Bazuar në një bestseller global, kjo komedi romantike bashkëkohore tregon historinë e njujorkezes Rejçëll Çu me të dashurin e saj pasanik nga SIngapori, Nikun. A mund të bashkëjetojë dashuria me paranë?
Milli është një grua e fortë, që përpiqet të mbijetojë në Los Anxhelos me fëmijët e saj të birësuar. Por lufta e saj e vërtetë fillon kur qytetin e pushtojnë trazirat e vrasjes së zezakut Rodni King.
Në këtë variant të ri, Fanfan Tulipani është një dashnor që i bashkohet ushtrisë së mbretit Luis XV, i mashtruar nga cigania Adelina, e cila parashikon se duke vepruar kështu, ai do të martohet me vajzën e mbretit...
Pasi zbuloi se i dashuri i saj ishte i martuar, ajo mundohet ta kthejë në binarë jetën e saj të shkatërruar. Por kur takon rastësisht gruan me të cilën ai e kishte tradhtuar, kupton se kishin shumë të përbashkëta, dhe armikja e saj e betuar bëhet shoqja e saj e ngushtë. Kur zbulohet edhe një marrëdhënie tjetër, të tria bëhen bashkë për të marrë hak ndaj birit të bushtrës, gënjeshtar e mashtrues...
Nikhil është takuar përsëri pas dhjetë vjet me Meeta, tani Nikihl ka vetëm një javë për të vendosur a duhet të martohet me motrën e Meetas, Karishman kur këta të dy janë afruar me njëri-tjetrin...
Një menaxher i suksesshëm i pasurive, i cili sapo ka marrë një promovim të madh, është plotësisht i lumtur në karrierën dhe në martesën e tij. Por kur një zëvendësuese fiksohet ndaj ti dhe i vihet mbrapa, të gjitha gjërat që ai ka punuar kaq shumë janë vënë në rrezik.
Ema feston ditëlindjen e tridhjetë bashkë me shoqen e saj të ngushtë. Lolën, e cila është shtatzënë. Lola i kërkon Emës të bëhet kumbara e fëmijës, gjë që rezulton të jetë një sfidë e vërtetë për të dyja.
Korki, një ish-e dënuar e paepur dhe e dashura e saj Violeta thurin një plan për të vjedhur miliona para të fshehura nga mafia dhe fajin ia lënë Çezarit, të dashurit të fëlliqur të Violetës.
Dashuria e tyre po lulëzon por kanë përpara një pengesë jo edhe aq të vogël... Ata vijnë nga dy familje që prej kohës janë në rivalitet për piceritë e tyre në Nju Jork.
Violeta Xhons, e lodhur duke pritur që i dashuri i saj t'i propozonte për martesë, ndahet me të. Kur ai fillon të takojë një grua tjetër, ajo e kupton se duhet të ndryshojë rrënjësisht jetën...duke filluar nga flokët.
Biografia e shkrimtares Meri Shelli, e cila në moshën 16-vjeçare takoi poetin 21-vjeçar Persi Shelli, marrëdhënia e të cilëve rezultoi në shkrimin e mëvonshëm të veprës "Frankenshtajn" të Merit.
Një këngëtare opere me famë botërore, bëhet pjesë e një grupi të marrë peng kur ftohet të performojë për një industrialist të pasur në Amerikën Jugore.
Një shkrimtar i vetmuar krijon një lidhje të pazakontë me sistemin e tij operativ të sapo marrë, që është i dizenjuar për të përmbushur të gjitha nevojat e tij.
Një ekzekutiv i suksesshëm, tërheqës dhe inteligjent i reklamave dëshirontë gjejë më në fund qetësi në jetën e tij dhe vendos të propozojë të dashurën e tij.Pasi ajo refuzon propozimin e tij, jeta e tij merr një kthesë kur një vajzë e re hyjë në jetën e tij.
Një djalë adoleshent i vendosur, përpiqet të pranohet te rojet e plazhit Hermosa,
duke kaluar sfida dhe duke krijuar marrëdhënie me të tjerët gjatë verës së vitit 1986.
Me shumicën e popullatës botërore të kthyer në një hordhi të pavdekshmish, R-ja është një zombi i ri dhe çuditërisht i mbyllur në vetvete. Ndërsa lufton dhe më pas ushqehet me një grup njerëzish, R-ja njihet me Xhulin dhe ndien një dëshirë për ta mbrojtur. Ajo çka ndodh më pas është fillimi i një marrëdhënieje të ngrohtë që e lejon R-në të nisë të rifitojë njerëzinë e tij. Ndërsa ky ndryshim përhapet nëpër popullatën vendase të zombive si një virus, Xhuli dhe R-ja më në fund duhet të përballen me një problem edhe më të madh kur vetë natyra e miqësisë së tyre vihet në sfidë.
Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.
Dy ish-të burgosur, Edi dhe Poli, janë në liri me kusht dhe punojnë në një restorant në Nju Jork. Jetët e tyre kishin marrë fund, deri në momentin kur avokatja angleze, Katerina Rokud, vjen në restorant me një ofertë që nuk mund ta refuzojnë.