Ramon Sampedro është një mekanik anijesh dhe një poet me kohë të pjesshme që ka ngelur tetraplegjik pas një aksidenti gjatë zhytjes. Ky film tregon historinë e vërtetë të betejës të 30 vjeçarit që do ti japë fund jetës të tij.
Në Anglinë e periudhës Viktoriane, e pavarura dhe kokëforta znj. Everdin, arrin të tërheqë tre kandidatë shumë të ndryshëm nga njëri - tjetri: Gabriel Oak, një çoban; Frank Troi-n, një rreshter i pamatur; dhe Uilliam Bolldud, një beqar i suksesshëm dhe i pjekur.
Përpara martesës së saj një grua a gjen vetën të rrëmbyer dhe të mbajtur peng për shpërblim. Sa më shumë ditët kalojnë ajo fillon të krijoje një lidhje të çuditshme me rrëmbyesin.
Alan, pas dështimit të dasmës së tij dhe pushimit nga puna, punon me të ëmën në aeroportin e Dublinit. Aty takohet me dashurinë e tij të parë, Alisën me të cilën kalon një natë plot me aventura. Një fund i lumtur apo i hidhur... Zbuloheni vetë!
Janë kushtet njerzore, veprimet dhe marrëdhëniet mes tyre të kushtëzuara nga fati, vullneti i lirë, apo një kombinim i të dyjave? Sido që të jetë rasti, nëse s’mund ti kontrollojmë veprimet tona, duhet të shqetësohemi?
Gjatë luftës gjermanët janë zhvendosur në një fshat në vogël ku me sa duket lufta nuk kishte filluar akoma. Një vajzë e re lidhet me oficerin gjerman që po qëndronte në shtëpinë e tyre dhe dashuria e tyre do të lulëzonte në rrethana të tjera.
Frank një turist i zakonshëm qe shkon ne Itali ne pushime për te shëruar një zemër e ti të thyer, pa pritmas takohet me Elisen një grua e jashtëzakonshme qe kalon me qellim ne rrugën e tij.
"Po sikur": Demetris, një burrë i pavarur bën një jetë normale. Në një çast të caktuar, zgjedhja që ai do të bëjë do ndryshojë gjithçka. Çfarë ndikimi do të ketë ajo për dashurinë dhe miqësinë që ai ka me një qen? Historia në këtë film tregohet nga dy këndvështrime të ndryshme.
Amelie është një vajzë e pafajshme dhe naive në Paris me sensin e saj të drejtësisë. Ajo vendos të ndihmojë ata përreth saj dhe gjatë rrugës, zbulon dashurinë.
Një vajzë e re, e lindur në shekullin e 20-të, pasi i ndodh një aksident, do të shndërrohet në një person që nuk do të plaket kurrë. Pas shumë vite vetmie ajo takon një mashkull që do i komplikoj gjithë jetën, me të cilën ajo është mësuar tashmë. Ndiqni “Mosha e Adalinës”, një film që përmbys rolet familjare dhe perceptimet e tyre në shoqëri.
Një gjahtar shpërblimesh do të ngarkohet me një detyrë të re, të çuditshme, por interesante për të: duhet të vihet në ndjekje të ish-bashkëshortes së tij Nikol Harli, gazetare, në kërkim nga drejtësia. Kështu, ajo që parashikohej si një ditë e zakonshme pune do të shndërrohet në një aventurë të jashtëzakonshme...
Një maturante shqyrton zhvillimin e ndarjeve klasore në shoqëri, pasi zbulon se ajo është cilësuar, nga shoqet e saj më të bukura, si DUFF – Shoqja e Caktuar si e Shëndosh dhe e Shëmtuar.
Dy të rinj takohen në një tren në Evropë, dhe kalojnë një mbrëmje së bashku në Vjenë. Fatkeqësisht, të dy e dinë se kjo ndoshta do të jetë nata e tyre e vetme së bashku.
Nëntë vjet pas takimit të parë, Xhesi dhe Selina takohen përsëri me njëri-tjetri. Xhesi është martuar dhe ka fëmijë dhe është bërë shkrimtar duke treguar historinë e nëntë viteve më parë....
Xhesi dhe Selina kanë shkuar me pushime në jug të Peloponesit. Por historia e tyre është më e ngarkuar se kaq. Brenda një dite shprehen të gjitha ndjenjat, problemet, vështirësitë dhe situatat e ndryshme me të cilat përballet çdo çift.