Një nga psikiatret më prestigjioze në Meksikë vendos të vërë në provë tre fëmijët e saj për të parë se si do të veprojnë për të fituar trashëgiminë e tyre. Gjithçka ndërlikohet kur në lojë futet një nga pacintët e saj.
Duke besuar se është ujk i ngecur në trupin e një njeriu, Xhejkobi ha, fle dhe jeton si i tillë. Kur familja e dërgon në një klinikë, ai dhe bashkëmoshatarët e tij detyrohen t'iu nënshtrohen formave gjithnjë e më ekstreme të terapive kurative. Megjithatë, kur takon macen e egër misterioze, Xhejkobi duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga vetvetja për dashurinë.
U RREGULLUA FILMI! Tmerret e takimeve moderne shihen përmes syve të një gruaje të re që po lufton për t'i mbijetuar oreksit të pazakontë të të dashurit të saj të ri.
Një thriller fantastiko-shkencor për një mision hapësinor të dërguar për të formuar një planet të largët. Megjithatë, misioni ndeshet me diçka të panjohur që ka planin e vet për planetin.
Bota e një ish-zjarrfikësi në Cape Town tronditet kur ai zgjohet pranë trupit të pajetë të gruas së tij pa kujtuar çfarë
ndodhi dhe të gjitha provat e tregojnë atë si vrasës.
Një vajzë e re jeton e fshehur në pamje të qartë në një ndërtesë të shkatërruar të Hong Kongut, pasi një cunami shkatërroi qytetin. Ekzistenca e saj e fshehur, ndryshon përgjithmonë kur një fëmijë i vogël hyn në jetën e saj..
Pasi kalon në ekstrem për të mbuluar një aksident, jeta e një polici të korruptuar del jashtë kontrollit kur ai fillon të marrë kërcënime nga një dëshmitar misterioz.
Kur elektriciteti ikën në mënyrë misterioze dhe pothuajse të gjithë zhduken nga një anije e vogël turistike në Arktik, frika bëhet mjeshtër për të tre ata që mbetën. Të detyruar të zbresin në breg, tre burrat përkeqësohen në trup dhe mendje derisa shfaqet një e vërtetë e errët
që i detyron ata të bashkohen ose të zhduken.
Të bllokuar gjatë një stuhie bore në një ndalesë pushimi të izoluar në male, një narkomane e cila arratiset nga qëndra e rehabilitimit zbulon një fëmijë të rrëmbyer të fshehur në një fugon që i përkiste dy prej njerëzve aty brenda.
Eun-ha, e cila është një punonjëse e zakonshme e kantierit të mbeturinave, punon fshehurazi si nëpunëse dërgese që merret me kërkesat e pazakonta të dërgesave. "Ajo mund të dorëzojë gjithçka që shërbimi i postës nuk trajton."
Trologjia vazhdon në përfundimin e filmit 'True 2'. Xhina zgjohet dhe zbulon se shpëtimtari i saj misterioz është Kadiri. Përpara se të jetojnë të lumtur, Xhina ka kohë 72 orë për tu kthyer në Filadelfia të shpëtojë Brian dhe gjyshe Gitin.
Tre studentë kolegji duke filmuar një film horror e gjejnë veten të bllokuar në makthin e tyre më të keq. Shpresa e tyre e vetme për mbijetesë janë dy detektivë që gjejnë kamerën që lanë pas.
Pasi ish-i dashuri i dhunshëm e mbyll brenda qilarit, një nënë e re duhet të përdorë zgjuarsinë për të mbrojtur dy fëmijët e saj të vegjël nga rreziku i përshkallëzuar, ndërsa përpiqet të dalë prej andej.
Në festën e shpalljes së fejesës së tij me Xhulian, një trashëgimtare dyqanesh argjendarie, Mikeli njihet me kamerieren joshëse Ari. Ai përpiqet t’i mbajë nën kontroll ndjenjat e tij, por fati i bashkon dhe Mikeli përjeton natën më pasionante të jetës së tij. I fiksuar pas Arit, ai tërhiqet në botën magjepsëse të garave ilegale me makina. Kur ai kupton se është ngatërruar në një plan të përpunuar nga Ari dhe i dashuri i saj i rrezikshëm për të grabitur biznesin multimilionar të Xhulias, nuk ka më kthim mbrapa për të. Mikeli është i dashuruar me Arin... dhe do të detyrohet të marrë vendimin më të vështirë të jetës së tij dhe të drejtojë sulmin ndaj dyqanit të ish të fejuarës së tij.
Detektivi Breslin kryqëzon rrugët me Calloway, një haker i pamëshirshëm që po përpiqet të shpëtojë gruan e tij të rrëmbyer nga një kartel droge. Kur Calloway arratiset nga paraburgimi i policisë, Breslin bashkon forcat me një police me këmbë në tokë për të rimarrë të burgosurin e tij.
Pas rreth 50 vitesh i fshehur Fytyrë-lëkura rikthehet për të terrorizuar një grup shokësh që aksidentalisht i prishin qetësinë në një qytezë të braktisur në periferi të Teksasit.
Mei, një vajzë e vogël mendja e së cilës mban një kod numerik të paçmueshëm, e gjen veten të ndjekur nga Triada, Mafia ruse dhe policia e korruptuar e Nju Jorkut. Në ndihmë i vjen një ish-boksier jeta e të cilit është shkatërruar nga gangsterët që po ndjekin Mein.