Christian, një shkrimtar i varfër, shkon ne Paris ne vitin 1899 dhe, shkon ne Moulin Rouge, dashurohet me Satinen, një grua e bukur, qe ekspozohet ne lokal. Pas një keqkuptimi Satina mendon se ai është duka i Monroth. Christian punësohet që të shkruaje një shfaqje ku si protagoniste kryesore do jete Satina.
Kjo histori eksploron dashurinë, format që merr, mënyrat se si na ndryshon dhe rrugën e lodhshme drejt së cilës na çon. Është udhëtimi i dy personazheve, Alizeh dhe Ajan të cilët ecin nëpër jetë, dashuri dhe thyerje zemre.
Të gjitha kafshët e parkut zoologjik Frenklin e duan mirëmbajtësin e tyre zemërmirë, Grifin Kis. Duke e gjetur veten më rehat me një luan se me një femër, Grifini vendos se mënyra e vetme për ta fituar vajzën e ëndrrave të tij është të largohet nga parku dhe të gjejë një punë më joshëse për t’i fituar zemrën. Kafshët, në gjendje paniku, vendosin të thyejnë kodin e tyre të heshtjes dhe zbulojnë sekretin e tyre më të madh: që mund të flasin! Për ta penguar Grifinin që të mos largohet, ata vendosin t’i mësojnë rregullat e të ardhurit rrotull një femre - sipas stilit të kafshëve!
Komedia 10 Vjet ndjek një grup miqsh në natën e ribashkimit të tyre të gjimnazit të cilët, një dekadë më vonë, nuk janë rritur ende tamam. Xhejku, i cili është thellësisht i dashuruar me të dashurën e tij dhe gati ta propozojë për martesë - derisa përballet me dashurinë e tij të gjimnazit për herë të parë pas gjithë atyre viteve. Miku i Xhejkut, Kalli është i martuar me të dashurën e tij që ka qenë nxitëse tifozësh dhe e ka pritur me padurim ribashkimin për t'u kërkuar më në fund falje shokëve të klasës që ngacmonte në gjimnaz.
Një vajzë bën marrëveshje me një prezantues të famshëm të një shfaqjeje televizive dhe do t'i tregojë atij për takimet që ajo bën me disa persona të njohur nga interneti, por gjërat do të marrin një kthesë kur ajo bie në dashuri.
Bella Suan ka qenë gjithmonë paksa ndryshe nga të tjerët. S’ka qenë kurrë nga ata që ndjekin turmën. Kur mamaja e saj rimartohet dhe Bella zgjedh të jetojë me babain e saj në qytezën e vogël të Forksit ku bie vazhdimisht shi, nuk pret që të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Por ja që gjërat ndryshojnë kur ajo njihet me bukuroshin misterioz dhe magjepsës Eduard Kallen. Eduardi me të vërtetë nuk është si djemtë e tjerë. Ai është vampir, por sido që të jetë ajo nuk ka frikë prej tij. Drithërimat fillojnë kur një vampir i ri e gjen sfiduese ta kthejë Bellën në pre për gjakun e saj të parezistueshëm.
Historia e një mashkulli të rritur, i cili pas një operacioni të suksesshëm për të hequr tumorin beninj, ngjitur me gjendrën e hipofizës, përjeton të gjitha ndryshimet dhe efektet e pubertetit në një periudhë tre-javore.
Përqendrimi i Brixhit në jetën e saj si beqare dhe në profesionin e saj ndërpritet kur ajo mbetet shtatzëne, por me një problem... ajo ishte vetëm 50 % e sigurt për identitetin e babit të fëmijës së saj.
Paragjykime. Të drejtat e njeriut. Bulizëm. “Romeo dhe Zhulieta”. “ Një ëndërr “. Bazuar në filmin me metrazh të shkurtër me të njëjtin emër i cili ka fituar shumë çmime.
Çarli është një 18 vjeçar i mundimshëm që arratiset nga një qendër rehabilitim, por kur kthehet në shtëpi në Los Anxhelos, prindërit e tij ndërhyjnë dhe e detyrojnë të shkojë në një rehabilitim për të rritur.
Aty, ai takon një vajzë të bukur por të mundimshme, Evën, dhe është i detyruar të luftojë me drogën, dashurinë e paarritshme dhe prindër të përçarë.
Xhorxhi dhe Ana janë një çift mësuesish muzike të dalë në pension të cilët shijojnë jetën në moshën 80-vjeçare. Megjithatë, Ana papritmas pëson një goditje nervore dhe jeta e tyre nuk është më njësoj. Ai incident nis përkeqësimin fizik dhe mendor të Anës, ndërsa Xhorxhi përpiqet të kujdeset në shtëpi për të. Edhe pse frytet e jetës dhe karrierës së tyre mbeten të shkëlqyera, shpresat e çiftit për pak dinjitet provohen të vështira. Në fund, Xhorxhi, me dashurinë e tij duke luftuar kundër lodhjes dhe të ardhmes së errët të Anës, detyrohet të marrë disa vendime kritike për të dy ata.
Një dramë e bazuar në historinë e vërtetë të Melvin B. Tolson, një profesor i kolegjit Uajli të Teksasit. Në vitin 1935, ai inspiroi studentët të formonin ekipin e parë të debatit në shkollë, i cili arriti të sfidonte Harvardin në një kampionat kombëtar.
Zhan Valzhani, i njohur si i Burgosuri 24601, lirohet nga burgu dhe e thyen lirimin me kusht për të krijuar një jetë të re për veten e tij ndërkohë që i shmanget kapjes nga Inspektori këmbëngulës Haver. I vendosur në Francën post-revolucionare, historia arrin fundin kundër sfondit të Kryengritjes së Qershorit.
Në ishujt Kanari ndodh një vetëvrasje masive që përfshin anëtarët e një kulti. Motra e vogël e Gabrielit, Kordelia, të cilën ai ka vite pa e parë, ishte një nga ndjekëset e atij kulti. Gabrieli vendos të shkojë atje për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Një djalosh i varfër dhe Apasionant bie në dashuri me një vajzë të re dhe të pasur dhe i fal asaj ndjenjën e lirisë. Shumë shpejt ata ndahen për shkak të pabarazive sociale.
Në vitin 1930, një e ri nga Bronksi lëviz për në Hollivud dhe aty bie në dashuri me sekretaren e xhaxhait të tij të fuqishëm, një agjent të yjeve. Pas kthimit në Nju Jork, ai përfshihet në një botën e gjallë të jetës së klubeve të natës me shoqëri të lartë.
KUJDES : FILMI PERMBAN NUDITET DHE SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! Një dhomë hoteli në qendër të Romës shërben si vend për dy vajza të reja që të kenë një aventurë fizike, që prek shpirtrat e tyre gjithashtu...
Captain Fantastic: Në pyjet në veri-perëndim të Oqeanit Paqësor, një baba i përkushtuar për rritjen e gjashtë fëmijëve të tij me një edukim rigoroz fizik dhe intelektual, detyrohet të lërë parajsën e tij dhe të hyjë në botë, duke sfiduar idenë e tij se çfarë do të thotë të jesh prind.
KUJDES : FILMI PERMBAN NUDITET DHE SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! Ana është një vajzë moderne, e pavarur dhe beqare, e përqëndruar në punën e saj dhe gjatë gjithë kohës duke bërë qejf. Por gjithçka ndryshon kur ish- i dashuri i saj rikthehet pas shumë vitesh i harruar.