Një histori imagjinare dashurie e frymëzuar nga jetët e artistëve danezë, Ajnër Vejnër dhe Gerda Vejnër. Martesa e Ajnërit dhe Gerdës zhvillohet ndërkohë që ata lundrojnë në udhëtimin nismëtar të Ajnërit, si një pionier transgjinor.
Një profesor Britanik vjen në Amerikë për të dhënë mësim kërkon diku një dhomë me qira por vetëm pasi sheh vajzën 14 vjeçare të pronares, vendos të shpërngulet.Megjithëse e urren nënën, ai martohet me të pasi është e vemja mundësi t'i afrohet vajzës, e cila është shumë e pjekur për moshën e saj.Ata fillojnë një udhëtim së bashku, duke u përpjekur ta fshehin se janë babë e bijë,duke u ndjekur nga dikush, i cili Hambërtit i duket si polic.Xhelozia e thellë dhe ndoshta faji për dashurinë e ndaluar, e bëjnë atë burrë të çmendet pak nga pak.
Në Verona të Italisë - qyteti i bukur ku Romeoja takoi për herë të parë Zhulietën - ekziston një vend ku zemërthyerit lënë letrat e tyre duke i kërkuar ndihmë Zhulietës. Është aty ku shkrimtarja frymëzuese Sofi gjen një letër 50-vjeçare që do t’i ndryshojë jetën përgjithmonë. Ndërsa niset në një udhëtim romantik me autoren e letrës, tashmë gjyshe, dhe nipin e saj bukurosh, që të tre do të zbulojnë se ndonjëherë historia më e madhe e dashurisë mund të jetë e jotja.
Një çift dashnorësh nga dy martesa të ndryshme që takohen në një park fëmijêsh, nji ish i dënuar për krime seksuale dhe një ish-polic, mundohen të ndryshojnë jetët e tyre ne qytetin e vogël dhe të qetë te Uduard.
Tamasha flet për udhëtimin e dikujt që ka humbur veten duke u përpjekur të sillet në përputhje me normat e shoqërisë. Filmi bazohet në temën qëndrore të konsumimit dhe humbje së vetvetes në përpjekje për t'u përshtatur me veten përsëri.
KUJDES, FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER MOSHA MBI 18 VJEC!
Rrëfenja e romancës se ndaluar mes një adoleshenteje franceze dhe një burri kinez mes përgjegjësive për veprimet e tyre dhe peripecive të kohës...
Ngjarja e cila zhvillohet rreth një djali të mbyllur në vete (Çarli) që sapo ka filluar shkollën e mesme dhe ka vështirësi ne krijimin e shoqërisë, më në fund kupton jetën reale se si duhet funksionuar dhe të gjej vetë-vetën duke ju përshtatur botës reale.
Francë, mezi i viteve 1970. Vanesa, një ish-kërcimtare dhe Roland, një shkrimtar amerikan, bëjnë një udhëtim së bashku. Duket sikur ata po rriten veçmas, por kur ata vendosen në një qytet të vogël , në breg të detit, ata fillojnë të afrohen me banorë gjallërues, si mirëmbajtësi i kafenesë dhe pronari i hotelit.
I bazuar në romanin shumë të famshëm në të gjithë globin të Arthur Golden, “Kujtimet e një Geishe” është një film epik i vrullshëm dhe romantik që tregon një botë misterioze dhe ekzotike që bën akoma një magji të fortë edhe në ditët e sotme. Historia fillon kur një fëmijë japonez i varfër ndahet nga familja e tij për të punuar si shërbëtore në një shtëpi Geishash. Pavarësisht nga një rivale e pabesë që për pak sa nuk i thyhen shpirtin, vajza lulëzon dhe bëhet Geisha legjendare Sajuri (Ziyi Zhang). E bukur dhe e përkryer. Sajuri magjeps burrin më të fuqishëm të kohërave të saj, por ajo është e përhumbur në dashurinë e saj të fshehtë për të vetmin mashkull që s’mund të ketë (Ken Watanabe).
Një vajzë që po vdiste nga leukemia bën një listë të gjërave që do të donte t’i bënte para se të vdiste. Në fillim të asaj liste ishte dhe humbja e virgjërisë së saj…
Rik, një skenarist në LA, është në kërkim të diçkaje tjetër, diçkaje përtej jetës, por nuk po gjen mënyrën si. Vetëm femrat dukej se dinin më shumë se ai dhe asgjë nuk e kënaqte, as festat, as luksi as karriera por vetëm ato. Dhe çdo femër i shërbente si udhërrëfyese.
Një histori e cuditshme. Historia e një njeriu të quajtur Benxhamin Batten, i cili lindi ndryshe nga të tjerët. Lindi plak me rudha dhe me kalimin e kohës rinohej deria vdiq si një foshnje
Në një të ardhme të afërt disutopike, sipas ligjeve të qytetit, beqarët dërgohen në Hotel, ku janë të detyruar të gjejnë një partner romantik brenda 45 ditëve, përndryshe ata i shndërrojnë në kafshë dhe i dëbojnë në pyll.
Në Londër çel dashuria midis një studenteje amerikane dhe një eksperti akullnajash anglez, të cilët pas koncerteve të rrokut, eksperimentojnë në marrëdhënien e tyre seksuale.
Një shef kuzhine i një restoranti luksoz, në detin Bondi në Australi, mundohet të rregullojë jetën dhe marrëdhënien me djalin e tij i rrethuar nga femra.
KUJDES! KY FILM PERMBAN SKENA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Një kronikë e jetës seksuale të një klasi të mesëm të një vajze franceze, ku jeta e saj shëndrrohet duke zgjedhur rrugën e prostitucionit.
Mërfi është një amerikan që jeton në Paris i cili përfshihet në një marrëdhënie emocionalisht dhe seksualisht të ndezur me një vajzë të paqëndrueshme, Elektrën. Të pavetëdijshmë se si do të ndikojë në marrëdhënien e tyre, ftojnë fqinjen e tyre në shtrat me ta…
Një bandë e dhunshme rrëmben dhe vret femra të ndryshme përreth Tajlandës. Sanimi dhe shokët e tij, pasi u rrëmbehen njerëzit e dashur, bashkojnë forcat duke stërvitur një vajzë e cila do rrëmbehej nga banda për t’i dhënë fund vuajtjeve të tjera…
Shkëndijat fluturojnë kur Elizabeta Bennet takon, të pasurin, dhe krenarin z. Darsi. Por zoti Darsi me gjysmë zemre e gjen veten duke rënë në dashuri me një grua nën klasën e tij. Ç'ë çdo kush mund të kapërcej krenarinë dhe paragjykimet e tyre?
Të gjendur midis një romancë të ndaluar dhe pritshmrrive të miqve te tij, Dj Kol Karteri, tenton të gjejë rrugën që do ta çojë drejt famës dhe pasurisë.