Adi dhe Tara shkojnë në Mumbai për të ndjekur ëndrrat e tyre. Një takim i rastësishëm nxit shkëndijat e një romance deri në momentin kur karrierat e tyre i ndajnë. A do mbizotërojë ambicia mbi zemrën?
Një grup gangsterësh të drogës ju hakmerren një grup policëve si dhe familjeve të tyre shkaku se ata përfshihen ne nje aksion per ti zbuluar dhe per ti kapur ata gangëster të drogës.
Një luftëtar amator bën një armik kur ndërhyn mes tij dhe ish të dashurës së tij fqinje. Pasi jeta e tij vihet në rrezik, ai kupton se duhet të përfundojë luftën që filloi, por këtë herë duhet ta bëjë në ring.
Një anije që po transporton pasagjerë në një planet të ri përballet me disa probleme dhe si pasojë dy prej pasagjerëve zgjohen nga gjumi 90 vite para kohës së caktuar.
FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHËS MBI 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA EROTIKE TË FORTA!
Një profesor universiteti dyshon se gruaja e tij po e tradhton me babanë e tij.
Filmi përbën një histroi te nje gruaje e cila jeton vet. Ajo ka një djalë i cili shkon te jetoj me babain e tij në një vend tjetër, ajo punon në një hotel, luksoz që ka kaluar po thuajse 10 vite që kur ajo nuk ka bër dashuri, dhe pa pritmas vi një burr i verbër....
Historia e Riçard dhe Mildred Loving, çift ndër-racor, sfida e arrstimit të të cilëve kundër martesave të përziera në Virxhinia, çoi në një betejë ligjore që do të përfundonte në Gjykatën e Lartë.
Pasi kalojne naten e diplomit se bashku Dexter dhe Em, ata takohen cdo vit Ne te njejtin vend per te pare se deri ku kane arritur me jetet e tyre. Ata Ndonjehere jane bashke, dhe ndonjehere jo, po ne kete dite…!
Jetët e disa personave takohen në një ishull të izoluar. Të gjithë bashkohen në novelën e një autori, i cili nuk zgjidh dot lidhjen e ngatërruar që ka bërë midis novelës dhe jetës së tij personale.
Historia e dashurisë mes Aleksit, një agjent shitjesh, dhe Nikit, një njëzet vjeçare. Ata mendojnë të martohen pavarësisht diferencës në moshë. Por me afrimin e datës së martesës dyshimet dhe frika shtohen...
Një vajzë simpatike bie ne dashuri me një djalë të turpshëm e misterioz. Por edhe pasi mbetet shtatzëne, duket sikur lidhja e tyre është e ndaluar. Këshilltarët e djalit këmbëngulin, prandaj organizojnë një dasmë me vajzën familjejes kundërshtare dhe kështu martesa arrin t'i japë fund gjakmarrjes midis tyre.
Një djalë qëndron në një platformë stacioni përderisa një tren është gati për tu nisur. A duhet ai të shkojë me nënën e tij apo të qëndrojë me babain e tij?
Në mbrëmjen e martesës së një prej shoqeve të tyre të vjetra të gjimnazit, tre shoqëruese të papërgjegjshme dhe kapriçioze ribashkohen për një festë të fundit beqarie në Mollën e Madhe. Ato pa dashje shkatërrojnë fustanin e nusërisë së shoqes së tyre Bekit, përpara se ajo të martohet me të dashurin e saj të zemrës Deil. Ato përpiqen ta rregullojnë situatën duke kaluar mbrëmjen dhe mëngjesin përpara dasmës të dëshpëruara për t'ia kthyer fustanin Bekit në kohë, ndërsa zbulojnë vetveten dhe atë çka duan të bëjnë me të vërtetë në jetën e tyre.
Anastasia është një studente në prag të diplomimit në letërsinë angleze. Kur mikesha e saj Kejt, i kërkon që ta zëvendësojë për një intervistë me Kristjan Grej, një biznesmen të fuqishëm, ajo pranon pavarësisht ngarkesës në universitet. Intervista e saj nuk kufizohet vetëm në pyetjet e sugjeruara nga mikesha e saj duke nxitur kështu kureshtjen e Kristjanit. Të dy fillojnë të takohen dhe Anastasia kupton se ai është një burrë misterioz, shkëlqimi i të cilit fsheh sekrete, por sidomos shije erotike dhe praktika seksuale të dyshimta.
Russell Brand rishpik rolin e miliarderit të adhurueshëm Artur Bak, një njeri i papërgjegjshëm i cili është mbështetur gjithmonë në dy gjëra: në pasurinë e tij të pafund dhe në dadon e tij të përjetshme Hobson (fituesja e Academy Award Helen Mirren) për ta mbajtur larg telasheve. Tani ai përballet me sfidën e tij më të madhe: të zgjedhë midis një martese me mblesëri me drejtoreshën ekzekutive ambicioze Suzana (Jennifer Garner) që do t’i sigurojë jetesën e tij luksoze, ose një të ardhmeje të pasigurt me të vetmen gjë që paratë s’mund ta blejnë - Naomin (Greta Gerwig), dashurinë e tij të vërtetë. Me frymëzimin e Naomit dhe pak ndihmë jo tradicionale nga Hobsoni, Arturi do të marrë rrezikun më të shtrenjtë të jetës së tij dhe do të mësojë se ç’do të thotë të jesh burrë në këtë riimagjinim të komedisë romantike që ka fituar çmimin Oscar, Arthur.