Një burrë lufton për të shpëtuar pasi e gjen veten të ngecur në një ferme fshati të banuar nga krijesa djallëzore që ruhen nga një kujdestar misterioz.
Sherifi Ouens është një njeri që është tërhequr nga pozicioni i tij në Policinë e Los Anxhelos për të luftuar atë pak krim që ndodh në qytezën e përgjumur kufitare Somerton. Pas një arratisjeje spektakolare nga një autokolonë e FBI-së, bosi më famkeq dhe i kërkuar i drogës po ikën vetëtimthi drejt kufirit me 322 km/orë brenda një makine të modifikuar së bashku me një peng dhe një ushtri anëtarësh bande që po e ndihmon. Por me sa duket, ai po shkon drejt Somertonit, ku e gjithë forca policore e Shteteve të Bashkuara do të ketë mundësinë e fundit për të bërë qëndresë dhe për ta arrestuar përpara se ai të kalojë kufirin dhe të humbasë përgjithmonë.
"Konspiracion Besimi" : Një letër e vjetër që ka udhëtuar përtej oqeanit shumë kohë më parë, gjendet në Jutland. Letra është e vështirë të deshifrohet, por kur hetuesi danez nga Sektori Q e merr, personalitetet e çuditshme në sektor gjejnë një kënd të ri dhe mundohen të zbulojnë dhe një tjetër çështje të vjetër dhe të ligë edhe pse pistat ishin të pakta.
Pasi një familje lëviz në një shtëpi të vjetër Viktoriane, ata zbulojnë një sënduk në papafingo, që përmban gjëra antike të kontrolluara nga një shpirt keqdashës. Pasi gjërat antike fillojnë të zotërojnë trupin e të gjithë pjesëtareve të familjes, shpirti bëhet më i fortë, i vendosur me çdo kusht të rrëmbej fëmijët.
U RREGULLUA ZERI! Xhon Bisvas është një gjysh që shkon çdo ditë në polici, për të kërkuar drejtësi për mbesën e tij të rrëmbyer 8 vite më parë. Ndërkohë një tjetër fëmijë rrëmbehet dhe ngjarjet e të shkuarës ndërthuren me ato aktuale.
Kampioni i video lojërave, Maks Troj zbulon se eventet që po ndodhin në një video-lojë, po ndodhin në jetën reale dhe do t'i duhet t'i bashkojë forcat me protagonistin e lojës në mënyrë që të ndalojë një plan mizor në qytet.
Në një pasdite të shtune me stuhi, gjashtë studentëve u ndodhin gjëra të tmerrshme teksa po shërbejnë për dënimet që kanë marrë. Mos vallë janë fantazmat e shkollës pas tyre?
Në jug të Laosit, një dorktor vullnetar amerikan, arratiset pasi ka ndërhyrë në abuzimin seksual të një vajze të re. Kur trupi i sulmuesit gjendet në lumin Mekong, gjërat dalin papritur jashtë kontrollit.
Yjet e "Blood Orange" Igi Pop dhe Bill, është një yll rroku në plakje që jeton me gruan e tij të bukur e të re Isabelën (Kacey Barnfield). Në parajsën e tyre të veçantë vjen një ish i dashur i rrezikshëm (Ben Lamb) i etur për hakmarrje.
Viktor Karpa është një ish-mafioz rus, i cili është zhvendosur në Finlandë dhe ka krijuar familjen e tij. Gjithçka do të shkojë keq kur Presidentja
e re ruse do të bëjë një vizitë në Finlandë dhe atij i duhet që të ndalojë një komplot, i cili synon vrasjen e Presidentes.
Një grup shokësh të bllokuar në një fushë misri të braktisur gjejnë strehë në një shtëpi të vjetër, dhe së shpejti zbulojnë se banesa është qendra e një riti mbinatyror.
Barni Ros është lider, i një grupi mercenarësh me aftësi të jashtëzakonshme që paguhen nga Z. Kisha për të kryer një punë shumë të rrezikshme. Ata duhet të vrasin diktatorin e një ishulli të vogël në Amerikën e Jugut i cili është në ndikimin e një ish-agjenti të Cia-s dhe nën mbrojtjen e një ushtrie shumë të madhe në ishullin e Vilenës.
U RREGULLUA! Një grup studentësh shkojnë në qytetin e Snikut për të marrë pjesë në të ashtuquajturën, "Java e Snikut", por kur mbërrijnë atje, do
t'u duhet që të përballen me diçka nga e shkuara e tyre.
Kur disa të jashtëligjshëm zaptojnë shtëpinë e e një familjeje fshatare, në dukje të pafajshme për të kaluar natën, një lojë e papritur kapi macja miun që çon në joshje ndërrim rolesh dhe hakmarrje.
Po sikur të kishte kuptim nëse njerëz të zakonshëm do vrisnin njëri tjetrin për para? Më mirë se shkatërrimi financiar dhe e gjitha sipas një kodi strikt. Kjo është Tregtia.
Ndërkohë që një polic është në një turne në Shtëpinë e Bardhë me vajzën e tij të vogël, ai vihet në veprim për të shpëtuar fëmijën e tij dhe të mbrojë presidentin nga një grup pushtuesish paramilitar të armatosur rëndë.
Një grup hajdutësh të drejtuar nga një njeri të quajtur Uruguajani studiojnë një bankë në Valencia për të vjedhur sa më shumë kuti sigurie dhe më vonë të largohen përmes një tuneli të hapur që lidhet me një stacion metroje të braktisur. Sidoqoftë, agjenti i kryeministres zbulon atë që po kërkojnë me të vërtetë hajdutët, duan të shtijnë në dorë kutinë 314, pronë e Gonzalo sorianos, ish-anëtar i qeverisë që ka rënë në koma pas një aksidenti, duke lënë dokumente kompromentuese. Planet e grupit fillojnë të shkojnë keq kur...
Një Agjenti Sekret është duke u mbajtur rob në bagazhin e një makine dhe vazhdon tortura mendore dhe fizike e terroristëve që përpiqen për të nxjerr informacione për komplotin e tyre kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara.