Pasi e sapomartuara Xhozlin mëson se burri i saj Xhodi, i kishte vrarë të atin, ajo largohet nga ferma Kallahan prej frikës. Ajo shpëtohet nga një njeri i armatosur Billi Tajson, i cili e strehon atë në një vend të largët dhe pengon përpjekjet e Xhodit për të rimarrë nusen e tij.
Një studente mjekësie që vuan nga paraliza e gjumit, e gjen veten të burgosur nga një qenie djallëzore, pasi zhvendoset në shtëpinë e të dashurit të saj.
Në vitet 1820, Hugh Glass, një banor i zonave kufitare, nis hakmarrjen e tij ndaj atyre që e braktisën duke e menduar të vdekur pasi u sulmua në pyll nga një ari.
Dy policë të L.A me pikëpamje të kundërta duhet të bashkpunojn për të zbatuar ligjin së bashku për të rrëzuar Yakuza, ndërsa përpiqen të mbrojnë një grua të bukur.
Çapman, një ish-marins, pasi i rrahin motrën për vdekje në një nga lagjet e varfëra të Brazilit, ai do të kërkojë autorët e kësaj ngjarjeje dhe do të zbuloj disa fakte tronditëse.
Frank Martin, i specializuar në dërgesa të pakove përballet këtë herë në Majmi, ku është i përfshire në rrëmbimin e djalit të një zyrtari të fuqishëm në Amerikë.
Frank Martin është më i miri në atë që bënë: transporton gjëra pa bërë pyetje. Por transportimi i tij i fundit, një femër e re dhe e bukur e rrëmbyer nga trafikant klandestinës, sjell komplikime fatale në planin e tij të dorëzimit. Tani, Frank duhet të futet në një luftë të pa ndërprerë aksioni për të shpëtuar ngarkesën e tij të çmuar edhe jetën e tij.
Një stiliste aspiruese e modës është në mënyrë misterioze në gjendje të hyjë në vitet 1960, ku ndeshet me një këngëtare të çuditshme. Por magjepsja nuk është gjithçka që duket dhe ëndrrat e së kaluarës fillojnë të plasariten dhe të copëtohen në diçka më të errët.
Teksa është duke u kujdesur për pacientë të saj të sëmurë mendorë, një infermiere e re fillon të dyshoj tek vetja, kur gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin rreth saj.
Vetmia, vdekja dhe kuptimi i jetës, të eksploruara përmes jetëve të veçuara, që përplasen në tregimet e shkurtra mbi Tokën e së ardhmes, ku nuk mungon as koronavirusi…
Kejti dhe vajza e saj, Bethi, jetojnë vetëm në një fermë të izoluar në pyll, por kur Kejti fillon të dyshojë se po ndodh diçka e keqe, instinktet e saj prej nëne vihen në provë.
Një ushtar amerikan i vendosur në Romë, me Vatikanin e hedhur në erë,
nis udhëtimin
e një heroi për të zbuluar dhe mbrojtur
kundëra një armiku të panjohur që kërcënon të gjithë botën.
Ndërsa një ditë e re fillon në qytetin e vogël amerikan të Minninnewah, banorët e nisin ditën e tyre po aq të zakonshme sa edhe tjetra. Nënë Natyrë, megjithatë, ka plane të tjera për ta. Banorët kanë vetëm 13 minuta për të kërkuar strehim përpara se tornadoja më e madhe në histori të shkatërrojë qytetin, duke i lënë ata të luftojnë për të mbrojtur të dashurit e tyre dhe duke luftuar për jetën e tyre. Të mbetura për t'u përballur me pasojat, katër familje duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të gjejnë forcë tek njëra-tjetra për të mbijetuar.
Një kriminel i liruar nga burgu pas 13 vjetësh, udhëton për të gjetur nënën që e braktisi në fëmijëri. E kaluara prej gangsteri e ndjek pas dhe ai lufton për t’u përshtatur me jetën e tij të re jashtë burgut.
Pasi grabitësit hyjnë në jetën e lumtur të një arkitekti dhe gruas së tij, ëndrra e vetme e Andreit është të fshijë atë makth nga kujtesa e Olias. Kërkimet e dëshpëruara për një zgjidhje, e çojnë atë në një apartament të frikshëm, te Mara misterioze, e cila i premton një ilaç "të veçantë"...
Në një natë të tmerrshme plot me vrasje dhe makthe për një ish-kampion çiklizmi,
vetëm një detektiv i fshehtë mund ta ndihmojë që të mbijetojë deri në mëngjes.
Një e sapodiplomuar në universitet dhe miqtë e saj të shkollës së mesme, kthehen në rrugën e Fenerit, vendndodhja e një legjende të frikshme urbane, ku duhet të luftojnë për t’i mbijetuar natës.