Graviti apo Policia, këta djem nuk besojnë te ligji. Pasi një djalë i vogël pëson një aksident duke imituar idhujt e tij, të cilët praktikojnë 'parkour', ata nëpërmjet aftësive të tyre duhet të gjejnë një zgjidhje për ta shpëtuar djalin.
Thongsi dhe Oktopusi do të rrëmbejnë një fëmijë dhe do t'i duhet që të kujdesen 1 javë për atë derisa ta dorëzojnë atë. Por gjatë kësaj kohe ata krijojnë ndjenja për atë dhe do përballen me shefin e një bande, i cili pretendon të jetë gjyshi i fëmijës.
Ërl dhe Henk nuk arrijnë të bëhen policë dhe fillojnë punë si roje sigurie. Dy rojet e hallakatur do të bashkëpunojnë për të rrëzuar një rreth trafikimi.
Filmi zhvillohet në të ardhmen kur një eksperiment për të ndalur ngrohjen globale shkon keq dhe shkakton një epokë akullnajash që vret thuajse të gjithë jetën në planet. Të mbijetuarit e vetëm janë banorët e “Akullthyeses”, një treni masiv që udhëton nëpër planet dhe furnizohet me energji nga një motor me lëvizje të vazhdueshme. Me kalimin e kohës, një sistem klasash krijohet në tren, me elitën duke jetuar në pjesën e përparme të trenit, ndërsa të varfrit jetojnë në pjesën e pasme. Të lodhur nga kushtet e mjerueshme të jetesës, pasagjerët e pjesës së pasme revoltojnë në një përpjekje për të marrë kontrollin e motorit, të cilin elita e konsideron të shenjtë.
I ftohti brutal detyron dy eksplorues në Antarktidë që të lënë pas skuadrëne tyre të qenve të slitës teksa luftojnë për mbijetesën e tyre.
Kate është një vajzë e re që merr vetëm vendime të këqija. Edhe pse punon si kukudh në një dyqan Krishtlindjesh, dëshiron shumë të bëhet këngëtare. Por kur njihet me Tomin, jeta e saj merr një kthesë të re.
Kur Sidni shkatërron padashje gurin e vyer të Krishtlindjeve të Manit, ai përfundon në listën e të këqinjve të santës.
Një miniserial prej 3 serish të bashkuara, i bazuar në historinë e librit të Çarls Dikensit, Ebenezer Skruxh përjeton një natë të errët me shpirtra pikërisht natën e Krishtlindjes, duke reflektuar mbi të gjitha veprat e jetës së tij.
Historia e qenit të slitës, Togo, i cili drejtoi marshimin e serumit të vitit 1925, por u konsiderua nga shumica se ishte shumë i dobët dhe i vogël për të drejtuar një garë kaq intensive.
Denzel Washington luan rolin e një piloti që arrin të ulë një avion që pëson papritmas një defekt serioz, duke shpëtuar kështu jetën e pasagjerëve nga vdekja e sigurt. Bota e konsideron protagonistin hero, por ai lufton për t'u mësuar me famën e papritur dhe të miqësohet me fantazmat e së kaluarës që e pushtojnë. Kur pas disa hetimesh nga kompania ku ai punon, lindin disa të dhëna shumë shqetësuese në lidhje me sjelljen e tij gjatë mbrëmjes para fluturimit, lindin shumë pyetje në lidhje me atë çka ndodhi në atë fluturim dhe kush është përgjegjës si përfundim. Mos ndoshta ai që sillet si hero nuk është ai që duket? Një aventurë dramatike me performanca të fuqishme, shumë suspans dhe shumë të papritura deri në skenën e fundit, që pritet t'i lërë me gojë hapur shikuesit.
Emilien dhe Danieli çuditërisht do të bëhen të dy baballarë, mirëpo bashkë duhet të kapin një bandë babagjyshësh.
Një apokalips zombish kërcënon qytetin e përgjumur të Little Haven në Krishtlindje duke detyruar Anën dhe miqtë e saj të luftojnë dhe të këndojnë në rrugën e tyre për të mbijetuar e shpëtuar të dashurit e tyre. Por së shpejti ata zbulojnë se askush nuk është i sigurt në këtë botë të re, dhe njerëzit e vetëm tek të cilët vërtet mund të mbështeten janë njëri-tjetri.
Për të qenë drejtoresha e përgjithshëme, një trashëgimtare e ardhshme është sfiduar nga babai i saj për t'i dërguar një letër Krishtlindjesh personalisht ish-partnerit të tij në qytetin e tyre të lindjes - duke udhëtuar me autobus, si e panjohur dhe me vetëm 100 dollarë. A do të mësojë ajo diçka nga njerëzit atje?
Puthja e parë e Olivias ishte gjatë vizitës së përvitshme për Krishtlindje së saj në Hauai. Pasi u ndanë nga distanca dhe vitet, të dy ribashkohen në të njëjtin hotel në Hauai më vonë dhe ndjenjat e tyre ndizen përsëri, por rrethanat e jetës i mbajnë ata larg njëri tjetrit.
Një agjent special ngarkohet me detyrën për të mbrojtur një biznesmen shumë të pasur. Por kur biznesmeni rrëmbehet, ai duhet të bashkëpunojë me një detektiv të vjetër për të zgjidhur një çështje që nuk është aspak ashtu si duket.
Kat Emersonit i nevojitet vërtet një mrekulli Krishtlindjesh. Kantautorja ambicioze mund të ketë ëndrra të mëdha, por ka probleme akoma më të mëdha. E trajtuar si shërbëtore nga njerka dhe vajzat e saj, Kati detyrohet të punojë si një elf në kompaninë e pasanikut Terenc Uintergarden. Por asaj i shndrin fati kur në punë njihet me Nikun, Babagjyshin e ri.
Një dramë e bazuar mbi historinë e vërtetë të një profesori kolegji dhe një qeni të cilin ai e merr në shtëpi.
I pandreqshmi Bin dërgohet në Los Angjelos si një kritik arti, për të marrë pjesë në sjelljen e një pikture me famë botërore. Por si gjithmonë, ai do të përfundojë të krijojë telashe për veten dhe të tjerët rreth tij...
Tre adoleshentë përpiqen të kthejnë një njeri dëbore në shtëpi teksa shmangin një burrë të pasur dhe një zoologe që duan ta marrin atë për qëllimet e tyre.
I lodhur me shpenzimet e shumta që i duhet të bëjë për Krishtlindje, Santa shkon në Zelandën e Re për pushime. Kur dy fëmijë e kuptojnë se cili është ai, ata duhet të gjejnë një mënyrë për ta kthyer sërish Santan në Polin e Veriut.
Një magji e fuqishme bën që një djalosh i ri të udhëtojë në kohë me qëllim që të përmbush misionin e tij dhe të shndërrohet në një kalorës të vërtet. Në të ardhmen ai takohet dhe dashurohet me një mesuese të re dhe zbulon më shumë mbi cilësitë e një kalorësi.
Një prezantues lajmesh pushohet nga puna e tij dhe pas një tentative të dështuar për vetëvrasje, atij i jepet një mundësi e dytë për të dhe miqtë e tij. Një mundësi të cilën e shfrytëzojnë në maksimum dhe bëjnë histori në televizion me mënyrën e tyre të veçantë të të prezantuarit në televizion.
Çarli ka një çrregullim neurologjik, ndaj emocionet e forta, veçanërisht gëzimi, e bën t'i bjerë të fikët. Ai jeton me vëllain e tij. Puna si bibliotekar i jep një ambient të qetë, por Franceska hyn në bibliotekë dhe në jetën e tij.
Një vepër zemërgjerësie nxit gjithmonë një tjetër. Kjo është historia se si një postieri i papërgjegjshëm në bashkëpunim me një druvar të vetmuar dhe një mësuese të re sollën paqen dhe harmoninë në një qytet dhe krijuan një nga traditat më të bukura dhe të njohura në botë.