Xhejms Bond është larguar nga shërbimi aktiv. Qetësia e tij zgjat shumë pak, deri sa Feliks Leiter, një mik i vjetër nga CIA, i kërkon ndihmë. Leiter e nis Bondin në gjurmët e një keqbërësi misterioz, i cili është i armatosur me një teknologji të re të rrezikshme.
Një sociopat i reformuar udhëton në një ishull të largët për të hetuar misterin që qëndron pas vdekjes së vëllait të tij, por shumë shpejt përfundon duke u përballur me më shumë nga sa e kishte menduar.
Një vigjilent i maskuar që zbulon anën e errët të heroizmit. Shkuarja pas super-kriminelit më famëkeq të vendit e lë jetën dhe reputacionin e Sparks në gërmadha.
Një agjent Hollivudi i martuar merr një letër misterioze për një takim anonim seksual dhe futet në grackën e një bote të errët gënjeshtrash, tradhtie dhe të dhënash digjitale.
Një skuadër elitare e ushtrisë, në një mision të fshehtë për të transportuar një të burgosur jashtë një burgu ishullor të CIA-s, bllokohet kur kryengritësit sulmojnë ndërsa përpiqen të shpëtojnë të njëjtin të burgosur.
Kur 14-vjeçari Marko, një i pastrehë rom, arrestohet në kufirin danez për posedim të pasaportës së një nëpunësi publik të zhdukur, inspektori i policisë dhe ekipi i tij kanë për detyrë të gjejnë lidhjen. Rasti i vjetër përmban disa elemente të dyshimta: nëpunësi u akuzua për pedofili pak para se të zhdukej dhe çështja e tij u mbyll jashtëzakonisht shpejt…
Një natë e qetë Krishtlindjesh ndërpritet kur një hajdut hyn në një shtëpi. Vajza e vogël e familjes e ngatërron me Babagjyshin dhe i kërkon të plotësojë listën e dëshirave për Krishtlindje.
Një burrë kërkon vajzën e tij të zhdukur. Por gjatë kërkimit ai zbulon një komplot më të madh që përfshin një marrëveshje të madhe mbi të drejtat për zotërimin e burimeve ujore.
Me numrin e ndjekësve të tyre në rënie, vlogerët e udhëtimit Teddy dhe Claire janë të përfshirë në krijimin e përmbajtjes virale rreth "superhostit" të tyre më të fundit, Rebecca, e cila kërkon prej tyre më shumë sesa një përshtypje të shkëlqyer.
Pronarja e galerisë së pikturave në Nju Jork, Bruk dhe bashkëshorti i saj Ouen, përballen secili me tundime të jashtëzakonshme, me rezultate shumë të papritura.
Në një të ardhme të afërt, detektivi privat David Karmikael punësohet nga Marlon Veidt, një biznesmen i çuditshëm, për të gjetur vajzën e tij të zhdukur. David bashkohet me Xhenin, një A.I shumë e avancuar për të zgjidhur misterin.
Diplomatët rivalë nga Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut bllokohen në Mogadishu, Somali, kur aty nis lufta civile. Duke mbetur pa ndihmën e asnjërës prej qeverive, kundërshtarët duhet të bashkohen, në luftën për mbijetesë.
Kur Davidi, një polic, qëllohet gjatl një ballafaqimi me një kriminel, partneri i tijë, Kal, i ndjek kriminelët në një fermë të vetmuar që është pronë e Erikut, një veteran lufte, me probleme. Ndërsa Kali dhe Eriku planifikojnë mbrojtjen, banda rrethon fermën -- së bashku me Davidin e plagosur. Të paktë në numër, ata të tre duhet të planifikojnë diçka të zgjuar për të kapur kriminelët, dhe për të shpëtuar.
Një mashtrues vendos të fshihet nga një vrasës brenda një stacioni policie të një qyteti të vogël. Kur vrasësi i paguar vjen aty, një police që s'di asgjë, e gjen veten nën shënjestër...
Një nënë dhe vajzë e shurdhër ndërpresin një psikopat serial ndërsa ai përpiqet të pretendojë viktimën e tij të radhës, vetëm për të gjetur zemërimin e tij të drejtuar drejt tyre.
Ida Uollker është një e moshuar që vuan dënimin në burg në ditët e fundit të saj për grabitje me armë. Ajo i drejtohet djalit të saj, Uajatit, për një punë të fundit që siguron të ardhurat për t'i dhënë sërish asaj lirinë.
Herri, një burrë i lënduar që përpiqet të pajtohet me vrasjen e gruas dhe vajzës së tij. Kur zbulon vendndodhjen e vrasësve ai zgjohet nga pikëllimi dhe i mbushur me hakmarrje, kërkon të shkatërrojë ata që shkatërruan jetën e tij.