Kalebi, një ish-vrasës i qeverisë në fshehtësi, del përsëri kur dishepulli i tij me po aq eksperiencë, e quajtur Banshi, zbulon se ka një çmim në kokën e Kalebit.
Festimet e Ditës së Pavarësisë së Finlandës ndërpriten nga një sulm terrorist në Pallatin Presidencial dhe të ftuarit e shquar merren peng. Ndërsa nis misionin e shpëtimit, oficeri i shërbimit të sigurisë Maks Taner përpiqet të zbulojë se kush po përpiqet të destabilizojë Evropën...
Një grua e re zgjohet në një spital, e bindur se po rikuperohet nga një operacion i vogël vetëm për ta gjetur veten në një betejë me një psikiatër, e cila nuk mund ta lërë të largohet derisa të kujtojë çfarë ndodhi atë natë.
Jeta e një gruaje të martuar futet në një spirale dhe ajo dyshon se disa njerëz të afërt të saj janë arsyeja për këtë.
Kujt mund t'i besojë ajo? Asgjë nuk vjen pa sakrifica.
Një vajzë e re po përballet me personalitetet e saj të shumta shkatërruese duke përdorur një procedurë të re eksperimentale të njohur si "Djegia Siameze".
Babë dhe bir mbërrijnë në zonën e Gjirit të San Franciskos pasi një tërmet shkatërroi qytetin e tyre të vogël në Armeni. Në mosmarrëveshje për pabesinë enbabait të tij, Andre, i zemëruar dhe i hidhëruar, shpejt përfshihet me një grup hajdutësh të dhunshëm bizhuterish të udhëhequr nga rivali i fëmijërisë së babait të tij, Cyrus. Hakmarrja është e vetmja rrugëdalje...
Një grup gjimnazistësh autobusi i të cilëve u përplas gjatë një ekskursioni. Marrëdhëniet testohen sapo kuptojnë se po përndiqen nga një sulmues i cili synon t'i çojë drejt një lufte të tmerrshme për të mbijetuar.
Një pastruese është dëshmitare e një vrasjeje në një hotel dhe kjo çështje i ngarkohet një polici, por më vonë do të zbulohet se persona të rëndësishëm nuk duan që kjo çështje të zbardhet.
Një grua e re Amerikane shpërngulet me burrin e saj në Bukuresht dhe fillon të dyshojë se një i huaj që e shikon nga ndërtesa përballë dhe se mund të jetë një vrasës serial që u pret kokat grave.
Luciana, një grua e re e zhytur në një rreth vdekjesh misterioze të të afërmve të saj, ka dyshim se personi përgjegjës është një shkrimtar enigmatik i cili ishte ish-shefi i saj.
Kleri, një vajzë e re dhe ambicioze, nis të punojë për një biznesmen të pasur dhe të suksesshëm, por pa ditur gjë bëhet pjesë e një marrëdhënie romantike me gruan e tij.
Pasi planifikon një grabitje të përsosur, Nik është gati të veprojë. Ka një problem, e dashura e tij dhe ekuipazhi, kanë ide të tjera. Ata e qëllojnë Nikun në një breshëri plumbash, por Niku nuk vdes dhe në një garë për jetën e tij, kërkon hakmarrje...
Një mbrëmje makthi shpaloset për fqinjët David dhe Robert kur ata godasin aksidentalisht një grua me biçikletë dhe ikin nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Davidi është gjithnjë e më i rrënuar nga ndjenjat e fajit, Roberti tregon një tjetër fytyrë të tijën...
Një burrë me nofkën “Jezuiti” e futin në burg për një krim që nuk e ka kryer. Pasi i vrasin gruan dhe djalin ia rrëmbejnë dhe e çojnë në Meksikë, ai thurr një plan të detajuar e të rrezikshëm për të shpëtuar të birin dhe për të marrë hak për vrasjen.