Kur trupi i një biznesmeneje të fuqishme zhduket papritur, emërohet në detyrë një inspektor për të zbuluar fajtorin. Por, kur ai merr në pyetje burrin e saj, shfaqen dyshime të reja në lidhje me vdekjen dhe të kaluarën e saj.
Një torturues i padukshëm ngacmon një autor tërheqës pasi një ndërprerje energjie shkakton zjarre, plaçkitje dhe përshkallëzim të dhunës gjatë Verës së Samit në New York në 1977.
Nga regjizori Stephen Gahan vjen Syriana, një thriler politik që shpalos intrigat e industrisë së naftës botërore. Nga marrëveshjet e njerëzve mbrapa zyrave të Uashingtonit, tek burrat që punojnë tek fushat e naftës së Gjirit Persik, historitë e shumta të këtij filmi lidhen së bashku për të ndriçuar pasojat njerëzore të ndjekjes së egër për pasuri dhe pushtet. Kur një punonjës i CIA (George Clloney) nis të zbulojë të vërtetën shqetësuese rreth punës të së cilës i kishte përkushtuar jetën, një komisioner nafte i suksesshëm (Matt Damon) përballet me një tragjedi familjare të paimagjinueshme dhe gjen “ngushëllim” tek marrëveshja e tij me një princ idealist të Gjirit (Alexander Siddig). Një avokat koorporate (Jeffrey Wright) përballet me një dilemë morale kur mashtron në bashkimin e dy kompanive të naftës së Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që matanë globit, një adoleshent pakistanez të cilit i kanë hequr të drejtat qytetare (Mazhar Munir) bie pre në mundimet e një prifti karizmatik për ta rekrutuar. Secili luan jesën e tij të vogël në sistemin e madh dhe të ngatërruar që i jep fuqi industrisë, pa e ditur se çfarë ndikime shpërthyese do të kenë jetët e tyre mbi botën.
E detyruar të jetojë me një trafikant droge për nëntë vjet, Sarai shpëton nga banesa e tij duke u fshehur në makinën e Viktorit, një vrasës i pashëm dhe vdekjeprurës. Pasi zbulon se kush është, Viktori vendos të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur bukuroshen Sarai.
Një burg vertikal me një qeli për nivel. Dy persona për qeli. Një platformë ushqimore e vetme dhe dy minuta në ditë për t'u ushqyer nga lart poshtë. Një makth i pafund i bllokuar në Gropë.
Një luftë mes një polici të dhunshëm dhe një gangsteri gjakderdhës që lë fakteqësi nga të dyja anët. Anëtarja e mbijetuar për 20 vite e skuadrës Zonja Fong (Macja e Zezë) udhëheq një skuadër me femra, në ndjekjen e një anarkisti të ri, trim, që po terrorizon Makaon. Një hije nga ajo ditë fatale rikthehet përsëri, duke ri-sjellë ciklin gjarpërues me një përballje finale shpërthyese.
Një thriller me personazhin kryesor një vajzë që jeton vetëm. Një vrasje që ndodh në shtëpinë e saj shton misterin se gjithmonë dikush është duke e ndjekur.
Një ultras i skuadrës së Napolit, përballet me realitetin e së shkuarës së tij, duke u përpjekur t'i japë vetes, por edhe një ndjekësi të tij të ri, një të ardhme ndryshe.
Dymbëdhjetë të huaj zgjohen në një fushë të hapur. Ata nuk e dinë se ku janë, ose si kanë mbërritur atje. Gjithashtu nuk janë në dijeni që ata janë përzgjedhur (për një arsye mjaft specifike) për lojën e Gjuetisë.
Për të konstatuar situatën aktuale, një oficer i supozuar mjekësor dhe një ekip i GEO hyjnë brenda në ndërtesën e banuar dhe fatkeqe, tashmë të karantinuar.
Kur një virus vdekjeprurës përhapet globalisht, 4 miq kërkojnë një strehë për t'u mbrojtur nga murtaja. Por ndërsa shmangin të infektuarit, udhëtarët ndizen me njëri-tjetrin dhe kërkimi i tyre merr një rrjedhë tjetër.
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta në jetën e ikonës franceze, Jean Seberg. Në fund të viteve 1960, FBI e shënjestroi atë për shkak të përfshirjes së saj politike dhe romantike me aktivistin e të drejtave të të zinjve Hakim Jamal.
Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris ky thriller investigues të zhyt në grupet ekstremiste myslimane qërriten në shtetet perëndimore dhe mund të sulmojnë nga momenti në moment.
Një vit pas humbjes së burrit të saj, Nicole vendoset në Purity Falls me fëmijët e saj të rritur, Xhustina dhe Xhejson. Fqinja e tyre e pasur duket e këndshme, duke e vendosur shpejt Xhejsonin me punë në mënyrë që familja të ketë të ardhura. Por, kur një fqinj i ri mbytet në pishinë, gjërat fillojnë të bëhen të rrezikshme.
Një çift i ri planifikon një fundjavë larg qytetit me shpresën për të ndrequr lidhjen e tyre të paqëndrueshme. Por një fundjavë në pamje e pafajshme, kthehet në makth kur djali zbulon një videokasetë, e cila pëwrmban një vrasje të shumë viteve më parë, pikërisht në dhomën e tyre të hotelit.
Fabiani një doktor i ri udhëton në Lisbonë për të rifituar të dashurën e tij Doron. Ndërkohë që afrohen përsëri me njëri tjetrin, frika e tyre i ndjek nga pas. Xhelozia e Fabianit do vendosë në provë lidhjen përsëri.
Historia tronditëse e një nëne që humbet të bijën e saj, rasti i së cilës sjell dhe zbulimin e disa vdekjeve në Long Island të disa punonjëseve të seksit, gjë që ngjall frikën e ekzistencës së një vrasësi serial në atë zonë.
Një profesor ambicioz e gjen veten të kapur në vrasjen e një prej vullnetarëve të tijnë projektin për studimin e gjumit dhe maktheve.Realiteti dhe makthet do të ngatërrohen duke e bërë këtë film intrigues deri në momentin e fundit.
Një grua e re, shtëpiake, në dukje lumturisht e martuar, zhvillon një çrregullim psikologjik, të njohur si "pica" ose ndryshe, dëshira e pashmangshme për të konsumuar objekte apo materiale jo të ngrënshme.
Ndërkohë që janë akoma duke u sitemuar në jetesën e re në një lagje periferike, një nënë beqare me dy fëmijë adoleshentë merr letra të kuqe me udhëzime për të vrarë ose për tu vrarë.
Një familje e dëshpëruar ka provuar të gjitha rrugët për të shpëtuar fëmijën e tyre të sëmurë rëndë ,përveç njërës. Ata kërkojnë ndihmën e një historiani, (Kane) për të gjurmuar "Dhëmbin e Budas", një relikt që besohet të ketë fuqi shëruese të mbinatyrshme.