Parker, një hajdut me një kod të caktuar profesional, tradhtohet nga ortakët e tij dhe lihet pas me mendimin se u eliminua. Nën një maskim të ri dhe me aleancën e një gruaje, ai fillon misionin për të marrë shpagimin që i takon...
Sara ndjek shkollën e artit në Nju Jork, për të përmbushur ëndrrën që ndante me mamanë për t'u bërë prima balerina.
Ajo miqësohet me Zoin dhe Majëllsin që është një kantautor i ri.
Por orët e mësimit me të ngurtën zonja Delakrua ia vështirësojnë jetën.
Kur Majëllsi e fton Sarën që të ndërtojë një koreografi, zemra e saj gjen dhe një pasion tjetër.
Ajo ndihet e dyzuar mes baletit dhe asaj çka po ndërton me Majëllsin.
A mund të heqësh dorë nga ëndrrat? Apo mund t'i zëvendësosh me të tjera dhe më të bukura?
Pas vdekjes së nënës së saj, Sara shpërngulet në Çikago me të atin. Aty bie në dashuri me një zezak me një të kaluar kriminale. Por të dy janë të bindur për dashurinë e tyre dhe luftojnë kundër çdo paragjykimi.
Në mbrëmjen më verbuese të vitit në qytetin e Nju Jorkut, historitë e dashurisë së disa njerëzve ndërthuren, duke përfshirë një çift të ngecur në ashensor, një burrë që dëshiron të takohet përsëri me një vajzë të jashtëzakonshme që e njohu për herë të parë një vit më parë, një adoleshente e cila dëshiron të vendosë pavarësinë e saj duke shkuar në Tajms Skuer për të festuar, një grua shtatzënë e cila është gati të lindë dhe një djalosh i ri i cili ndihmon rezolutën e një gruaje që të bëhet realitet.
Në natën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Kas, një promovues klubesh në L.A., ndërmerr një udhëtim emocional me Fridën, një vizitore nga Midwestern. Ajo e nxit Kasin të ndjekë ëndërrat e tij, teksa ai e ndihmon atë të gjejë të sajat.
Lisi, një organizuese eventesh në prag të martesës dhe Bili, një barmen, kanë vetëm diçka të përbashkët: pagjumësinë. Këta dy të huaj për njëri-tjetrin zbulojnë se mund të bien në gjumë vetëm nëse flenë së bashku.
Një fotografe e talentuar trashëgon një kalendar antik Krishtlindjesh që mund të parashikojë të ardhmen. A do të mundet ky kalendar ta drejtojë atë drejt një historie të bukur dashurie?
Mësime të rëndësishme mund të nxirren edhe nga ngjarjet më tragjike në jetë. Kur kolegia e punë pëson një aksident të rëndë, Dani, nië djalë i ri, dembel dhe gjaknxehtë, fillon ta shikoj jetën nga një këndvështrim tjetër.
Një vit pas mbretërimit te Riçardit, Amber do të bëhet mbretëreshë. Por një intrigë brenda familjes mbretërore, do të nxjerrë në dukje armiqtë e vërtetë të mbretërisë.
Një këshilltar ligjor, pasi del në pension, fillon të shkruajë një roman, duke shpresuar të gjejë fundin e një nga çështjeve të tij të pazgjidhura të vrasjeve si dhe dashurinë e tij të pajetuar me eproren e tij - dashuri që ende të dy e kërkojnë edhe pas 25 vjetësh.
Një mësuese matematike e bukur, Jasemina, kryqëzon rrugën me një gustator karizmatik, Qemalin. Jasemina po merr veten nga një martesë e përfunduar keq dhe me djalin e saj për të cilin kujdeset e ëma e saj. Qemali është shumë social dhe i shkathët, i cili do të arratiset nga e shkuara. Të dy ata do të kërkojnë te njeri-tjetri një mundësi të dytë...
Çifti i lidhur prej kohësh, Ouen dhe Helli po ndahen (ose ndoshta jo?). Kur marrëdhënia e tyre arrin një pikë kthese, Meti dhe Uilla fillojnë një romancë të tyre. Një kronikë qesharake, e ndjerë thellësisht gjatë një verë në jetën e dy çifteve.
Një turist nga Evropa Lindore e gjen veten të bllokuar në aeroportin JKF në Nju Jork. Ai detyrohet të qëndrojë aty dhe të përballet me sfidat por dhe me të papritura.
Një kirurg plastik i suksesshëm i cili nuk ka dashuruar kurrë, ndryshon botëkuptimin, moralin dhe metodat e tij vetëm pasi takon një grua të thjeshtë ndryshe nga çdo femër që ka njohur më parë.
Në vitin 1993, pasi adoleshenten Kamerun e kapin në sediljen e makinës me shoqen e saj, ajo dërgohet në një qendër të krishterë trajtimi. Ndërsa i nënshtrohet terapive të dyshimta për konvertimin e homoseksualëve, ajo njeh një botë të re, me disa banorë të tjerë si ajo...
Stillmeni, një student i apasionuar pas shkencave të fizikës, ndahet nga e dashura e tij, Debi pa pandehur. Zemra e tij e thyer dhe pasioni për shkencën nuk e lënë të dorëzohet dhe ndërton një makinë kohe për të korrigjuar gabimet dhe të rifitojë Debin. Në një luftë të vërtetë me kohën, kush del i fituar?