Një agjente e një firme inteligjence private do ndryshojë prioritetet e saj pasi i jepet detyra që të infiltrohet në një grup anarkist i njohur për sulme ndaj korporatave të mëdha...
Pas një akti dhune të kryer nga i vëllai, Ema arratiset me nënën e saj dhe gjen strehim në një vend të izoluar pranë një centrali bërthamor. E frikësuar se vëllai do të kthehet për të vazhduar aktin e tij të dhunës, Ema duhet të përballet me traumën e saj në mënyrë që të çlirohet nga familja e saj problematike.
Një grua përpiqet të përshtatet me normalitetin pas një rrëmbimi por ndjenja e saj e realitetit fillon të përkeqësohet kur ajo udhëton në kompleksin e familjes së burrit të saj.
Disa vrasës me pagesë e gjejnë veten të punësuar për një punë ,pa pasur dijeni për përfshirjen e të tjerëve. Në një botë ku krimi, paratë dhe dhuna janë kryefjalë, ngjarjet do të marrin një kthesë të paparashikueshme, në këtë përralle te Babylonit modern.
Bazuar në historinë e Kuenti 'Bosko' Adams, i dënuar me 35 vjet për tentativë posedimi të marijuanës. Me ndihmën e një gruaje nga një reklamë e zemrave të vetmuara, ai arratiset për të parë vajzën e tij, por detyrohet të marrë përgjegjësinë për të kaluarën e tij.
Një vrasës në një detyrë të fundit në Fuerteventura, për të vrarë një njeri që nuk e ka takuar kurrë.
Kur objektivi i tij vonohet, ai e gjen veten të joshur nga ishulli,
njerëzit dhe një anije fantazmë e mbytur.
Tensionet shpërthejnë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës pas një konflikti në Tokë. Të mbërthyer në Stacionin Hapësinor, astronautët amerikanë dhe rusë marrin urdhra nga toka: merrni kontrollin e stacionit me çdo kusht.
Për shumë njerëz, Joshua McCord është një profesor karizmatik i studimeve aziatike. Për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, ai është arma më e madhe sekrete; një operativ i fshehtë i ngarkuar vetëm me misionet më të ndjeshme dhe të rrezikshme.
Malina zgjohet e çorientuar në bagazhin e një makine dhe zbulon e tmerruar e saj se i mungon një veshkë. Me celularin e saj si të vetmen lidhje me botën e jashtme, ajo bën një betejë të dëshpëruar për mbijetesë.
Në ishullin polinezian francez të Tahitit, Komisari i Lartë i Republikës dhe qeveria franceze duhet të hetojnë disa thashetheme të vazhdueshme: praninë e një nëndetëse, prania fantazmë e së cilës mund të diktojë rikthimin e testimit bërthamor francez.
I gatshëm për të lënë pas profesionin e tij, Loreno, një vrasës elitar, i jep ndihmë një miku të vjetër dhe merr një punë të fundit në Tajlandë për të kërkuar një mafioz lokal. Por gabimi në gjykim e çon atë në rënie dhe ai përfshihet në një luftë të gjithanshme në rrugët e Tajlandës.
Fushata brutale e Adam Clayt për hakmarrje merr përmasa kombëtare pasi zbulohet se ai është një ish-operativ i organizatës së fuqishme dhe klandestine të njohur si "Bletarët".
Një familje zhvendoset në një shtëpi të re, pa e ditur se një sekret i errët nga e kaluara e shtëpisë do të çlirojë një forcë të ligë në pishinën e oborrit pas shtëpisë.
Bazuar në misionin e vërtetë që shkaktoi ankth dhe tension, që magjepsi botën. Një ekip ndërkombëtar i zhytësve elitë është mobilizuar për të shpëtuar një ekip futbolli djemsh të bllokuar në një shpellë në Tajlandë nga përmbytjet në rritje.
Nën urdhrat e një shefeje të pamëshirshme krimi,
një shofer i arratisur duhet të luftojë me ndërgjegjen e tij dhe të çojë
një anëtar të ekipit, që nuk dyshon për një pritë. Ka një udhëtim të gjatë përpara.
Luis, një djalë 18-vjeçar hyn në Kolegjin Ushtarak Heroik me shpresën për të siguruar një të ardhme më të mirë. Atje, ai ndeshet me një sistem të ngurtë dhe institucionalisht të dhunshëm, i krijuar për ta kthyer atë në një ushtar të përsosur.