Me moshën e vjetër që u rëndon në kurriz dhe problemet e tyre në jetën e përditshme, oficerët e policisë, Mërtof dhe Rigs, duhet të përballen me Triadat kineze që po përpiqen të nxjerrin nga burgu shefat e tyre, për t’I sjellë në tokën amerikane.
Martin Rigs dhe Roxher Murtazh ndjekin një ish polic i cili përdor njohuritë e tij policore për të vjedhur dhe shitur armë dhe municione për bandat vendase.
Rigsi dhe Murtagu vihen në ndjekje të disa diplomatëve që përdorin imunitetin e tyre
për t'u marrë me aktivitete kriminale. Rigsi zbulon të vërtetën mbi vdekjen e gruas së tij.
Me babain e burgosur nën akuzën e vrasjes, Alisona dhe Brendoni, vëlla e motër, bëhen të dyshuarit e parë, kur qyteti i tyre i vogël preket nga një seri vrasjesh. Atyre u duhet të luftojnë për të pastruar emrin.
Një polic veteran, Murtagu, ka partner oficerin më të ri, vetëvrasës, Rigsin.
Ata kanë një gjë të përbashkët: urrejnë të punojnë në grup.
Tani ata duhet të mësojnë të punojnë me njëri-tjetrin për të ndaluar një
bandë kontrabandistësh droge.
Një stuhi e frikshme lëshon disa specie ne toke, krijesa te cilat janë te etura për gjak. Ngjarja ndodh ne një qytet, ku një grup i vogël i qytetareve mbeten të mbyllur në një supermarket dhe luftojnë për te mbijetuar...
Një punonjëse sociale lufton për të shpëtojë një vajzë nga prindërit e saj abuziv,
por shpejt zbulon se gjendja është më e rrezikshme nga çfarë duket...
Teknologjia na sjell më pranë njëri tjetrit. Apo sjell dy të panjohur më pranë njëri tjetrit? Sa shumë mund t'i besosh dikujt? Me sistemin e ri ''Rjad'', ti nuk e di se me kë do të udhëtosh. Apo nëse do ta përfundosh udhëtimin tënd.
SPL3: Paradox (2017): Negociatori i policisë Li Çung Çi mëson se vajza e tij Uing Çi ka humbur teksa udhëton në Tajlandë. Ai udhëton në Tajlandë dhe bashkohet me oficerin Tsui Kit dhe Tak, të cilët luftojnë kundër mafiozit Saka që merret me trafikimin e organeve në tregun e zi...
Run (Vrapo) është një aksion/triller me ritëm të shpejt, i cili ka në qendër një djalosh 17 vjeçar të quajtur Daniel që merret me Parkun dhe është njëkohësisht hero dhe hajdut.
Një psikopat japonez ndez aksidentalisht 'anën e errët' vrasëse të një gazetari. Ata fillojnë të ndajnë krimet e tyre nëpërmjet internet, por pasojat e këtyre krimeve do të jenë fatale.
Ndryshimet globale të motit bëjnë një ekip shkencëtarësh, të modifikojnë gjenetikisht disa arinj polarë të Alaskës. Nga ky veprim, merren rezultate të rrezikshme dhe tmerruese, që vënë në rrezik jetën e banorëve.
Një kërcimtare këmbëngulëse fiton një rol kryesor në prodhimin e Tçaikovskit, "Liqeni i Mjellmave", por do të jetë aq perfekte saqë ngatërron realitetin me imagjinatën...
Një paleontologe e pafat, që po lufton për të rritur djalin e saj, drejtohet drejt një zbulimi të rëndësishëm, në një vend gërmimi, nga një ish i droguar, por lidhjet e tij me kartelet rrezikojnë ti varrosin të dy nën peshën e të shkuarës së tyre kriminale.
Një ushtar prezantohet në familjen Piterson, si një shok i djalit të tyre i cili vdiq në detyrë. Pasi është i pritur në shtëpinë e tyre si një mysafir, dalë-ngadalë fillon të zbulohet se ai është si një makineri vrasëse.
Një roje që sapo ka filluar punë në një kompani sigurie për transportim parash shtyhet nga kolegët e tij me eksperiencë për të grabitur kamionin me 42 milion dollarë...
Por lakmia për para e përçan grupin dhe ballafaqimi do të jetë vdekjeprurës...
Tetë kandidatë për një punë shumë të lakmueshmë në një korporatë, mbyllen së bashku në një dhomë provimi, dhe i jepet një test final me vetëm një pyetje. Duket e thjeshtë, e në të njëjtën kohë e ngatërrueshme, dhe shpejt, tensionet fillojnë të shfaqen.
Pasi shumica e ujit në botë është helmuar, një grup i vogël të mbijetuarish që jetojnë pranë një rezervati ujor futen në një lojë vdekjeprurëse si macja me miun dhe duhet të mbrojnë veten nga mysafirë që nuk janë ashtu si duken.