Kur Alphonse Kurian, një vrasës psikopat, fillon një rrjedhë vrasjesh, Samueli, një këshilltar mjeko-ligjor, përdor aftësitë e tij mjeko-ligjore për të zbuluar të vërtetën prapa këtyre ngjarjeve të tmerrshme.
Në vitin 2024 një pandemi shkatërron botën dhe qytetet e saj.
Qendra e saj janë një grusht njerëzish që lundrojnë në pengesat që aktualisht pengojnë shoqërinë:
sëmundjet, gjendja ushtarake, karantina.
Një grup studentësh të mjekësisë në një universitet të njohur, përfshirë vendosin të eksperimentojnë me vdekjen. Secili nga ata përjeton një përvojë të afërt me vdekjen, në përpjekje për të zbuluar çfarë ndodh pas vdekjes. Pas çdo eksperimenti, ata përballen me pasoja të frikshme dhe shfaqen kujtime dhe vizione nga e kaluara e tyre, të cilat i ndjekin dhe i ndihmojnë të përballen me fajin dhe gjërat e pazgjidhura në jetën e tyre.
Një vajzë 16 vjeçare kthehet në shtëpi nga kampi dhe mëson se nëna e saj ka një të dashur të ri, një me të cilin ajo synon të martohet; një njeri, sharmi, inteligjenca dhe bukuria e të cilit e bëjnë të duket sikur nuk është aspak njeri.
Një ish-ushtare gjendet përballë një klani kriminal që i vrau burrin dhe nis planin e saj, për t’u hakmarrë e vetme, ndaj të gjithë anëtarëve të këtij klani.
Pas punësimit për hetimin e një vdekjeje të dyshimtë në qytetin e vogël të Uanderit, një detektiv privat, mendërisht i paqëndrueshëm, bindet se çështja që ka marrë përsipër të zbardhë, është e lidhur me të njëjtën "teori konspirative" që shkaktoi dhe vdekjen e vajzës së tij.
Thriller psikologjik që ndjek hetimin e detektiv Reeves pas vdekjes së Laura Bennett dhe zhdukjen e vëllait të saj Xhek. I dyshuari në fjalë është misteriozi Andre Bennett.
Pas vrasjeve masive në klubin e dyluftimeve “Knuckledust”, kryeinspektorja Kethrin Kiton dhe ekipi i saj kanë nëntëdhjetë minuta kohë për të marrë në pyetje boksierin Dopio Katër dhe për të zbuluar nëse ai është i mbijetuari i vetëm apo një vrasës i shumëfishtë. Por çështja është më e ndërlikuar se kaq. Me gënjeshtrat dhe korrupsionin e pranishëm, Kiton dhe ekipi fillojnë të kenë dyshime se kush është krimineli i vërtetë.
Një amerikan, (i luajtur nga Jim Caviezel), rrëmbehet pasi një mik e fton atë në Kajro për të folur në lidhje me kryengritjet e fundit të militantëve. Gruaja e tij drejtohet për në qytet pasi dëgjoi lajmin, e vendosur për ta marrë atë mbrapsht.
Një grup shokësh zbulojnë rastësisht një pasqyrë e cila shërben si një portal për të shkuar në universe të tjerë, por shpejt, ata mësojnë se marrja e informacionit nga ana tjetër për të përmirësuar jetët e tyre mund të sjellë pasoja gjithnjë e më të rrezikshme.
Të fshehura në një tualet, gjatë një situate me vrasës që gjuajnë,
tre gra testojnë besimin e tyre kur fillojnë të kërkojnë kleçka në historinë e një viktime tjetër.
Një polic i ndërgjegjshëm që heton një çështje dhune familjare në apartamentin e një të droguari, duhet të marrë vendimin më të ulët të jetës së tij. Deri ku shkon një prind për një shans të dytë?
Paul është një shofer kamioni që punon në Irak. Pas një sulmi nga një grup irakianësh, ai zgjohet dhe e gjen veten të mbyllur në një arkivol. Me vetëm një çakmak dhe një telefon, ai është një garë kundër kohës për t’i shpëtuar këtij kurthi klaustrofobik vdekjeprurës.
Një postier duhet të arratiset për të shpëtuar jetën e tij, kur akuzohet në mënyrë të padrejtë, për vrasjen e një kandidati presidencial, në një shpërthim makine.
Pasi ndërron trupin me një vrasës serial, një vajzë e re në shkollë të mesme zbulon se ka më pak se 24 orë kohw, para se ndryshimi të bëhet i përhershëm.
Dy vajza jetojnë në kohë të ndryshme.
Seo Jeoni jeton në të tashmen dhe Jong Suku jeton në të kaluarën.
Një telefonatë i lidh të dyja, dhe jeta e tyre ndryshon në mënyrë të pakthyeshme.
Robert është një njeri i zakonshëm i gjendur në rrethana të jashtëzakonshme. Ai është kyçur në një frigorifer mishi nga disa mafjozë Rus, të cilët janë të bindur se Robert i ka borxh atyre 8 milionë dollarë. Më pas, Robert zbulon se nuk është i vetëm në frigorifer…
Një çift së bashku me djalin e tyre 9-vjeçar, shpërngulen në një shtëpi të re pa e ditur që vendasit e quajnë atë "shtëpia e zërave". Djali i tyre, Eriku, është i pari që fillon të dëgjojë zhurmat e çuditshme në çdo vend të shtëpisë.
Gjatë një zhytjeje dimërore në bregdetin e largët të Norvegjisë veriore, jeta e dy motrave vihet në rrezik. Një shkëmb i rrëzuar bllokon njërën prej tyre në dyshemenë e oqeanit dhe ky çast, nis një betejë kundër kohës, që shumë shpejt mund të shënojë vdekjen.
Eugen Evansi ëndërron të shpëtojë nga qyteti i tij i vogël në Teksas, kur ndesh në hajduten e ëmbël në arrati, pas plaçkitjes së një banke. I dyzuar mes shpërblimit prej 10 mijë dollarësh të vënë për kapjen e saj dhe ndjenjave që fillojnë të lindin për të, atij i duhet të marrë një vendim, i cili do të ndikojë përgjithmonë në jetën e njerëzve që ka dashur ndonjëherë.
Një vajzë e re kthehet në vendlindje për të vrarë babin e saj abuzues dhe zbulon se dikush e ka vrarë atë një ditë më parë. Duke kërkuar përgjigje ajo zbulon një trashëgimi familjare më të rrezikshme nga ç'mendonte.