Një turist nga Evropa Lindore e gjen veten të bllokuar në aeroportin JKF në Nju Jork. Ai detyrohet të qëndrojë aty dhe të përballet me sfidat por dhe me të papritura.
Një njeri familjar punëtor Kristofer Robini, takon shokun e tij të fëmijërisë, Uini Pu, i cili e ndihmon atë të ri gjejë lumturinë e jetës.
Kur një nënë, Katerina dhe e bija, Elli, janë në momentet më të vështira, duhet vetëm të imagjinojnë si është të jesh në vendin e tjetrës. Falë magjisë, imagjinata e tyre bëhet realitet kur ndërrojnë trupat dhe jetojnë jetën e njëra-tjetrës...vetëm për një ditë.
Kur i vdes gjyshi plot sekrete papritur natën, Henri 12-vjeçar e gjen veten në shënjestër në një fermë të izoluar dhe futet ne mes të një stuhie te madhe terrori e trashëgimie të errët familjare.
Mamaja beqare, Tes Kolman dhe vajza e saj adoleshente, Ana nuk mund të ishin më të ndryshme se kaq. Kjo po i çmend! Pasi marrin dy biskota fati në një restorant kinez, zgjohen të nesërmen, në trupat e njëra-tjetrës. Çfarë do iu duhet të përjetojnë nën lëkurën e tjetrës dhe çfarë do e prishë mallkimin?
Roi, një djalë i sjellshëm me të gjithë, pranon një ftesë për darkë nga e bukura Emilia. Me të shkelur në shtëpinë e saj, Roi kupton se Emilia dhe vëllai i saj i çuditshëm nuk janë ashtu siç duken.
Një oficer policie, i cili është transferuar në policinë e Marsejës ngarkohet me detyrën e kapjes së grupit të hajdutëve italianë, të cilët ngasin Ferrarin e fuqishëm me mbesën e madhe të Daniel, një shoferi të tmerrshëm, i cili merr taksinë e bardhë legjendare.
Bug planifikon një udhëtim me miqtë e tij. Megjithatë, Elioti ka distancuar veten prej tij pasi ai kishte filluar një jetë të re me Giselle. Ata tani janë prindër të tre fëmijëve.
Këtë radhë, kapiteni Xhak Sparou është i ngatërruar në një rrjet tjetër intrigash të mbinatyrshme. Del në pah, që Kapiteni Xhak i ka një borxh të përgjakshëm legjendarit Dejvi Xhouns, sundimtarit të thellësive të oqeaneve i cili është dhe kapiten i anijes fantazëm “Hollandezi Fluturues”. Nëse Xhaku nuk gjen një mënyrë dinake për të dalë nga kjo situatë, do të dënohet me shërbim të përjetshëm ndaj Dejvi Xhounsit. Dhe sikur kjo mos të mjaftonte, Kapiteni Sparou i shkakton probleme të tmerrshme dasmës së Uill Ternerit dhe Elizabeth Shuan, që shumë shpejt e gjejnë veten brenda tek aventurat e pafata të Xhakut.
Kur Drej Parkeri dhe nëna e tij shpërngulen nga Ditroiti në Kinë, Dreja ndihet i humbur në një botë shumë ndryshe nga ajo që njeh. I frikësuar dhe i rrahur nga disa shokë të shkollës, Dreja shpëtohet nga mirëmbajtësi i pallatit, z. Han, një njeri që vajton një humbje shumë të madhe. Zotit Han i vjen keq për Drenë dhe bie dakort ta mësojë kung-fu për të mbrojtur veten. Duke u stërvitur së bashku, mësues dhe nxënës mësojnë t’i zënë besë njëri-tjetrit, dhe si përfundim të krijojnë një miqësi që i shëron të dyve.
Prill 1945: Teksa aleatët bëjnë tentimet e fundit për ta fituar luftën kundër gjermanëve, një rreshter dhe pesë ushtarët e tij me një tenkë Sherman infiltrohen në një mision brenda në territorin e armiqëve. Pa armë, me një numër të paktë ushtarësh dhe me një ushtar kadet, Doni dhe ushtarët e tij duhet të gjejnë një mënyrë që të përballen kundër forcave të shumta naziste.
Filmi tregon për një mësuese të shkollës së mesme e cila është e ngathët dhe e paaftë dhe urren punën e saj, studentët e saj dhe bashkëpunëtorët e saj, por tani që i dashuri i saj pasanik e braktis, ajo detyrohet të rikthehet në mësimdhënie për të fituar para mjaftueshëm për implantet e gjirit. -PS: Ky film i ka dhënë mundësi Diazit të shprehë edhe mendimin e vet mbi raportet në çift: "Nuk isha aspak e interesuar për të bërë një film mbi burrat që tradhtojnë gratë. Nuk ishte ky qëllimi. Të gjithë janë tradhtuar në një farë pike të jetës së tyre. Nëse nuk ka ndodhur, do të ndodhë. Nuk mund të bëhet dot asgjë për ta evituar... S'dua të gjykoj askënd mbi këtë, as kam zgjidhje për problemin. Jemi qenie njerëzore, krijesa komplekse. Nuk është e mundshme të kalosh një jetë të tërë, duke mbetur perfektë gjithmonë. Kështu shkojnë gjërat: të "godasin prapa shpine", të dhemb, mëson dhe pastaj ecën përpara".
Pasi nëna që i kishte adoptuar vritet në grabitjen e një ushqimoreje, vëllezërit Merser, gjaknxehte Bobi, i mprehti Ejnxhëll, biznesmeni familjar Xheremaja, dhe fansi i rokut Xhek ribashkohen për ta marrë çështjen e vdekjes së saj në duart e tyre. Sapo gjejnë vrasësin, kuptojnë menjëherë që mënyra e tyre e vjetër se si i bëjnë punët ka pasoja të reja. Në këtë aksion-dramë nga regjizori i shumë duartrokitur John Singleton dhe producenti Lorenzo di Boneventura, katër vëllezër bashkohen për të zbuluar që i lidh diçka më e fortë se gjaku.
Semi niset për të ngjitur majën me të larte të botes, Everestin qe të jete i denje ne sytë e Nadias, dashurisë se tij të fëmijërisë. Me çfarë do të përballet ai ne ketë udhëtim dhe a do arrije ta fitoje Nadian?
Pasi Ferdinandi, një dem me zemër të madhe, shihet gabimisht si një bishë të rrezikshme, ai kapet dhe largohet nga shtëpia e tij. I vendosur për t'u kthyer në shtëpi, ai grumbullon një skuadër kafshësh jo të zakonshme për një aventurë legjendare..
Mejnard është një biznesmen i dashur i zonës, i cili është ngatërrohet me Këmbëmadhin legjendar gjatë një lëvizje të dehur nëpër qytet, në një kostum të improvizuar gorillë. Vëzhgimet nisën një interesim ndërkombëtar të mediave për Këmbëmadhin dhe qyteti i thjeshtë amerikan i goditur nga kohërat të vështira, filloi të lëvizte prej turistëve.
Rrugëtimi që bëri Çarls Dikens në krijimin e "A Christmas Carol", një tregim që do i jepte formë tjetër asaj feste.
Duke qenë se më në fund e pranuan ekzistencën e njëri-tjetrit, Bred dhe Dasti tani duhet të merren gjatë pushimeve me baballarët e tyre të bezdisshëm.
Për të njohur të birin e të dashurës së tij, një djalë i mirë i klasës punëtore del vullnetar për ta marrë atë nga një shkollë përgatitore, vetëm për të mësuar se djali i saj nuk është fëmija më i mirë i mundshëm.
Një djalë që kërkon babanë, e gjen veten në mes të një situate për të cilën s'është aspak fajtor.
Me moshën e vjetër që u rëndon në kurriz dhe problemet e tyre në jetën e përditshme, oficerët e policisë, Mërtof dhe Rigs, duhet të përballen me Triadat kineze që po përpiqen të nxjerrin nga burgu shefat e tyre, për t’I sjellë në tokën amerikane.
Muzafar dhe Feruz janë dy barinj zemërmirë nga një vend i vogël në Azinë Qendrore që askush s'e ka dëgjuar. Për të tërhequr vëmendje ndërkombëtare, djali i presidentit Tabouli vendos të dërgojë dy barinjtë për të shkatërruar Kullën Eifel!
Një herë e një kohë, një vajzë e vogël u vu në kërkim të Yllit të Krishtlindjeve, i cili kishte kohë që kishte humbur. Me kurajën dhe ndihmën e disa miqve të veçantë, ajo duhet të dalë fitimtare kundër forcave të së keqes.
Martin Rigs dhe Roxher Murtazh ndjekin një ish polic i cili përdor njohuritë e tij policore për të vjedhur dhe shitur armë dhe municione për bandat vendase.