Të nisësh diçka nga zero është shumë herë më e thjeshtë se të rinisësh pas një shkatërrimi të madh. Historia e vërtetë e një skuadre të madhe si Manchester United! Skuadra me moshën më të re në histori, të quajtur “Busby Babes”, që kanë fituar ndonjëherë Ligën Angleze. Janë quajtur heronj, luftëtarë dhe mbi të gjitha, frymëzim. Dhe jo vetëm për futbollin!
Tragjedia ajrore e vitit 1958 i mori jetën 8 lojtarëve kryesorë të “Busby Babes”. Me punën dhe guximin e trajnerit Xhimi Mërfi, skuadra rindërtohet në një kohë rekord dhe vazhdon rrugën në nder të klubit.
Dy djemtë më të njohur të shkollës së mesme vendosin të braktisin kampin e futbollit për t’ju bashkuar kampit të nxitësve të tifozave. Qëllimi janë vajzat dhe lavdia.
Porteri punon si një punëtor social në një burg të San Franciskos ku gjenden disa djem të rinj të cilët janë fajtorë për krime monstruoze. Për t'i dhënë kuptim jetës së tyre (dhe jetës së vetë), ai bind drejtorin e institutit për të krijuar një ekip futbolli që do të luajë në kampionatin e të rinjve: mes shumë vështirësive dhe pasigurive, Porteri arrin të bëjë mrekulli.
Billy Hope do t'i ndryshojë jeta në mënyrë tragjike pasi gjen gruan e të vdekur dhe më pas i pafuqishëm dhe i dëshpëruar i drejtohet alkoolit dhe ilaçeve. Goditja përfundimtare vjen nga gjykata e cila nuk i lejon të rrisë vajzën, pasi sjellja e tij nuk është korrekte. E teksa ka prekur fundin Hope do të mbledhë copëzat e tij dhe do të nisë të pastrohet duke i kërkuar trajnerit të tij Tick ta ndihmojë për të rifituar vetëbesimin për të luftuar dhe për t’u përballur me të gjithë demonët që e ndjekin.
Një mini-dokumentar që shpalos sukseset dhe vështirësitë që i kaloj klubi futbollistik i Barcelonës (nga viti 1992 deri në vitin 2013) për të arritur suksesin që gëzon sot.
Me martesën, diplomimin, dhe botën e vërtetë që po i shfaqen në horizont, Kaleb Fuller, përsëritësi i vitit të fundit, mbledh skuadrën e vjetër për një garë të fundit në futbollin amerikan intrashkollor.
Tai, një i ri arrestuar, lirohet në sajë të ndihmës së vëllait të tij binjak Tan. Pasi u lirua, ai e gjen Tan në komë me dëmtime të rënda. E dashura e Tan, Pang, i tregon Tait se vëllai i tij u përfshi në disa punë të rrezikshme për të mbledhur para që ta lirojë atë. Tai ndjehet fajtor për problemet dhe telashet që i solli vëllait të tij. Ai pastaj zbulon se çfarë i ka ndodhur Tanit, dhe për tu hakmarrë detyrohet të luajë basketboll të paligjshëm dhe bashkohet me ekipin “Fireball” që e ka Hia Den. Me qëllim që të zbulojë të vërtetën, Tai rrezikon edhe jetën e tij.
Një djalosh i ri i cili dënohet nga komuniteti i shkollës për disiplinën dërgohet tek një shkolle e karatesë, të cilin e shtyhen ate të merr pjese në MMA (arteve marciale ne tela) kur e kupton lajmin që vrasësi i prindërve te t'i është ne atë gare...
Filmi është bazuar në ngjarje të vërteta për një boksiere Indiane e quajtur Mary Kom e cila kaloi shume vështirësi për te plotësuar ëndrrën e saj te vetme për te qene boksiere profesioniste.