Një familje trashëgon pasurinë e nënës dhe shkon të jetojë tek prona që zotëron. Por ai vend quhej i mallkuar nga vendasit dhe përmbante shumë mistere, dhe mbi të gjitha, shumë rrezikshmëri për këdo që i afrohej. Që në çastin e transferimit atje, familja kalon tmerre dhe vuajtje të shumta me të cilat duhet të luftojë deri në fund.
Pasi ka marrë kontrollin e një burgu të sigurisë maksimale, një organizator
kriminal përballet me një agjent të operacioneve speciale të dalë në pension,
i cili sapo kishte vizituar djalin e tij të burgosur.
Duke iu shmangur një skandali, një çift nga Stambolli fillon jetën nga e para në një fshat në bregdetin e Egjeut, por shpejt zbulojnë se vendasit janë të vendosur për t'i hequr qafe.
Një shkrimtar i famshëm shpëtohet nga një aksident me makinë nga një fanse e librave të tij. Pas pak ai kupton se përkujdesja që po merr nga ajo, është thjesht fillimi i makthit të tij.
Një roje sigurie magjepset nga një qiramarrëse seksi që ai e quan "zonja F". Fantazia e tij seksuale do ta çojë atë në ekstremin që do të ndryshojë jetën e tij dhe të gruas së tij përgjithmonë.
Vendimi nën panik i një gruaje për të mbuluar një vrasje aksidentale del jashtë kontrollit kur ndërgjegjja e saj kërkon që ajo t'ia kthejë trupin e të vdekurit familjes së tij.
Një gazetare televizioni dhe kameramani i saj janë bllokuar brenda një ndërtese të karantinuar nga CDC-ja
(Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve), pas shpërthimit të një virusi misterioz
që i kthen njerëzit në vrasës të etur për gjak.
Vini re: Përkthimi nuk është nga Stafi i Filma24 | Për të dalë titrat, duhet të shtypni butonin CC të një playeri dhe zgjidhni Shqip
-
-
Një shkrimtare kërkon paqen dhe vetminë në fshat, në një përpjekje për të marrë veten nga tragjedia dhe për të përfunduar librin e saj. Por shtëpia mikpritëse e fshatit kthehet në një ferr të gjallë dhe shpejt ajo kupton se demonët e saj të brendshëm, nuk janë problemet më të këqija që ajo ka...
I dëshpëruar për t'u kujdesur për gruan e tij shtatzënë përpara se një sëmundje vdekjeprurëse t'i marrë jetën, Doxh Tines pranon një ofertë për të marrë pjesë në një lojë vdekjeprurëse ku shpejt zbulon se nuk është gjahtari por gjahu.
Një grua e mistershme trajnon një treshe vajzash për tu hakmarrë ndaj një bande kriminelësh që abuzon femrat. Këto tre vajza venë gjithçka në rrezik, për ta shkatërruar perandorinë e krimit.
Nemo, një hajdut arti i nivelit të lartë, është bllokuar në një apartament në Nju Jork pasi grabitja e tij nuk shkon siç ishte planifikuar. I mbyllur brenda me asgjë tjetër veç veprave tepër të çmuara të artit, ai duhet të përdorë gjithë shkathtësinë dhe shpikjet e tij për të mbijetuar.
Të bllokuar në një bunker gjatë Luftës së Parë Botërore, një grup ushtarësh përballen me një prani të pafe që dalë ngadalë i kthen ata kundër njëri-tjetrit.
Një natë fatale, një takim në një pikë kontrolli policie të drejtuar nga dy oficerë të dehur, nis një zinxhir ngjarjesh që kthen përmbys jetën e lumtur të Brumes dhe Najites dhe i çon ata në një udhëtim lakmie, mashtrimi dhe vrasjeje.
Pas vetëvrasjes së supozuar të vëllait të saj prift, Grejs udhëton në manastirin e largët skocez ku i vëllai ra për vdekje. Duke mos i besuar rrëfimit të kishës, ajo zbulon vrasje, sakrilegje dhe një të vërtetë shqetësuese për veten e saj.
Sekretet dhe demonët privatë shfaqen kur një çift i ri në dukje perfekt konkurrojnë për një çmim prej 5 milionë dollarësh duke u izoluar në një dhomë të bardhë dhe bosh për 50 ditë. Pa telefona, pa familje, vetëm dhoma që përpiqet të thyejë vendosmërinë e tyre.
Një nxitëse tifozësh burgoset dhe detyrohet të kalojë nëpër sfidat e rrjeteve sociale për një rrëmbyes në dukje të motivuar, por a dëshiron ai më shumë sesa po i thotë asaj?
Një agjent indian përpiqet të ndalojë fundin e botës,
ndërsa një mercenar i pamëshirshëm, me një hakmarrje të tmerrshme, kryen një sulm apokaliptik kundër vendit.
Agjenti i sapodalë në pension, Neithën Muir sjell ndërmend trajnimin e Tom Bishopit, teksa punon kundër politikave të agjencisë për ta liruar atë nga kinezët që e mbajnë rob.
Dramatizimi i historisë së vërtetë të një personaliteti francez, i cili u burgos nën akuza të rreme në Rusi në 2017 dhe që iu desh të luftonte kundër gjithë spiunazhit rus për mos tu dënuar përjetë.