Një roje sigurie i një qendre tregtare dhe ish agjent federal, ndeshet me një njeri të një trafikanti të rëndësishëm droge, pasi shpëton një grua nga rreziku.
Historia nis në Evropën Lindore në fundin dëshpërues të Luftës II Botërore. Për shumë veta s’ishte më një konflikt mes kombeve por një mbijetesë individuale me çdo kusht. Djaloshi Hannibal shikon nga shumë afër prindërit e tij duke vdekur dhe duke lënë motrën e vogël nën kujdesin e tij. Ky moment tmerrues shumë shpejt do të zbehet në krahasim me egërsitë në të cilat do të bëhet dëshmitar dhe që do t’ia ndryshojnë jetën përgjithmonë.
Xhon Uik punon si vrasës për mafien, i cili për dashurinë e një femre e lë atë punë. 5 vjet më vonë, gruaja e tij i blen një qen që Xhoni mos ta ndjejë mungesën e saj kur ajo të ndërrojë jetë nga një sëmundje. Më vonë disa hajdutë të cilët donin t'i vidhnin makinën i vrasin qenin. Kur ai riaftësohet, u vihet pas atyre që i vranë qenin duke mësuar se kreu i grabitësve është i biri i ish punëdhënësit të tij...
Rentoni ka krijuar një makineri, e cila ka shkaktuar që koha të ripërsëritet gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij. Gjithashtu ai do të përpiqet të shpëtojë ish të dashurën e tij dhe ndërkohë do të mësojë se kush e ka vënë nën shënjestër dhe përse.
Duke jetuar i dëbuar, Hanibal Lekter mundohet të rilidhet me me tashmë agjenten e turpëruar të FBI-së Klaris Starling, por e gjen veten objektiv të një hakmarrje nga një viktimë e fuqishme...
Pas një vizite natën vonë në një ATM (bankomat), tre punëtorë duhet të luftojnë dëshpërimisht për jetën e tyre pasi zihen në kurth nga një i panjohur...
Laura miqësohet me Marinën, një vajzë e vetmuar, por pas një zënke midis të dyjave, Marina kryen vetëvrasje dhe do që ta bëjë Laurën të ndihet e vetmuar ashtu si ajo.
Një llogaritar i mërzitur nuk ia del dot të fitojë rritje në detyrë. Ai ka një grua të bezdisshme dhe në përgjithësi nuk respektohet nga ata që njeh, Ai planifikon diçka që të fitojë atë që mendon se meriton. Pasi rrëmben një vajzë, gjërat marrin shumë për keq.
Pesë punëtorë karnavasesh rrëmbehen dhe mbahen peng në një ndërtesë të braktisur, si ferr, ku detyrohen të luajnë një lojë të dhunshme, qëllimi i të cilës është të mbijetosh 12 orë kundër një grupi klounësh të dhunshëm.
Mark Riçards ka mbaruar vitin e fundit dhe po përgatit për në universitet. Ai do e lërë mamanë e tij vejushë vetëm, por ndërkohë takon një grua që ia ndryshon jetën. Ai gjendet mes dy grave, një prej të cilave është e çmendur.
Për tre agjentët e Policisë Kufitare të një postblloku në shkretëtirë, ndalimi i një makine do të zbulojë një komplot të fshehtë. Në 24 orët e ardhshme ata do të marrin një udhëtim që mund t'u kushtojë jetën e tyre.
Kur një grup terroristësh bëjnë komplot për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, një njësi speciale ushtarake hetimore duhet të identifikojë, depërtojë dhe neutralizojë kërcënimin.
Një agjent idealist i FBI-s Neit Foster do bëjë të pa mundurën të mposhtë një grup terrorist të "Supermacise" së bardhe. Ai duhet të luaj rolin e një intimitetit tjetër...
Pasi FBI-ja merr një kërcënim që vë në rrezik të gjithë qytetin, marrësi në pyetje dhe një specialiste në kompjuterë, përfshihen në disa lojëra të një krimineli të zgjuar. Ndërsa garojnë me kohën që të gjejnë planin e vërtetë të armikut, ata luftojnë të mbrojnë mijëra jetë.
Një garë e pandalshme kundër krimeve të organizuara ndjekin skuadrën elitë SWAT ndërkohë që ata përpien të ndalojnë një terrorist nga vrasja e pengjeve të pafajshëm dhe shkatërrimi i qytetit të Los Angeles. Iu kanë mbetur vetëm 24 orë, dhe bazuar në instiktet dhe aftësitë e veçanta, ata duhet të ndalojnë sulmin dhe të sjellin drejtësi.
Vetëm pak kohë pas sulmit të parë, Rama infiltrohet me huliganët e Xhakartës dhe planifikon të shkatërrojë sindikatën dhe të zbulojë korrupsionin brenda forcës së tij policore.
Një i papunë detyrohet që përgjatë një dite të vetme, të shkojë në Londrën ogruzezë e të çuditshme, me kusht që të shpëtojë të dashurën që i kanë rrëmbyer.
Një çift e gjejnë veten të përfshirë në planin e një oligark rus, dhe shpejt gjenden midis Mafias ruse dhe Shërbimeve Sekrete Britanike, asnjërit prej të cilëve nuk mund të besojnë.
Kur modelja ambicioze Xhesi zhvendoset në Los Anxhelos, rinia dhe gjallëria e saj gllabërohen nga një grup femrash të fiksuara pas bukurisë, të cilat do bëjnë ç'të jetë nevoja për të marrë atë që ajo ka.