Kur një i moshuar i pasur vdes dhe i lë të gjithë pasurinë kujdestares së tij, ajo përfshihet në një rrjetë mashtrimesh dhe vrasjesh. Për të mbijetuar, asaj do t'i duhet të dyshojë te qëllimet e gjithkujt, përfshirë këtu edhe te njerëzit e saj më të afërt.
Një ish i burgosur del me liri me kush nga burgu dhe takohet me shoqërinë e vjetër për të gjetur një thesar që kishin vjedhur. Ndërkohë një sherif i vjetër dhe një kartel droge i ndjekin ata hap pas hapi për të mbyllur çështjen e nisur vite më parë.
Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhëtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më pare.
Një grua e martuar ambicioze bie pre e tundimit të një mashkulli te pasur i cili e çon atë drejt tradhtisë dhe shthurjes. Vendimet e gabuara do e ndjekin atë përgjithmonë duke rezultuar në humbje të bashkëshortit dhe shëndetit të saj.
Një ish-agjent i M16 detyrohet të rikthehet në botën e spiunazhit dhe angazhohet për të zbuluar të vërtetat tronditëse të operacioneve që janë kryer nga shërbimet sekrete.
Një peshkaqen i bardhë, në mënyrë të pamëshirshme, ndjek tre kanoe në një ishull të sapo zbuluar. Ndërsa ata presin që të vijnë t’i ndihmojnë, baticat fillojnë të ngrihen, duke i detyruar ata të lëvizin drejt ujërave vdekjeprurëse. Tani gara është hapur, dhe peshkaqeni kërcënon jetët e tyre ndërsa ata mundohen të kthehen në tokë.
Rainerit i është dhënë detyra të mësojë nxënësit e tij për gjendjen autokratike gjatë një projekti një javor. I preferuar në mesin e fëmijëve, Raineir vendos t'i lërë studentët e tij të drejtojnë me temën dhe ai u kërkon atyre të ndërtojnë autokracinë e tyre. Sidoqoftë, kur fëmijët fillojnë të formojnë një grupim shumë të ngjashëm me Gjermaninë naziste, Raineri dhe mësuesit e tjerë bëhen të pashembullt dhe të pasigurt se çfarë të bëjnë.
Kur detektivja Salazar përpiqet të zgjidh një çështje që ka përndjekur për vite me radhë qytetin dhe familjen e saj, ajo zbulon të fshehta të errëta që vënë në rrezik njerëzit pranë saj.
Një çift i ri në Australinë tropikale merren peng nga tre kriminelë të cilët kanë me vete një kuti misterioze. Ata duhet të mbështeten tek guximi dhe dinakëria e tyre për të mbijetuar ndërkohë që një ciklon i madh afrohet.
Brian O’Korner është ne lufte me ligjin pasi e lejoi liderin e grupit kriminal te arratisej. Për te shmangur pasojat ai duhet te punoje me një koleg te vjetër dhe te ndihmoje policinë te arrestojnë një shpërndare droge.
Një polic nën mbulim infiltrohet në një nënkulturë të fshehur të Los Anxhelos, Garat e Rrugëve për të arrestuar një grup grabitësish. Shpejt besnikëria e tij ndaj ligjit do të vihet në dyshim pasi shokët e tij bëhen te dyshuarit kryesorë.
Gjatë një udhëtimi interatlantik nga Nju Jorku për në Londër, përgjegjësi i sigurisë së aeroplanit, Bill Marks (Liam Neeson) merr disa mesazhe kërcënuese në telefonin e tij. Dërguesi i panjohur i kërkon Marksit të kërkojë nga qeveria që të transferohen 150 milion dollarë në një numër llogarie të fshehtë.
Një gjahtar me metoda të përmirësuara të gjahut, e jeton jetën e tij i izoluar në një strehë që mbron kafshët e egra, përfshihet në një lojë vdekjeprurëse mes maces dhe miut, ku ai dhe Sherifja e zonës vendosin të ndjekin një vrasës të egër i cili mund të ketë marrë peng vajzën e tij vite më parë.
Një baba që nuk ka para për të paguar ndërhyrjen dhe trajtimin e vajzës së tij, ndihet i pashpresë. Një nga punonjësit e tjerë të kazinosë, lakmitari Koks, i ofron që të grabisin kazinonë. Kur gjërat shkojnë keq, ata detyrohen të marrin peng një autobuz.
Në një botë të ardhshme të shkatërruar nga një virus i cili fshiu pjesën më të madhe të popullsisë njerëzore në planet. Një i dënuar dërgohet pas në kohë për të mbledhur informacione rreth këtij virusi të krijuar nga njeriu.
Pesë ushtarë amerikanë janë caktuar për të ruajtur një kështjellë franceze në fund të Luftës së Dytë Botërore. Aty, ata hasin një armik të mbinatyrshëm shumë më të tmerrshëm se ata që shihen në fushën e betejës...