Një inspektor i vetmuar kërkon lidhjen mes vdekjes së mistershme të vajzës së tij, me një legjendë urbane të një shejtani që terrorizon Japoninë duke u futur në ëndërrat e njerëzve japonezë.
Remo Strit është një djalosh i ri që synon të bëhet një boksier i famshëm dhe do t'i duhet të ndajë stërvitjen nga problemet e tjera në të cilat ai është përfshirë.
Maniaku është kthyer dhe është edhe më i sëmurë dhe shqetësues se kurrë në këtë riprodhim fitues të shumë çmimeve të filmit klasik tmerrues të viteve ‘80. I vetmuari Frenk, i kalon ditët e tij duke restauruar manekine, por gjatë natës, ai bën një jetë të errët dhe shqetësuese. Që prej vdekjes të së ëmës, Frenku është përpjekur të ndrydhë dëshira vdekjeprurëse që e shtyjnë të kryejë krime çnjerëzore nën petkun e natës. Kur Ana, një studente e bukur franceze, hyn në jetën e tij, ata të dy formojnë një miqësi të papritur, por ndërsa Frenku mundohet të luftojë demonët e tij të brendshëm, nevojat e tij vetëm sa intensifikohen...
Tom Reding mëson që ka një motër vetëm pasi e ëma vret veten. Ai ikën së bashku me motrën që as nuk flet e as nuk lëviz te shtëpia e mamasë për të xhiruar një film. Aty fillojnë të ndodhin gjëra shumë të frikshme.
Nik Hum është një menaxher ekzekutiv i butë, i sjellshëm, me një jetë të përsosur, derisa një natë të tmerrshme i vrasin djalin përpara syve të tij dhe kjo gjë e ndryshon atë përgjithmonë duke u kthyer në vrasës...
Bazuar në historinë e jashtëzakonshme të vërtetë të operacionit Antropoid, misioni i luftës L.II.B për të vrarë drejtorin e SS, Reinhard Heidrik, arkitektin e Zgjidhjes Përfundimtare dhe njeriut të tretë në hierarkinë naziste, pas Hitlerit dhe Himlerit.
Një grua e re udhëton për në Teksas për të marrë trashëgimin; por nuk ka qënë në dijeni se një vrasës me sharrë elektrike me zingjir ishte pjesë e shpërlbimit.
Kur kreu i një statuje të shenjtë për një fshat është vjedhur, një artist i ri luftarak shkon në qytetin e madh dhe e gjen veten duke marr më boten e krimit të tërhequr ne të…
Në ishujt Kanari ndodh një vetëvrasje masive që përfshin anëtarët e një kulti. Motra e vogël e Gabrielit, Kordelia, të cilën ai ka vite pa e parë, ishte një nga ndjekëset e atij kulti. Gabrieli vendos të shkojë atje për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Pas skadimi të statusit të kufizimit për vrasjet që ka kryer, Lee Du-seok publikon një autobiografi që përshkruan të gjitha vrasjet e tij me hollësi. Detektivi Choi, i cili ka hetuar vrasjet Lee-së 15 vjet më parë fillon ndjekjen përsëri.
Kur ata punësohen për të rimarrë një thesarin të humbur, zhytësit Sebastian dhe Dania të cilët janë çift, mendojnë se u ka buzëqeshur fati. Por kur i afrohen fatit të tyre, çifti fillon të dyshojnë punëdhënësit dhe dalin në një konkluzion trishtues...
Pasi babai i tij ka vdekur në një aksident me makinë, Xhek kthehet në shtëpi në Kolorado për të ndihmuar mamanë e tij (e cila ishte dëmtuar në aksident) të rifitonte shëndetin. Atje, ai zbulon sekrete të groposura, që shtriheshin në historinë e familjes së tij, të prindërve, të miqve, madje edhe të identitetit të tij.
Kur korrieri me biçikletë, Kris është dëshmitar në një vrasje, instikti i tij i parë është të largohet. Por kur kurioziteti e rikthen në atë ngjarje, ai zhytet në botën e korrupsinit, fuqisë politike dhe garave të paligjshme të biçikletave.
Fituesi i çmimit Oskar për vitin 2013 historia e vërtetë e gjuetisë më të gjatë të një njeriu në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikes Liderit famëkeq të AlKaedes Osama Bin Laden. Pas sulmeve të shtatorit 2001 dhe deri në vdekjen e tij në 6 maj 2011 në duart e Skuadrës speciale S.E.A.L.
Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës "e vërtetë apo guxim". Çdo lëvizje e saj
do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një "guxim", por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas "guximit" të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
Një grup njerëzish që mundohen të kalojnë kufirin nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara, përballen me një burrë i cili i ka marrë detyrat e mbrojtjes së kufirit në duart e tij prej rracisti.
Një rracë jashtëtokësore që detyrohet të jetojë në kushtet e një lagjeje të varfër në Tokë, papritur gjen shpirtin e një të afërmi tek një agjent i qeverisë që ekspozohet nga bioteknologjia e tyre.
Dy gjimnazistë të prapë krijojnë iluzionin e një përndjekjeje te një fqinj i tyre. Gjatë vëzhgimit të çdo reagimi të tij në kamera, shohin më shumë se ç'kishin pritur.
Pesë miq njëzetvjeçarë ngecin në një kabinë të izoluar. Kur zbulojnë Librin e Të Vdekurve, ata pa dashje thërrasin demonët e përgjumur që jetojnë në pyllin aty afër, të cilët pushtojnë një nga një të rinjtë derisa mbetet vetëm një për të luftuar për mbijetesë.
Arjuni do të shkojë për të takuar të fejuarën e tij në Gjykatën e Lartë, por e fejuara e tij do të vritet atje. Ai do të marrë peng 7 persona dhe
do t'i japë një limit prej 7 orësh për të gjetur vrasësin një policeje nga një qytet tjetër.