Pasi shoku i ngushtë i vritet nga një peshkaqen, foka Kuin mbledh një skuadër për të luftuar kundër një bande peshkaqenësh që po i kërcënon. Por, ky grup gazmor fokash nuk është fare e trajnuar për një mision të tillë, ndaj kërkon ndihmën e një luftëtari shumë më të aftë, por edhe të ngrysur, Klagertit...
Xhejms Bond është larguar nga shërbimi aktiv. Qetësia e tij zgjat shumë pak, deri sa Feliks Leiter, një mik i vjetër nga CIA, i kërkon ndihmë. Leiter e nis Bondin në gjurmët e një keqbërësi misterioz, i cili është i armatosur me një teknologji të re të rrezikshme.
Të gjithë kemi një superhero brenda nesh dhe duhet vetëm pak magji për ta shpalosur atë. Në rastin e Billy Batson, mjafton fjala - SHAZAM! - që nga një djalosh 14-vjeçar, të shndërrohet në superheroin e rritur, Shazam.
Lara Kroft, vajza guximtare dhe e pavarur e një aventurieri të zhdukur, duhet ta shtyjë veten përtej limiteve të saj kur gjendet në ishullin ku u zhduk babai i saj.
T'Challa, pas vdekjes të së atit, Mbretit të Wakanda, rikthehet në shtëpi në kombin Afrikan të izoluar dhe të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në fron dhe për të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret.
Nje princeshë e lashtë egjiptiane lirohet nga burgu i saj 5000 vjeçar. Tani që është më në fund e lirë
ajo do të përmbushë misionin që kishte nisur para se ta mumifikonin të gjallë, të mishërojë Perëndinë
e Vdekjes në trupin e një njeriu të zgjedhur. I zgjedhuri i saj dhe miqtë e tij përpiqen të gjejnë një
zgjidhje që ai të shpëtojë nga ky mallkim.
“The Walk” është historia e vërtetë e një ëndrre dhe një shoqërie që meriton të mbahet mend dhe të rijetohet. Ndërsa Kullat Binjake ishin ende në vend, më 7 gusht 1974, një ditë para dorëheqjes së Presidentit Nixon, artisti francez, Philippe Petit, befasoi Nju Jorkun duke ecur mbi një litar çeliku të tërhequr midis dy kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Misioni i fundit i Bond në Turqi nuk ka përfundimin e pritur, dhe disa nga agjentët sekretë do të ekspozohen publikisht. Zyrat e MI6 bombardohen dhe i gjithë Shërbimi sekret Britanik do të tronditet, vlerat e M do të vihen në dyshim nga presidenti i ri i saj. Nderkohë Bond kthehet për të ndjekur një nga ish agjentët më të stërvitur të shërbimit sekret qe ka vënë në plan hakmarrjen e tij ndaj M…
Në një qytet të dhunshëm, futuristik, ku policia ka autoritetin për të vepruar si gjyqtar, juri dhe ekzekutues, një polic bashkon forcat me një praktikante për të rrëzua një bandë që merret me prodhimin dhe tregtinë e drogës, SLO-Mo.