Detektivi ynë është kthyer me një rast kritik.
Së bashku me dy të ftuarit e famshëm,
ai është në një mision për të zbuluar se kush e vrau Babagjyshin?
Por Xhejson-it dhe Majës nuk u është dhënë skenari.
Ata nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë.
Dizajnerja e brendshme Reilly e gjen veten këtë Krishtlindje në qytetin Liqeni Mistletoe, pa një vend për të qëndruar. Ajo pranon një ofertë nga Rei për të qëndruar në varkën e tij, duke e ndihmuar atë të rinovojë varkën për Festivalin e Krishtlindjeve të qytetit.
Karlinjos kap partneren e tij duke e tradhtuar, më pas takon Grasan plot gjallëri, e cila hiqet si e dashura e tij e re, në mënyrë që të mund të shmang poshtërimin për Krishtlindje, ndaj familjes së tij tradicionale.
Xhesi braktiset nga i dashuri i saj pak para Krishtlindjeve, por prindërit e tij ende duan të festojnë Krishtlindjet me të ndërsa djali i tyre është larg. Më pas ajo takon kushëririn e tij, por sapo ai kthehet, Krishtlindjet bëhen shumë më të ndërlikuara.
Kur një dyshe mashtruesesh marrin peng dyqanin Herrington dhe Bijtë, dy fëmijë ngatërrohen me rrëmbimin dhe detyrohen të bashkëpunojnë me oficeren e sigurisë për të shpëtuar Krishtlindjen.
Pasi mbaron një mision, vullnetarja Eni Bleik kthehet në shtëpi në Vermont të kalojë pushimet me familjen. Kur streha e kafshëve në qytetin e saj mbyllet, Eni merr përsipër që ta shpëtojë me ndihmën e Dilanit, veterinerit të qytetit si dhe kundërshtarit të dikurshëm të gjimnazit.
Pasi përshëndeten në stacion, Hayley dhe James marrin vendimin e çmendur të ndërrojnë trenat për të surprizuar fshehurazi njeri-tjerin.
Duke u shkëmbyer në stacion, ata nuk e dinë që i presin të papritura sa të sikletshme, aq edhe komike.
E kthyer në një gazetare, Campbell ka mundësinë të takojë babanë e saj biologjik për herë të parë pa e ditur ai. Në fund, Campbell duhet të vendosë nëse do të zbulojë të vërtetën,
një vendim që do të ndryshojë përgjithmonë Krishtlindjet.
Në paraburgim në Nju Jork, detektivi Xhejms Najt e gjen veten në mes të një largimi nga burgu të udhëhequr nga Bomberi i Krishtlindjeve, një fanatik brutal, dishepujt e të cilit Santa Claus po terrorizojnë qytetin. Me kthimin e premtuar të simbolit të tij në këmbim të largimit të terroristëve, Kalorësi me sy të çeliktë jep mëshirë për të drejtët...dhe drejtësi të pamëshirshme për të gjithë të tjerët.
Kur babai i shokut të saj më të mirë akuzohet në mënyrë të rreme se ka vjedhur kambanat e çmuara të qytetit, një vajzë e re amatore dhe miqtë e saj duhet të gjejnë hajdutin e vërtetë përpara Krishtlindjeve.
Është Vigjilje Krishtlindjesh,Tori do të festojë dhe të dehet,por kur një Santa Klaus robotik nga një dyqan lodrash i afërt ka virus dhe fillon të vrasë njerëzit në qytet,ajo do të detyrohet të luftojë për mbijetesë.
Pasi përshëndeten në stacion, Hayley dhe James marrin vendimin e çmendur të ndërrojnë trenat për të surprizuar fshehurazi njeri-tjerin.
Duke u shkëmbyer në stacion, ata nuk e dinë që i presin të papritura sa të sikletshme, aq edhe komike.
Ndërsa kalon Krishtlindjet me nënën e saj në Zvicër, një arkitekte takon një baba beqar i cili i tregon asaj se si të hapë shpirtin dhe mendjen ndaj dashurisë dhe faljes, gjatë sezonit të festave.
Ndërsa vetë nënat e tyre shfaqen në mënyrë të papritur, tri nënat tona të nënvlerësuara dhe të mbingarkuara rebelohen kundër sfidave dhe pritjeve të super-ngjarjes për to: Krishtlindjet.
Pasi një nënë e divorcuar nga Nju Jorku punëson një plak të mirë për të luajtur Santa KLausin te "Macy",
ajo habitet nga pretendimi i tij se është i vërteti.
Kur mendja e tij vihet në dyshim, një avokat e mbron atë në gjykatë duke argumentuar se nuk gabon.
Kur një relike e paçmuar vidhet, Mbretëresha Margaret dhe Princesha Stacy kërkojnë ndihmën e kushërirës së Margaretës, Fiona, së bashku me një burrë nga e kaluara e saj për ta rimarrë atë, me romancë dhe duke rezultuar në një ndryshim shumë të papritur.
Ralfi tashmë i rritur kthehet në shtëpinë e tij në Rrugën Cleveland për t'u dhuruar fëmijëve të tij një Krishtlindje magjike si ajo që babai i tij i kishte dhuruar, duke u rilidhur me miqtë e fëmijërisë dhe duke u pajtuar me mungesën e babait të tij.