Pak nga pasardhësit e tyre janë bërë vrasës të pamëshirshëm mercenar, "Ujqërit e Aresit". Ljutobor, është një ushtar me një detyrë të vështirë në dorë. Ai përfshihet në konflikte të brendshme dhe fillon një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar familjen e tij.
Pas ditëve të errëta të Luftës së Dytë Botërore, Ignat (Vladimir Mashkov), dikur mishërim i makinës së pandalshme Sovjetike, arrin në një kamp siberian pune ku janë dërguar burra të semurë.
Shpresa e tij e vetme për shpëtim është kapërcimi i traumës së tij të luftës, e cila kishte ndikuar në performancën e tij si inxhinier treni.
Ignat shpejt fiksohet me legjendën e një treni fantazmë në ishullin aty pranë dhe me ndihmën e një vajze gjermane, krijon një garë të rrezikshme midis motorit të tij dhe fantazmës.
Ky film rrëfen për huliganët e futbollit, më të rrezikshmit ndër fansat. Grupi më eksluziv, elita. Është e lehtë të bëhesh pjesë e tyre, por është një angazhim që zgjat për jetë. Nuk ka kthim pas. Bazuar në ngjarje aktuale.
1942 ushtria sovjetike ka planifikuar një sulm kundër forcave naziste që kanë pushtuar gjysmën e qytetit të Stalingradit në Vollga. Vetëm pak ushtarë arritën të kalonin lumin dhe gjetën strehim në një ndërtesë, ku banonte një vajzë që nuk ia mbathi me ardhjen e gjermanëve'...
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHES MBI 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE!
Toma dhe Ana, janë dy studentë në universitetin e literaturës, të cilët bien në dashuri me njëri tjetrin. Lidhja e tyre fillon e bëhet më intensive, ndërkohë që Ana përballet me problemet e saj, shëndetësore dhe psikologjike.
Historia bazohet në ngjarje të vërteta të zhvillluara në Rusi më 1985. Pasi humbën kontaktet me stacionin hapësinor Salyut-7, dy kozmonaut rus nisen në hapësirë dhe e riparojnë stacionin e dëmtuar.
Rusi, fundi i shekullit të 10-të. Pas vdekjes së të atit, princi i ri, Vladimiri i Novgorodit, detyrohet të mërgojë larg shtëpisë së tij, nëpër Detin e Ngrirë.
Gjatë luftës së dytë botërore, një grup prej 28 ushtarësh, në Rusinë e vitit 1941 mundohen të ndalojnë të vetëm një mësymje gjermane drejt Moskës. Edhe pse me municione të pakëta do mundohen trimërisht deri në fund të mbrojnë atdheun.
Julia dhe Artem janë dy gjimnazistë rusë, të dashuruar, që bashkë me shoqen e tyre shkojnë të shohin një shi të rrallë meteorësh. Një ngjarje e pazakontë ka për të ndryshuar jetët e tyre dhe ndoshta të gjithë njerëzimit.
Filmi është bazuar në sistemin e metrosë së Moskës, një sistem në prag të shembjes për shkak të një çarje që shkarkon shumë ujë nga lumi në tunelet e metrosë. Problemi më serioz është se tunelet drejtohen të gjithë në qytet. Dhe nëse ata shemben nga përmbytja, atëherë një tmerr i vërtet do të krijohet në sipërfaqe.
10 të burgosur, të dënuar me internim në një planet armiqësor XT-59, duhet të hapin rrugën përmes moçalit për të arritur në Ishullin e Lumturisë, vendi i vetëm i sigurt, përpara se klima e ashpër ose tmerret nëntokësore t’i vrasin të gjithë.
Në pragun e martesës së saj, princesha Miroslava rrëmbehet nga një dragua dhe mbahet peng në kështjellën e tij në ishullin e largët. Mira la gjithçka pas në të kaluarën, familjen,shokët dhe...
Viti 2004. Nenadi 10 vjeçar, është i vetmi nxënës i klasës së tij dhe familja e tij jeton në një “enklavë” serbo-krishtere në mes të një komuniteti të madh shqiptaro-mysliman ku përballen me vështirësi të vazhdueshme: atyre u duhet të lëvizin me automjete të blinduara nën mbrojtjen e komunitetit ndërkombëtar”, të rrinë pa energji elektrike, u vjedhin bagëtitë dhe të vetmit fëmijë në zonë janë ‘armiq’, por dëshira për të luajtur së bashku i mban afër.
Një hartograf i shekullit të 18, Xhonathan Grin, fillon një udhëtim për të shënuar në hartë pjesët e panjohura të Transilvanisë. Atje ai zbulon sekrete e errëta dhe krijesat e fshehura në pyllin e mallkuar të Ukrainës.
Një anije transportuese gazi sulmohet nga piratët somalezë në gjirin e Adenit. Marina Ruse dërgon një shkatërrues për të liruar pengjet dhe anijen e marrë peng.
Një dramë luftarake që merr jetë gjatë pushtimit Nazist të Bashkimit Sovjetik, në qershor 1941. Vit në të cilin trupat ruse ngelën në një fortesë kufitare për nëntë ditë.