Një shfaqje aksioni e llojit të veçantë, e vendosur në një realitet distopik ëndrre temperature. Djali është një shurdh-memec, me një përfytyrim të gjallë. Kur i vrasin familjen, Djali ia mbath për në xhungël dhe trajnohet nga një shaman i mistershëm, që t’i shtypë përfytyrimet e veta fëminore dhe të bëhet një mjet vdekjeprurës.
Një grua misterioze në arrati dhe agjenti e ndjek atë. Dy historitë e tyre unike lidhen pazgjidhshmërisht, pasi ndjekja mund të ketë përmasa apokaliptike.
Pasi mëson se vdekja e gruas së tij nuk ishte një aksident, një ish shef i CIA-s detyrohet të kthehet në spiunazhin e botës së krimit, duke u bashkuar me një kundërshtar për të zbuluar një komplot, që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte.
Rasëlli, operativ i Interpolit, është dëshmitar i vdekjes së një informatoreje kur një bastisje në dukje rutinë shkon keq. Vite më vonë, ai e gjen veten duke mbrojtur djalin e saj nga lufta e pamëshirshme mes dy bandash mafioze...
Pushimet e një familjeje kthehen në tmerr kur një i paftuar pushton trupin e vajzës adoleshente dhe e vendos atë nën mëshirën e urdhrave të tij përherë e më të mbrapshta.
Çdo gjë shkonte mirë me familjen e Celinës dhe Alices deri në momentin kur një tragjedi ndodhi. Sa larg mund të shkojë egoizmi i një nëne për fëmijën e vetë dhe pse duhet t'i besojmë instiktit të saj?
Një i ri anonim nis një fushatë hakmarrjeje kundër liderëve të korruptuar që vranë nënën e tij dhe vazhdojnë të viktimizojnë sistematikisht të varfërit dhe të pafuqishmit.
BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETA. Pasi shfrytëzoi me zgjuarsi mundësinë e tij për t'u bashkuar me një skemë pastrimi parash, një shërbëtor modest zhytet në një botë me para të shpejta, makina të shpejta dhe një përplasje të pashmangshme.
Pesë kolege pune nisen në një udhëtim në pyje, por vetëm katër prej tyre kthehen, secila duke treguar një histori të ndryshme. Detektivi Aron Falk duhet të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërkohë që policia përpiqet të gjejë gruan e humbur...
Pasi rrit në fshehtësi një merimangë, 12-vjeçarja Charlotte duhet të përballet me faktet rreth kafshës së saj dhe të luftojë për mbijetesën e familjes së saj, kur krijesa dikur simpatike shndërrohet me shpejtësi në një përbindësh gjigant mishngrënës.
Pasi një grup kriminelësh, rrëmbejnë vajzën balerinë të një figure të fuqishme të botës së krimit, ata tërhiqen në një rezidencë të izoluar, të pavetëdijshëm se janë mbyllur brenda me një vajzë aspak normale.
Lauren Monroe dhe të dashurit e saj kanë mbetur me një trashëgimi të konsiderueshme pas vdekjes së patriarkut të tyre të pasur, Archer. Megjithatë, ajo ndeshet me një sekret që së shpejti kërcënon të shkatërrojë familjen e saj.
Një grua zhvendoset në një qytet të ri dhe hap restorantin e saj pasi shpëton nga një marrëdhënie abuzive. Ajo e gjen veten në një lojë vdekjeprurëse si macja me miun kur bëhet shënjestër e ngacmimeve të vazhdueshme nga një burrë xheloz.
Në një të ardhme të afërt, jeta normale në Tokë është shkatërruar. Pali dhe dy djemtë e tij, Toma dhe Jozefi, kanë jetuar një gjysmë jete - qetësi ditën dhe mundim natën. Çdo natë, pasi perëndon dielli, ata përballen me sulmet e pandërprera të një të keqeje misterioze dhe të dhunshme. Një ditë, kur Thomas nuk kthehet në shtëpi para perëndimit të diellit, Paul duhet të largohet nga siguria e fermës së tyre të fortifikuar për ta gjetur atë. Pason një betejë e tmerrshme që e detyron familjen të zbatojë një plan të dëshpëruar për të mbijetuar.
Hajduti profesionist Mason tenton grabitjen e tij më të madhe me vëllain e tij, duke grabitur një bankë. Kur shkon keq, ata bllokohen brenda të rrethuar nga forcat e rendit. Tensioni rritet ndërsa Mason negocion me ish të dashurën e tij, negociatoren kryesore.
Oficeri i policisë Don Li punon me informatorët, por dështimi i disa misioneve e bëjnë atë të dyshojë te kushdo, por kur ai i jep Gait një mision të rëndësishëm, do të ndryshojë këndvështrimin e tij...
Një spiun elitar nga Bangladeshi bashkohet me një operativ të CIA-s për të rrëzuar një organizatë kriminale ndërkombëtare, të kryesuar nga një biznesmen i pamëshirshëm.
Një mjek i ri urgjence, caktohet të punojë me një partner me përvojë në turnin e natës në Nju Jork. Në mes të kaosit të punës, ai vihet në provë në lidhje me dilemën etike për të vendosur mes jetës dhe vdekjes së atyre që duhet të ndihmojë në detyrën e tij si mjek...