Agjentë ndërkombëtarë dhe etiopianë guximtarë përdorin një hotel të braktisur në Sudan si një maskim në mënyrë që të dërgojnë me mijëra refugjatë në Izrael në fillim të viteve 1980.
Të dëshpëruar për para, një djalë i ri dhe bashkëpunëtorët tij ndërmarrin një vjedhje në një shtëpi të qetë periferie, por asgjë nuk del sipas planit dhe shumë shpejt ata përfundojnë në arrati të ndjekur nga policia, duke përfshirë njerëz të pafajshëm në gabimet e tyre.
Trashëgimtarja e gjysmës së sindikatës së krimit Yakuza, krijon një aleancë të pakëndshme me një të huaj me humbje kujtese, i cili beson se një shpatë e lashtë lidh dy fatet e tyre.
Ajo duhet të nisë luftën kundër gjysmës tjetër të sindikatës që e dëshiron atë të vdekur.
Një ish-veteran lufte përpiqet të jetojë një jetë të qetë, por e gjitha kthehet përmbys kur një grup kriminelësh përpiqen të rrëmbejnë vajzën e tij të adoptuar.
Një ekip uruguaian regbi i bllokuar në dëborë në malet e Andeve, janë të detyruar të përdorin mënyra të skajshme për të mbijetuar pas një aksidenti me avion.
“Shoqëria e ujqërve ëhtë më e mirë se e njeriut.” Një herë e një kohë gruaja takoi burrin.
Gruaja kërcen me burrin. Burri puth gruan. Burri mbërthen gruan. Gruaja arratiset nga burri. Burri përndjek gruan… S’ka asgjë të re, apo ka?
E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Mudi, Ana është vrasësja me kontratë më e aftë në botë.
Sidoqoftë, kur Mudi vritet brutalisht, ajo zotohet të hakmerret për njeriun që i mësoi asaj gjithçka që di.
Aftësitë në boks të Fridrih e çojnë atë në një shkollë elitare naziste në një kështjellë në vitin 1942. Ai regjistrohet kundër dëshirës së babait të tij pasi shpreson për një të ardhme më të mirë. Por nuk është ajo që ai priste.
Një agjent special ka 8 vite i infltruar thellë në tregun e organizuar kriminal të Azisë, ku ai bëhet krahu i djathtë i një prej bosëve. Nik tani ka filluar të ndjejë besnikëri ndaj shoqërisë së re dhe parave.
Një natë, ndërsa punonte në Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës të Policisë në Mumbai, oficeri i policisë Nikhil Sood merr një telefonatë nga një grua histerike që dëshiron të bëjë vetëvrasje. Edhe pse përpiqet ta shpëtojë, Nikhil nuk e ka idenë se kjo do ta çojë atë në rrezikimin e familjes së tij, pasi të vërtetat e errëta që ai ka fshehur kërcënojnë të shkatërrojnë parimet e tij dhe gjithçka që ai do.
Dima Nikitin është një hidraulik i zakonshëm i ndershëm që papritmas vendos të përballet me sistemin e korruptuar të politikës lokale, në mënyrë që të shpëtojë jetën e 800 banorëve të një konvikti të vjetër, i cili është gati të shembet.