mirë. Megjithatë, pas mbërritjes në Mumbai, zbulon sfidat e jetës në një qytet të madh.
Një grup të burgosurish ushtarakë duhet të përballen me një sulm terrorist në burg që është një mbulim për të marr kontrollin e një ndërtese sekrete...
Katër shokë mblidhen në një shtëpi gjatë Verës së Dashurisë, 1969. Ajo që fillon si një festë lamtumire përfundon si një natë tmerri, teksa disa "vizitorë" i torturojnë dhe i vrasin.
Para agimit të 29 gushtit 2005, Nolani mbërrin në një spital të Nju Orlinsit së bashku me gruan e tij shtatzënë Abigejl e cila bën lindje të parakohshme. Ajo çka duhej të ishte dita më e lumtur në jetën e Nolanit shumë shpejt del jashtë kontrollit kur lindja shkon tragjikisht keq dhe Uragani Katrina sulmon spitalin, duke detyruar një evakuim. Duke i thënë të qëndrojë me vajzën e tij, e cila është në inkubator, Nolani dhe fëmija i tij i sapolindur shumë shpejt izolohen nga bota për shkak të prerjes së energjisë dhe përmbytjes. Kur askush nuk kthehet për të ndihmuar, Nolani përballet me vendime të shumta jete a vdekjeje, duke luftuar për ta mbajtur vajzën e tij të gjallë, ndërsa minutat kalojnë duke u kthyer në ORË.
"Largo Winch, Drejtori i Përgjithshëm i sapo emëruar i Grupit W,është akuzuar për krime kundër njerëzimit në po atë ditë që ai
njofton qëllimin e tij për të shitur korporatën e tij dhe të përdorë të ardhurat për të krijuar një fondacion humanitar".
Ksander Kejxh besohet të ketë vdekur pas një aksidenti, por ai kthehet fshehurazi në veprim për një detyrë të re e jo të lehtë me stërvitësin e tij, Augustus Gibons.
Pasi një miliarder i fuqishëm vritet, djali i tij i adoptuar në mënyrë sekrete duhet të provojë që është i duhuri për të trashëguar pasurinë, të gjejë vrasësit e babait dhe t'i pengojë që t'i marrin kompaninë...