Kur Nikol njihet me Atë Antonin, fillojnë të ndodhin ngjarje të pashpjegueshme. Të dy fillojnë të besojnë se prifti e ka humbur luftën kundër demonit...
Një marins në zotërim të një informacioni sekret qeveritar, i shpallur në kërkim, ndiqet nga forcat speciale ruse, policia e Los Anxhelesit dhe nga një vrasës i rrezikshëm...
Pasi një punë nuk përfundoi ashtu siç dëshironin, katër shokë kthejnë nderin në mosbesim, duke u përpjekur t’i shpëtojnë të kaluarës së errët, ndërkohë që përpiqen të gjejnë spiunin midis tyre.
Një skenariste e cila udhëton për në një shtëpi të braktisur për të përfunduar një skenar në kohë, por një seri ngjarjesh të çuditshme e çojnë atë në një avari psikologjike.
Një polic i cili punon në fshehtësi si një vrasës me pagesë pranon të vrasë mamanë e urryer të një shitësi droge të
dëshpëruar në shkëmbim të një lidhjeje me motrën e djaloshit të ri.
Një ish kriminel zhytet në një tentativë kriminale dhe më pas e gjen veten duke jetuar një jetë të re të pashpjegueshme teksa punon në një institucion psikiatrik.
Një djalë i ri merr një telefonatë në celularin e tij nga një grua më e madhe. Çfarë është interesante? Gruaja pretendon se e kanë rrëmbyer; dhe rrëmbyesit do të marrin dhe djalin dhe burrin e saj.
15 vjeçari Alehandro Duran, vjen nga një familje fetare latine dhe aspiron për t'u bërë një prift katolik. Por kur Aleksi zbulon një kuti misterioze, padashur çliron një shpirt djallëzor të prirur për ta pushtuar. Ai duhet të gjejë një
mënyrë për të luftuar këtë djall të lashtë që ka torturuar fëmijë që prej lindjes së njerëzimit.
Një shoferi taksie në një provincë të Kinës, të mbytur në borxhe kumari dhe gruaja e të cilit ka humbur duke punuar jashtë shtetit, i ofrohet një marrëveshje nga një gangster: pagimin e borxheve të tij dhe një shans për të gjetur gruan e tij me kusht që të vrasë dikë në Korenë e Jugut.
Nje ekzaminim i jetës së të ashtuquajturit "pëshpëritësi i kuajve", Bak Branaman, i cili u shërua nga trauma e fëmijërisë,
abuzimi, që të bëhej një ekspert i marrëdhënieve mes kuajve dhe njerëzve.
Një ish-kampion rodeoje, miqësohet me një djalë, i cili sapo ka ardhur në qytet. I riu fsheh shumë sekrete që rrezikojnë jetën e secilit prej banorëve…
Lisa Xhonson do dhe një ditë për të mbushur 16 vjeç. Dhe kështu do të mbetet përgjithmonë. Ajo dhe familja e saj kanë vdekur dhe janë dënuar ta përsërisin atë ditë të fundit fatkeqe para se të vriteshin të gjithë më 1985. Vetëm Lisa është “zgjuar” dhe ka kuptuar se çfarë po ndodh. Ajo fillon të ndihet sikur po përndiqet, por “fantazma” del se është Olivia, një vajzë e gjallë e cila jeton në shtëpi në ditët e sotme së bashku me familjen e saj. Me ndihmën e saj, Lisa zbulon se shtëpia dikur i përkiste një vrasësi serial që rrëmbente vajza adoleshente dhe i digjte trupat e tyre në një furrë të fshehur. Kur ai vdiq, u kthye në një Përndjekës - një shpirt i keq dhe i fuqishëm, i aftë për të pushtuar të gjallët.
Dy adoleshentë, të ardhur nga një lagje e varfër, fillojnë të punojnë për një tregtar droge të rrezikshëm. Ardhja e një vajze të re në qytet dhe marrëdhënia e saj me një nga djemtë, do iu vërë jetët në rrezik. Deri ku do arrijë lidhja e tyre?
Pasi një vjedhje shkon keq, një hajdut bankash shpenzon të gjithë natën duke penguar dërgesën e vëllait të tij që vuan nga sëmundje psikologjike në burgun e Rajker's Ajland.
Portreti i vështirësive që duhet të kalojë për mbijetesë një emigrante pa dokumente.
Ajo gjendet nga një e kaluar torturuese tek një lojë e rrezikshme.
Profesori Kim, një gjeolog marine, kupton rrezikun e një mega-cunami që po i drejtohet Haeundaes, një vend turistik i
njohur në bregun jugor të Koresë. Ai përpiqet dëshpërimisht të lajmërojë autoritetet dhe pushuesit të cilët nuk janë
në dijeni të forcës shkatërrimtare natyrore që po vjen drejt tyre.