Kur agjenti i FBI-së Roy Clayton i futet një hetimi për një komplot të rrezikshëm ndërkombëtar, të gjitha të dhënat e drejtojnë tek ish-oficeri i Operacioneve Speciale të Amerikës, Samir Horn.
Në maj të vitit 1986, në një qytet të vogël të quajtur Kokeville, Dejvid dhe Doris Joung mbajtën peng një dhomë të një shkolle fillore disa fëmijë të cilët u kërcënuan nga efekti një bombe që plasi. Ron Hartli, babai i njërit prej fëmijëve, hetoi çështjen e plasjes së bombës në atë dhomë dhe ku asnjë fëmijë nuk vdiq. Nga kjo tragjedi zbuloi se ishte një mrekulli nga Zoti.
Aleksandri, një djalë i rritur në një komunë të izoluar, zbulon se dëshira e tij për të mos u vënë në rresht, e çon kundër Gregorit, liderit karizmatik të komunitetit.
Evan Ueber, një bashkëshort i lumtur dhe baba i dy fëmijëve bie pre e dy adoleshenteve dhe lojës së tyre të çmendur. Ai duhet të kalojë një sërë peripecish për të kuptuar mesazhin e tyre.
20 vjet pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë një shfaqje shkollore në një qytet të vogël, nxënësit e shkollës ringjallin shfaqjen e dështuar në një tentativë të gabuar për të nderuar përvjetorin e tragjedisë, por shumë shpejt zbulojnë që disa gjera është më mirë ti lësh të qeta.
Xheniferi kthehet te punoje te kompania e telefonise ku nje vrases serial po e perdor per te shenjestruar perdhunuesit. E shkuara e Xheniferit e sjell policine ne gjurmet e saj, por a eshte ajo vrasesja?
Brajan Barns zgjohet në një shkretëtirë i plagosur dhe nuk mban mend asgjë për veten, i rrethuar nga tetë trupa të vdekur, një fugon me katër milion dollarë dhe një tjetër plot me kokainë...
Në një të ardhme të afërme, Frenk Grivs punon si polic në një qytet ku të gjitha drogërat janë të ligjshme. Kur atij i dorëzohet një çështje me një kufomë të paidentifikuar, ai zbulon se legalizimi i tyre ka çmimin e vet.
Pasi avioni i skuadrës së futbollit të SHBA-së rrëzohet në det, ata strehohen në një ishull, por shumë shpejtë do të përballen me vështirësitë për të mbijetuar.
Oficerja fillestare Xhesika Loren caktohet të presë skuadrën e pastrimit kimik për mbetjet e rrezikshme në depon e armëve të stacionit. Por ajo nuk është ne dijeni që fantazma e një lideri kulti Xhon Majkëll Pejmon ka pushtuar departamentin që kur ai dhe dy nga ndjekëset e tij kryen vetëvrasje para një viti. Tani Xhesika duhet të zbuloj se sa të rrezikshëm mund të jenë ata kur ajo ngel e vetme ne turnin e saj të parë.
Kur një adoleshente ruse që jeton në Londër vdes, një infermiere e cila gjeti ditarin e saj do të fillojë të kërkojë për të vërtetën, e cila mund të shkatërrojë një familje mafiozësh ruse.
Leni Kol, një bos në Londër ka në zotërim të gjitha transaksionet e ndërtesave. Tani ai po ndihmon Juri Omoviç, një ndërtues miliarder nga Rusia. Si shenjë besimi Juri i jep Lenit një pikturë të tij me shumë vlerë e cila më pas iu vodh Lenit në shtëpinë e tij. Tani ai po kërkon pikturën e ortakut të tij para se Juri ta marrë vesh që piktura është vjedhur.
Një doktoreshë merr në vilën e saj një djalë të plagosur i cili u gjet në bregun e liqenit. Shumë shpejtë ata mësojnë se vrasësit po vijnë për të mbaruar punën teksa një stuhi ka goditur ishullin.
Për t'u hakmarrë ndaj vdekjes së vëllait të tij një ish veteran i ushtrisë amerikane ndjek dhe vret një grup ushtarak që merreshin me tregtinë e opiumit.
Një skuadër gjenish nga një universitet zbulojnë teknologjinë e leximit të mendjes që fillon t'u shkatërrojë jetën dhe të ardhmen duke u bërë një kërcënim...
Martin i ofron Territ një rol për vjedhjen e një banke në rrugën Bejkër të Londrës. Ai synon një dhomë plot me kuti që vlejnë miliona në para dhe bizhuteri. Por Terri dhe grupi i tij nuk e kuptojnë se kutitë gjithashtu përmbajnë një thesar me sekrete të pista, sekrete që do i fusin në një rrjetë vdekjeprurëse korrupsioni dhe skandali.