Pas vitesh torturë, një djalë i ri arrin të shkëputet nga duart e një vrasësi sadist, por a do jetë në gjendje ai t’i shkëputet mësimeve që rrëmbyesi I tij i ka treguar?
Kur Monika kupton që e bija do të vdesë, merr masa ekstreme për të shpëtuar vajzën e saj, duke bërë një pakt me çmim më të lartë se mund ta imagjinonte...
Kjo është historia e një polici të ndershëm i cili është i rrethuar nga rrethana të pafavorshme. Është një film emocionues i drejtuar nga krimi dhe politika. Filmi sillet rreth sfondit të një shteti politikisht të pa qëndrueshëm, i cili tregon rrjetin e mafias së një politikani, një vend krimesh serioze, politikanësh dinakë, kriminelë të mjerueshëm.
Detektivi Damien Serif heton mbi një seri vrasjesh që cilat lidhen me një kult që po përpiqet të ringjalli katër mbretërit demonë të Ferrit. E shkuara e Damienit e përballë atë me ngjarje të dhunshme të cilat i zgjojnë forcat që e kthejnë në "Demonologun" e ri.
Toni punon në një magazinë, por është i apasionuar pas motorit dhe më në fund, ka një mundësi për t’u bërë profesionist. Por Lejla, ish-gruaja dhe nëna e djalit të tij, është në borxhe me disa mafiozë. Për të ndihmuar atë, Toni do të duhet të rrezikojë jetën dhe pasionin...
Në një Amerikë politikisht të ndarë, Krisi përpiqet të kalojë Ditën e Falënderimeve pa shkatërruar familjen e tij. Por, gjërat dalin jashtë kontrollit me dy vizitorët e papritur.
Në qytetin e vogël dhe të qetë të Glimer Pikut fillojnë të zhduken fëmijë në mënyrë të mistershme. Kështu, adoleshentja rebele, Sofia, e dënuar me arrest shtëpie, fillon të dyshojë se legjenda urbane meksikane mbi lugatin Kukuji është e vërtetë dhe ai mund të jetë fajtori i këtyre zhdukjeve.
Xhekut, një vrasës me pagesë nga Londra i jepet mundësia për t'iu kthyer jetës normale me të bijën.Ai duhet të garojë me kohën për të shpëtuar të bijën dhe për të vrarë shënjestrën e tij.
Ish-agjenti Brajan Mills akuzohet për vrasjen e gruas së tij Lenorës padrejtësisht. Teksa ai fillon që ta zbuloj të vërtetën i duhet që të vë në pah aftësitë e tij më të mira që ta gjej vrasësin e vërtetë dhe njëherë e mirë ta pastroj emrin e tij.
Emi fillon punën e saj të re në turnin e natës në një hotel me një të kaluar të frikshme. Ajo bëhet dëshmitare e vrasjeve që përsëriten në një cikël. Emi duhet të gjejë një mënyrë për t'i shpëtuar vrasësit të çmendur dhe të shpëtojë klientët e hotelit.
Majku futet në një botë vrasjesh, pasi has rastësisht shokun e tij më të mirë, Edin, që e mendonte të vdekur në aksion 10 vjet më parë. Për të shpëtuar gjallë, Majku dhe Edi duhet të bashkëpunojnë tashmë si anëtarë të bandës kriminale, të Klubit të Gjuetarëve.
Një histori mitologjike për një perëndeshë e cila krijoi gjithë universin. Historia flet rreth pasojave që kalojnë njerëzit kur krijojnë një tempull për fëmijën e tyre të parë.
Sim Deok-So është një pronar idhnak i një kompleksi apartamentesh. Papritmas, qiramarrësit e tij fillojnë të zhduken në rrethana të çuditshme. Kur dyshimet fillojnë të bien mbi të dhe kur një ish-detektiv në pension i thotë se një vrasës serial i është rikthyer vrasjeve të tij të para 30 vjetëve, vendos të marrë në dorë zbulimin e së vërtetës.
Lori Strod do përballet me armikun e saj Majkëll Majers, një vrasës serial me maskë, që prej kohësh e ndjek që kur ajo u arratis nga tentativa e tij për vrasje para 40 vitesh në ditën e Halloween-it.
Greta pranon punën si dado në një shtëpi të veçuar në një fshat Anglez që të jetë sa më larg të dashurit të saj të çmendur. Ajo përballet me dy të moshuar që i kërkojnë asaj të kujdeset për një kukull. Por në momentin që ajo e lë atë pas dore gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin në përreth.
Agjenti i Komisionit Anti Korrupsion Uilliam Luk dhe oficeri i Njësisë Financiare Lau Po-keung po hetojnë një rast larje parash dhe korrupsioni,
por kanë mbetur në një rrugë qorre pa prova. Ndërkohë, Ching Tak-ming, i Skuadrës L (Hetimi Dishiplinar) merr një raport ku thuhet se Luk është i korruptuar. Luk pezullohet nga detyra dhe duhet të provojë që është i pafajshëm dhe t'i shkojë kësaj çështje deri në fund...
Kur një murg gjendet i vdekur në një mënyrë të tmerrshme, Kisha dërgon Mateo Inkuizitorin, një burrë racional të shkencës, që të hetojë 'shtrigën' që akuzohet për krimin. Kur Mateo e gjen veten në anën e të akuzuarve kur dhe disa murgj të tjerë vdesin në mënyrë misterioze, ai duhet të mësojë se shkenca nuk mund të shpjegojë tmerret rreth tij, para se të manipulohet nga ligësia që ka pushtuar manastirin.
Një teknik kabllori i vetmuar dhe me probleme mendore, i rritur me televizionin donte të zinte një mik të ri, por shënjestra e tij, një dizajner e refuzon dhe përfundon keq.