Pasojat e vrasjes nga policia të një njeriu me ngjyrë, të treguara përmes syve të kalimtarit që filmoi aktin, një oficeri policie afro-amerikan dhe një fenomeni bejsbolli në shkollë të mesme, të frymëzuar për të mbajtur një qëndrim.
Një histori e cila kalon nga e shkuara në tashmen vazhdimisht, që tregon se si traumat e fëmijërisë ndikojnë në të ardhmen tonë. Ndonjëherë për të shpëtuar nga tmerret e realitetit fshihesh në një botë imagjinare.
Agjentit Ki Heon i caktohet si detyrë të transportojë në mënyrë të sigurt So Bokun, klonin e parë njerëzor, i cili mban sekretin e përjetësisë. Por, disa mundohen të kontrollojnë Seo Bokun, për përfitimet e tyre.
Kur asgjë nuk mund të bëhet për një pacient fatal të pagjumësisë familjare, në spital, një studente e mjekësisë transferon vëllanë e saj, në një strukturë sekrete
në bodrum për trajtim alternativ. A është pushtim demoni?
Vendosur në fund të viteve 1920, "Koha e Hijeve" ndjek lojën macja dhe miu që shpaloset në mes të një grupi luftëtarësh të rezistencës duke u përpjekur për të sjellë eksploziv nga Shangai për të shkatërruar objektet kryesore japoneze në Seul, dhe agjentët japonez duke u përpjekur për ti ndaluar ata. Një oficer i talentuar i policisë japoneze, i cili ishte më parë në lëvizjen për pavarësi ,është midis një dileme mes kërkesave të realitetit të tij dhe instiktit për të mbështetur një kauzë të madhe.
Një grua me një sëmundje misterioze kalon një tmerr kur nxjerr në pah anën e saj të rrezikshme teksa një grup terroristësh rrëmbejnë avionin dhe e marrin nën kontroll gjatë një fluturimi transatlantik natën.
See-jin, një grua e re që jeton në një apartament të vjetër në një periferi të Seulit, zbavitet duke përgjuar dritaret e komshinjve të saj. Një ditë, ajo vëren se dritat e disa prej këtyre apartamenteve fiken në të njëjtën kohë. Ajo fillon të dyshojë se kjo ka lidhje me një seri vdekjesh misterioze në lagje. Ajo përfshihet gjithnjë e më thellë ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin.
Pas një takimi të rastësishëm me një njeri nga rinia e tij që e kishte harruar plotësisht, Fredi udhëton në kuptimin e plotë të fjalës po aq sa metaforikisht në të kaluarën e tij.
Një grua merret peng dhe lidhet me pranga me bashkëshortin e saj të vdekur si pjesë e planit të tij hakmarrës. E pamundur që të lirohet, ajo duhet të gjejë një rrugëzgjidhje për të mbijetuar teksa vijnë edhe dy vrasës për ta vrarë.
Një endacak i vetmuar që vuan nga humbja e pjesshme e kujtesës pranon një punë për t'u kujdesur për një grua me probleme psikologjike në një shtëpi të braktisur në një ishull të izoluar.
Njëzet e ca vjeçari me ide filozofike Ross Ulbricht krijon Silk Road (Rrugën e Mëndafshit), një faqe të errët në internet që përdoret për shitje droge, ndërsa agjenti i DEA-s Rick Bowden infiltrohet për ta kapur.
Një këshilltare duke punuar me një grup të mbijetuarve të rrëzimit të një aeroplani gjen veten në rrënjët e një misteri, kur klientët e saj fillojnë të zhduken.
Një departament i korruptuar policor në një zonë malore, përballet me një të papritur kur një grua bëhet padashje dëshmitare e operacionit të tyre. Tashmë, qëllimi i vetëm i sherifit, është ta heqë qafe atë...