Markos, një trajner basketbolli dënohet me shërbim ndaj komunitetit për 90 ditë. Atij i duhet të trajnojë persona me aftësi të kufizuara intelektuale. Ajo që fillimisht duket si torturë, do t'i ndryshojë jetën...
Një agjent sportiv inskenon një strategji rekrutimi jo shumë të zakonshme për të sjell talentet indian të kriketit që të luajnë në Ligën Kryesore të Bejsbollit në Amerikë...
Një djalosh i ri zezak kishte një ëndërr për të fituar turneun e basketbollit Rucker Classic në Harlem por humbet ekipin nga rivali i tij më i madh. Ai kthehet me një ekip pensionistësh me përpjekjen e tij të fundit për të fituar.
Një djalosh gjimnazist me dhunti ne futboll duhet të mësojë përqafojë talentin dhe besimin e tij ndërkohë që ndeshet me tensionet raciale brenda dhe jashtë fushës.
Një film-dokumentar rreth garuesit brazilian të Formula Uno, Airton Sena, tre herë fitues i kampionatit botëror F1, përpara vdekjes së tij në moshën 34 vjeçare.
Ky film rrëfen për huliganët e futbollit, më të rrezikshmit ndër fansat. Grupi më eksluziv, elita. Është e lehtë të bëhesh pjesë e tyre, por është një angazhim që zgjat për jetë. Nuk ka kthim pas. Bazuar në ngjarje aktuale.
Billi Bin, menaxheri i përgjithshëm i Okland Atletiks, në mënyrë të suksesshme arrin të krijojë një skuadër bejzbolli me një buxhet të ulët, duke përdorur një sistem të ndërlikuat të analizave kompjuterike.
Filmi tregon historinë e një djali të varfër që kishte ëndërr boksin. Dashuria e tij për Sunainën, i hapi probleme me xhaxhanë e saj që e kundërshtonte lidhjen e tyre për shkak të shtresave shoqërore. A do mundet ai të bëhet një boksier i vërtetë?
Filmi është një vështrim në vitet e fillimit të karrierës së boksierit "Irlandez" Miki Uordi dhe të vëllait të tij, i cili e ndihmoi të stërvitej para se të bëhej profesionist në mesin e viteve '80.
Në kërkim të një litari shpëtimi për ekipin e tij të garave off road, ish-lojtari Raden, merr në skuadrën e tij një hajdut makinash që po kërkon një shans të dytë. Por, ndërsa dy botët e tyre përplasen, ata duhet të luftojnë për të krijuar një aleancë të suksesshme edhe në pistën e garave.
Patinatoria ambicioze Tonia Harding, arrin të bëhet shumë e famshme në Kampionatin Amerikan të Patinimit. Fama dhe talenti e dërgojnë atë der në Lojërat Olimpike. Por gjithçka shkatërrohet, kur ish burri i saj përfshihet në këtë histori...
Deni Kruger është vetëm 20 vjeçar një djalosh i pasionuar pas rrugëve të garave, pasi fiton një burse prestigjioze në akademinë e “Fast Lane Racing” Deni gjen veten në një situate kundër…
Linkoln Hauku (Fajkoi) është një kamionist që bën mundje dore për të fituar para, në mënyrë që të rindërtojë jetën e tij. Pas vdekjes së gruas, të cilën e ka braktisur 10 vjet më parë, ai përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me të birin. Mes luftës me gjyshin e djalit dhe përpjekjes për të bërë për vete të birin, do t’i duhet të kalojë shumë sfida...
I lindur për të garuar është historia e Deni Kruger një djalosh i ri pilot garash me plot probleme, pas një aksidenti ne një gare të jashtëligjshme ai dërgohet të jetojnë me të atin ( ish pilot i Nascar) në një qytet të vogël por dhe në ketë qytet të vogël ai s'mund ë qëndroje larg garave.
Historia e Majkell Oherit, një djalë i tramautizuar dhe i pastrehë i cili bëhet një lojtar “All American Football” dhe raundi i parë i NFL-së me ndihmen e një gruaje të dashur dhe familjes së tij.
Një film-dokumentar që paraqet jetën e luftëtarit më të përfolur në UFC këto vitet e fundit, Conor McGregor (Konor MekGregor) dhe hapat që ndoqi për tu bërë një nga kampionët më të mëdhenj.
Djali me i vogël i një ish boksieri alkoolik kthehet ne shtepi ku stërvitet nga babai i tij për te garuar ne një turne te "Arteve Marciale te Përziera, një rruge qe e çon luftëtarin ne një përplasje me vëllai e tij me te madh.