John fillon të ketë paraliza gjatë gjumit dhe ndërsa qëndron i shtrirë në krevat, qenie të cilat ekzistojnë në hijet e errëta të natës e vizitojnë atë. Tmerri i John-it shtohet kur mëson se këto krijesa planifikojnë të rrëmbejnë të birin.
Një agjent i FBI-së dhe një detektive Interpoli vihen në ndjekje të një grupi iluzionistësh, të cilët vjedhin para nëpër banka gjatë performancës së tyre dhe shpërblejnë audiencen me to.
Jashtë një qyteti malor ku ndodhin një seri rrëmbimesh dhe vrasjesh, Paul (Antonio Banderas), një shkrimtar i ri, përpiqet të fillojë atë që ai shpreson të jetë një skenar për të shpëtuar karrierën e tij.
Pasi i vdes i biri dhe e shoqja, një shkrimtar udhëton për në Barcelonë për tu kujdesur për të atin qe po i vdes, dhe të vellain që sillet çuditshme. Atje ai mëson shume gjera për jetën nga ngjarje që ndodhin në datën 11.11.11
80 punëtorë amerikanë mbyllen në një kompani në Bogota, Kolumbi. Ata duhet të bëhen pjesë e një lojë, ku duhet të vrasin sa më shumë kolegë, sepse përndryshe do të vdesin.
Rasëlli dhe vëllai i tij më i vogël Rodni jetojnë në qytezën e varfër të Rast Beltit, dhe kanë ëndërruar gjithmonë që të arratisen prej aty dhe të jetojnë një jetë më të mirë. Por kur një kthesë mizore e fatit e fut Rasëllin në burg, vëllai i tij joshet nga një prej bandave më të dhunshme dhe më mizore të krimit në verilindje - një gabim që do t’i kushtojë thuajse gjithçka. Menjëherë sapo lirohet nga burgu, Rasëlli duhet të zgjedhë midis lirisë së vet, ose të rrezikojë gjithçka në mënyrë që të kërkojë drejtësi për të vëllain.
Ndërsa bota shkon në luftë dhe grindje civile, një agjent i CIA-s arrin në një burg të fshehtë nëntokësor për të marrë në pyetje një terrorist që udhëton në kohë, të cilën ajo beson se është përgjegjës për katastrofën që shpaloset...
Është viti 1995, ndodhemi në Eseks, periudha kur ka nisur të lulëzojë përdorimi i drogës.
Mes trafikantëve më në zë janë Patrik Tejt, Antoni Takër
dhe Kreig Rolf. Lufta për të qenë trafikantët kryesorë e më të fuqishmit
do t'i vërë edhe kundër miqve të tyre.
Dy motra me pushime në Meksikë ngecin në një kafaz peshkaqenësh në fund të oqeanit. Me më pak se një orë oksigjen të mbetur dhe me peshkaqenë të bardhë të mëdhenj rrotull, ato duhet të luftojnë për të mbijetuar.
Xherri dhe Rejçëll janë dy të panjohur që bëhen bashkë nga një telefonatë misterioze e një gruaje që s'e njohin. Duke kërcënuar jetët dhe familjet e tyre, ajo i detyron të kryejnë detyra të rrezikshme duke i ndjekur në çdo hap me anë të teknologjisë më të avancuar...
Në një të ardhme të afërt, rendi botëror ka ndryshuar. Me 10 milionë qytetarët e saj të papunë, Franca tani është bërë një vend i varfër. Njerëzit e saj enden mes rebelimit dhe dorëheqjes dhe...