Një vrasës me pagesë jeton i izoluar në një kabinë në cep të liqenit. Një ditë, një vajzë e gjymtuar shkon para derës së shtëpisë së tij. Për ta shpëtuar, ai mund të rrezikojë jetën.
Dy lojtarë të apasionuar marrin pjesë në një lojë arratisjeje në një spital të braktisur. Shpejt ata kuptojnë se vetëm njëri prej tyre do të dalë gjallë...
Pas një vjedhjeje që shkon keq, një kriminel e mbyll veten në një banjë. Rrethuar nga policia dhe me halucinacione, ai duhet t'i mbajë sa më larg për të bërë një plan dhe për të fshehur bizhuteritë që ka vjedhur.
Pastori Park punësohet për të ekspozuar një kult fetar të dyshimtë, i cili është nën hetim nga kapiteni i policisë Huang pasi i dyshuari kryesor i një vrasjeje është anëtar i kultit.
Alia nis një jetë të re pas vdekjes së motrës së saj dhe fillon punë si kujdestare në një jetimore, ku takon një vajzë me aftësi të veçanta. Së bashku, ato duhet të shpëtojnë jetimoren nga një shpirt që kërkon hakmarrje.
Pas vdekjes së prindërve, dy motra kthehen në shtëpinë e tyre të fëmijërisë. Ato përballen më shumë se kurrë me një shqisë të re kur ndjejnë se shtëpia e tyre mund të jetë e banuar edhe nga një fuqi e padukshme.
Një aktore e re shpërngulet nga Kanadaja në Hollivud me dëshirën për t’u bërë një aktore e famshme. Ajo takon një grua, e cila për shkak të një aksidenti me makinë vuan nga amnezia dhe të dyja bashkë nisin të kërkojnë kujtimet e humbura, përmes rrugëve të Los Anxhelesit duke u ndeshur me çudira dhe të papritura të ndryshme dhe të pabesueshme.
Familja e doktor Luisit transferohet nga Bostoni në një vend rural. Shumë shpejt ata zbulojnë një varrezë të mistershme të fshehur thellë në pyllin pranë shtëpisë së tyre të re.
Pasi eksperti i sigurisë Ray Breslin u angazhua për të shpëtuar vajzën e rrëmbyer të një mjeshtri të teknologjisë së burgjeve të frikshme Letoneze, në duart e armikut ra edhe e dashura e tij.
Një agjent i pensionuar i FBI-së me dhunti psikologjike është caktuar për të ndihmuar në gjetjen e "Zanës së dhëmbëve", një vrasës serial misterioz. Ai ndihmohet nga i burgosuri Dr. Hanibal "Kanibali" Lekteri.
"Heshtja e Qingjave": Një punonjëse e re në FBI duhet të kërkojë ndihmën e një vrasësi manipulues kanibal për të kapur një vrasës të çmendur që i heq lëkuren viktimave të tij.
Një dyshe tregtarësh burse me frekuenca të larta, dalin kundër shefes së tyre të vjetër më përpjekjen për të bërë miliona me një marrëveshje për fibrën optike.
Merikat, Konstanca dhe xhaxhai i tyre Xhulian jetonin në izolim pasi kishin përjetuar një tragjedi familjare gjashtë vjet më parë. Kur kushëriri Çarles kthehet për të vjedhur pasurinë e tyre, ai rrezikon të zbulojë një sekret të cilin ata kanë shumë vite që e ruajnë.
Gjatë regjimit Stalinist në Bashkimin Sovjetik, në fillim të viteve 50, agjenti i Policisë së Shërbimit Sekret, Leo Demidov zbulon një seri vrasje fëmijësh, nga një vrasës të cilin askush nuk e pranon se mund të ekzistojë sepse doktrina komuniste propagandon se vrasësit serialë i krijon vetëm kapitalizmi.
Henk, një burrë i moshës së mesme që e jeton jetën në hije, ndjen ndryshime në gjendjen e tij kur takohet me një vajzë gjimnazi, të sapo-shpërngulur në lagje. Më vonë do ta kuptojë identitetin e saj të vërtetë.
Pesë të panjohur zgjohen dhe e gjejnë veten të burgosur në bordin e një anije aliene e cila kultivon tmerrin e tyre për energji. Ata fillojnë të kuptojnë që këto qenie kanë dekada dhe ndoshta shekuj që rrëmbejnë njerëz.