"Drejt Fundit" me regji e skenar të Drilon Hoxhës është realiteti Shqiptar i sjellë artistikisht. Intriga, ambicia, pazaret e prishura dhe larja e hesapeve janë karakteristika në këtë film
Arbeni është një i ri shqiptar që së bashku me të atin punojnë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri për të fituar disa para. Çdo gjë është në rregull deri kur Arbeni arrin moshën 20 vjeç dhe familja fillon të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ai është i dashuruar me Etlevën, një vajzë e cila jeton në një fermë në male, afër shtëpisë së tij. Ajo është shtatzënë me fëmijën e Arbenit, por i ati nuk e lejon të martohet nqs Arbeni nuk i jep 10,000 € në mënyrë që të shlyejë disa borxhe...