Një vajzë e re kërkon strehë tek shtëpia e vjetër e familjes, ku i duhet të luftojë shumë për të përballuar skizofreninë paranojake të motrës së saj dhe shëndetin e saj mendor para se ajo ta shkatërrojë.
Një oficer i nderuar policie, shkon të takojë një mëngjes, mikun e tij më të mirë që
është edhe prokuror. Po atë mëngjes, prokurori gjendet i vrarë dhe oficeri i policisë është personi
i fundit që e ka parë të gjallë.
Inspektoria Amaia Salazar kthehet ne luginën e Baztanit për një çështje të re. Kësaj here as njerëzit e saj më të dashur nuk do jenë të sigurtë, pasi problemet mendore të nënës së saj do i vënë në rrezik.
Një vajzë adoleshente viziton në burg mamanë e dënuar me vdekje dhe bie në një kurth të
rrezikshëm që të marrë përsipër fajin për krimet e mamasë së saj.
Filmi mbledh së bashku tre dekada të historisë së trafikut të drogës në Jugun e largët. Eksplorohet cikli i dhunës që i kthen të rinjtë në kriminelë dhe të vjetrit në legjenda.
Një yll i njohur i radios përjeton natën më të keqe të jetës së tij kur disa persona sulmojnë stacionin ku ai po punon. Diçka e keqe e së shkuarës do rikthehet në skenë.
Një njerkë e ardhshme do të kalojë pushimet me dy fëmijët e të fejuarit të saj në një fshat të largët. Ashtu si marrëdhëniet fillojnë të shkrijnë mes treshes, ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe të frikshme.
Një redaktore në një agjenci reklamimi njihet me një kinematograf i cili në pamje të parë duket i dashuruar me të, por në të vërtetë ka qëllime të fshehura.
Vrasje me Taka të Larta : Pas një vargu vrasjesh në qytet, dy detektivë punojnë për të zgjidhur misterin dhe për të gjetur vrasësin. Te dhënat e tyre të vetme: të gjitha viktimat janë ish-policë dhe secili ka nga një shkronjë të kuqe të vizatuar në trup. Sa do të vdesin para se vrasësi të ketë dhënë mesazhin e tij?
FILMI PËRMBAN SKENA SEKSUALE TË FORTA! NDALOHET SHIKIMI NËN 18 VJEÇ!
Një rrjedhje informacioni hedh dritë mbi korrupsionin midis qeverisë amerikane dhe industrisë farmaceutike. Pas daljes së këtij informacioni, fillon një seri vrasjesh që përfshin drejtorë
të rëndësishëm në industrinë farmaceutike.
Një ushtar i humbur në luftë dhe i etiketuar si i vdekur, kthehet pas disa vitesh për gruan dhe vajzën e tij, vetëm për të kuptuar se ato e kanë hedhur pas krahëve të kaluarën. Ndërsa ai përpiqet të rikthehet në jetën e tyre, parashtrohen pyetje nëse ai ka vdekur apo është gjallë.
Pronari i një punishteje druri në Belgjikë ngatërrohet pa dashur me pjestarët e një karteli droge. Konflikti do të shndërrohet në luftë për jetë a vdekje.
Një grup maturantësh diplomohen dhe largohen nga Kroacia për të shijuar "festën e jetës së tyre". Por ky udhëtim shndërrohet në një udhëtim tmerri, nga i cili jo të gjithë do të kthehen.
Në kohën e luftëtarëve Vikingë dhe zotave të fuqishëm nordik, dy fëmijë të vegjël ndeshen me përbindësha dhe perëndi të inatosura që të parandalojnë një profeci të vjetër që mund të shkatërrojë botën.
Detektivi Foks e dashuron punën dhe alkoolin. Pasi shkon tek Alkoolistët Anonimë, sponsori i tij, Çip, bëhet i dyshuari kryesor në hetimin e tij për një fëmijë të humbur. Foks fillon të besojë gjithashtu që njerëzit po zhduken brenda prapanicës së Çipit.