Frymëzuar nga modernia klasike, Krahët e Dëshirës, Qyteti përfshin një engjëll (Cage) i cili shikohet nga një doktoreshë në dhomën e operimit...
Mund të lindë diçka mes një engjëlli dhe një njeriu?
Benxhamin Beri është drejtor ekzekutiv marketingu, që i pëlqen shumë femrat.
Për të marrë në dorë një fushatë të rëndësishme
vë bast se mund ta bëjë këdo të dashurohet pas tij.
Endi Enderson,një gazetare që duhet të shkruajë një artikull të quajtur: "Si të humbasësh një burrë në dhjetë ditë".
Takohen në një lokal pak pasi është venë basti, si për të plotësuar sfidat e njeri tjetrit.
Xhejk dhe Mati janë dy të huaj në Porto që kanë përjetuar një lidhje delikate. Momentet e përjetuara nga ata mbeten një mister, teksa ata rijetojnë natën e tyre më të bukur duke u përballur me pasojat e kohës.
Semi niset për të ngjitur majën me të larte të botes, Everestin qe të jete i denje ne sytë e Nadias, dashurisë se tij të fëmijërisë. Me çfarë do të përballet ai ne ketë udhëtim dhe a do arrije ta fitoje Nadian?
Një komedi rreth Jahne, një burrë që bën një jetë parazitare. Inaria, e dashura e tij, i jep një ultimatum: ai duhet t’i blejë asaj një aparat digjital deri në agim ose ajo do të largohet. Jahne niset në një aventurë me dy miqtë e tij. Në rrugën e tyre drejt qytetit të Rovaniemit, Jahne dhe miqtë e tij përballen me shumë sfida, pengesa dhe tundime.
Kloe, një zonjushë e re dhe e brishtë dashurohet me psikanalistin e saj, Polin. Pas disa muajsh shpërngulet tek ai por shumë shpejt zbulon se i dashuri i fsheh një pjesë të identitetit të tij.
Producentja e një emisioni të mëngjesit, sfidohet të testojë një sërë hapash, për të fituar zemrën e njeriut të saj të ëndrrave. A është njeriu perfekt, pikërisht ai që plotëson të gjitha kushtet e një liste, të ndërtuar për princin e kaltër, që kur ishe një vajzë e vogël?
"Leja": Një mik i sugjeron një gruaje në prag propozimi për martesë se duhet të
njohë meshkuj të tjerë para se të kalojë gjithë jetën e saj me të dashurin që ka...
Një mallkim i trashëguar prej brezash prek edhe dy binjakët Rashel dhe Eduard.
Çdo natë prania e shpirtrave të paraardhësve të tyre ndihet në shtëpi.
Ata kërkojnë zbatimin e tri rregullave nga binjakët:
Të jenë në shtrat në mesnatë, të mos lënë të huaj brenda në
shtëpi dhe nëse njëri nga ata tenton të arratiset, jeta e tjetrit
vihet në rrezik.Një veteran u bë arsyeja pse Rashela filloi të thyente
rregullat dhe si rrjedhojë duhet të vuante pasojat.
Dy të rinj, marrin pjesë në një projekt gueril rruge, me anë të së cilës udhëtojnë gjithë vendin në kërkim të lidhjeve dhe përgjigjeve të pyetjeve më të rëndësishme të jetës.
Ove, një pensionist i mbyllur në vetvete kalon ditët e tij duke ndjekur rregullat e shoqërisë dhe duke vizituar varrin e bashkëshortes. Ndërkohë që heq dore nga jeta zhvillon një miqësi me komshinë e tij optimiste për jetën...
Në Skodeheimen Norvegji, 15-vjeçarja Alma e pushtuar nga hormonet, ka mendime që nga më romantiket për Arturin, të dashurin e zemrës dhe deri në fantazi nga më të shfrenuarat për thuajse këdo që i del përpara.
Në Italinë Veriore, në vitin 1983, shtatëmbëdhjetëvjeçari Elio fillon një marrëdhënie me Oliverin, ndihmësin e babait të tij, me të cilin ai afrohet prej seksualitetit të tij në zhvillim, trashëgimisë së tyre hebraike dhe peizazhit italian.
Dy njerëz të mbyllur në vetvete zbulojnë rastësisht se shohin të njëjtën ëndërr përnatë.
Ju duket diçka e pabesueshme dhe paksa e frikshme. Kur arrijnë ta pranojnë këtë rastësi të çuditshme,
mundohen të rikrijojnë ditën atë që shohin në ëndërr.
Zelish është gati të fillojë një martesë që ajo nuk dëshiron, në një botë që ajo nuk i përket.
Por gjithçka merr drejtim tjetër kur ajo takon njeriun që kishte pritur.
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHES MBI 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE!
Toma dhe Ana, janë dy studentë në universitetin e literaturës, të cilët bien në dashuri me njëri tjetrin. Lidhja e tyre fillon e bëhet më intensive, ndërkohë që Ana përballet me problemet e saj, shëndetësore dhe psikologjike.
Jeta e një vajze shumë serioze Naina, ndryshoi pas mbërritjes së fqinjit të saj të ri Amanit, i cili i mësoi asaj një mënyrë të re sesi të jeto, si të buzëqesh dhe si te dashurohet.
KUJDES: FILMI PËRMBAN SKENA EROTIKE TË FORTA!
KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHËS MBI 18 VJEÇ!
Është një vend magjik ku tregohen përralla erotike. Një Madam prezanton klinetët me një burrë ose grua, ku fjalët rrjedhin bashkë me pasionet dhe epshin...