Pas një dëmtimi të rëndë lojtari i hokejit Dag Glat detyrohet të heqë dorë nga karriera e tij si lojtar dhe të gjejë një punë të zakonshme, por jeta e zakonshme nuk është për të dhe pas thirrjes së ish-ekipit të tij ai niset të ri-zbulojë lavdinë e dikurshme.
Doug Glatt, nuk është aspak i kënaqur me punën e tij dhe e vetmja gjë që di të bëjë është të ndeshet me grushta. Por kur ai shkon me shokun e tij të shohë një ndeshje hokei dhe rreh më të fortin e skuadrës kundërshtare, talneti i tij do t’i sjellë një karrierë të re.
Një mësues biologjie në gjimnaz kërkon që të bëhet një luftëtar i suksesshëm i arteve marciale në një përpjekje për të mbledhur para në mënyrë që të parandalojë ndalimin e aktiviteteve jashtë-shkollore në shkollën e tij.
Ditën e Përzgjedhjes NFL, menaxheri i përgjithshëm Soni Uiver (Costner) ka mundësinë të shpëtojë futbollin në Klivland kur shkëmben zgjedhjen e parë. Ai duhet të vendosë shpejt çfarë do të sakrifikojë për të ndjekur përsosmërinë, teksa jeta e tij personale dhe profesionale mjegullohet në një ditë për disa qindra të rinj me ëndrrën për të luajtur në NFL.
Një dokumentar imagjinar vë në dukje rivalitetin midis dy lojtarëve më të mëdhenj të tenisit të të gjitha kohërave që luajtën në një ndeshje të vitit 2001 që zgjati shtatë ditë.
Një vajzë e re, e talentuar dhe e vetmuar me pasion vrapimin përdredh gjurin e saj ndërsa po përgatitej
për Garat Olimpike dhe do ti duhet të bëjë diçka që kurrë më parë se ka bërë: të bëj një ditë pushim.
Në vitin 1980, një djalë adoleshent largohet nga Irani në luftë, për një jetë më të mirë në Amerikë.
I vendosur për tu përshtatur, ai bashkohet me skuadrën e mundjes së shkollës.
Xheik Hauard, nga një familje ndërtuesish anijesh, i premtoi nënës në prag të vdekjes se do të hynte në Akademinë Navale Anapolis.
Falë këmbënguljes së tij ai ia del të hyjë, por sfidat do ta çojnë në limite, derisa do ta bëjnë të jetë gati për t'u larguar. Por falë ndihmës së shokëve dhe talentit të tij ai shkëlqen në turneun e boksit...
Polemika të shumta e rrethojnë trajnerin e basketbollit të gjimnazit, Ken Karter pasi ai e lë të gjithë skuadrën e tij pa luajtur për shkak të shkeljes së kontratës akademike që kishin bërë me të.
Një luftëtar amator bën një armik kur ndërhyn mes tij dhe ish të dashurës së tij fqinje. Pasi jeta e tij vihet në rrezik, ai kupton se duhet të përfundojë luftën që filloi, por këtë herë duhet ta bëjë në ring.
Gasi është zbuluesi i talentëve të rinj për skuadrën e bejzbollit të Atlanta Brave, por në moshën që është, vitet kanë bërë punën e tyre. Ajo që ai do të zbulojë është nëse ka akoma vlera si zbulues por edhe si baba. Kështu që merr edhe vajzën e tij në udhëtimin e fundit për të parë nga afër talentin e ri Bo Xhendri.
Pas kulmit të "Green Street Hooligans", disa pjesëtarë të Uest Ham dhe Milluollit përfundojnë në burg. GSE shpejt zbulon mizorinë e jetës brenda sepse janë objektiv i vazhdueshëm i grupit më të shumtë në numër dhe më të mirë financuar të Milluollit.
Një film i bazuar në historinë e lojtarit të famshëm të kriketit indian, Mahendra Sing Doni që tregon hapat e tij të parë në kriket deri në fitimin e Kupës së Botës me ekipin kombëtar të Indisë.
Takumit i duhet të përballet me disa kundërshtarë garues të rrugës për më të shpejtin mes tyre. Ndërkohë që miqtë e tij vrasin mendjen se si të tërhiqen nga sfida, Takumi nuk ka makinën e tij, 86-ën...
Historia e vërtetë e Rubin 'Uragani' Carter, një boksier i burgosur padrejtësisht për një vrasje që nuk e ka kryer, dhe ndihma e jashtëzakonshme e njerëzve që e mbështetën për të vërtetuar pafajsinë e tij.