30 vjet pas rolit të saj në "Magjistari i Ozit", aktorja dhe këngëtarja shumë e dashur, Xhudi Garland, shkon në Londër për një tur koncertesh. Aty, rrjedha e jetës së saj fillon të ndryshojë.
Puthja e parë e Olivias ishte gjatë vizitës së përvitshme për Krishtlindje së saj në Hauai. Pasi u ndanë nga distanca dhe vitet, të dy ribashkohen në të njëjtin hotel në Hauai më vonë dhe ndjenjat e tyre ndizen përsëri, por rrethanat e jetës i mbajnë ata larg njëri tjetrit.
Kat Emersonit i nevojitet vërtet një mrekulli Krishtlindjesh. Kantautorja ambicioze mund të ketë ëndrra të mëdha, por ka probleme akoma më të mëdha. E trajtuar si shërbëtore nga njerka dhe vajzat e saj, Kati detyrohet të punojë si një elf në kompaninë e pasanikut Terenc Uintergarden. Por asaj i shndrin fati kur në punë njihet me Nikun, Babagjyshin e ri.
Çarli ka një çrregullim neurologjik, ndaj emocionet e forta, veçanërisht gëzimi, e bën t'i bjerë të fikët. Ai jeton me vëllain e tij. Puna si bibliotekar i jep një ambient të qetë, por Franceska hyn në bibliotekë dhe në jetën e tij.
Një stuhi e parakohshme në prag të Krishtlindjes e mbulon qytetin me borë. Një vajzë e guximshme zbret nga treni i bllokuar, duke nisur një zinxhir ngjarjesh që do të ndryshojnë mjaft jetë. Gjatë tre ditëve të ardhshme, jetët e shumë njerëzve do të turbullohen, shumë marrëdhënie do të prishen ose qartësohen... Është Krishtlindje nën dëborë!
Një urologe femër dhe një mjek obstetër hapin klinikat në të njëjtën ndërtesë. Me ngatërresa dhe ndër të tjera, kurojnë dhimbjet e tyre përmes njëri-tjetrit.
Historia e vërtetë e një zyrtare britanike që ekspozoi informacione qeveritare në shtyp për një mision të jashtligjshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Sigurisë për të shtyrë Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për votimin e sulmit në Irak në vitit 2003.
Në vitin 1942, një oficer i inteligjencës Kanadeze në Afrikën e Veriut njihet me një luftëtare të Rezistencës Franceze në një mision vdekjeprurës pas linjës së armikut.
Kur ata ribashkohen në Londër, lidhja e tyre vihet në provë nga presionet e luftës.
Mariana e lë Abelin për Polin, mikun e tij më të mirë dhe babanë e fëmijës së saj të palindur. Nëntë vjet më vonë, Poli vdes dhe Mariana kthehet me Abelin. Por, gjërat kanë ndryshuar për të dy dhe marrëdhënia e tyre s'mund të jetë më si dikur...
Një burrë i butë dhe i sjellshëm, i cili martohet me një grua përbindëshe, të keqe, pasi njeh femrën e jetës së tij dhe bie në dashuri me të, duhet të gjejë një mënyrë për të qenë me të...
Deni Suift është një shofer i suksesshëm garash që ëndërron të marrë pjesë në Formula 1. Përveç karrierës së tij, Deni ka tri dashuri - gruan e tij të bukur, vajzën e tyre dhe shokun e tij më të mirë, qenin Enzo që dëshiron të rimishërohet në njeri.
Kur pas një vendimi të papërgjegjshëm dhe të pamenduar mirë, 16-vjeçarja Xhuno Mekgaf, mbetet shtatzënë me shokun e saj të ngushtë, ajo vendos t’ia jap fëmijën e saj për adoptim një çifti, që e gjeti në gazetën e qytetit. Peripecitë e saj të shtatzanisë e ndihmojnë të kuptoj më shumë në lidhje me dashurinë dhe të kujdesurit për një fëmijë.
Pas një fëmijërie të vetmuar, Xhein Eir del në jetë si guvernante. Gjatë kohës që jeton e qetë në Vilën Thornfild, ajo njihet me pronarin misterioz, të ftohtë dhe të paparashikueshëm të shtëpisë, Z. Roçester. Xhein dhe punëdhënësi i saj bëhen miq të mirë dhe shumë shpejt ajo e gjen veten të dashuruar me të.
Më në fund duket sikur lumturia e gjeti Xheinin, por a do ta shkatërroi përgjithmonë atë
sekreti i tmerrshëm i Z. Roçester?
Në Romë, turistja amerikane Hejli njihet me avokatin Mikelanxhelo. Prindërit e Hejlit, psikiatrja Filis dhe producenti muzikor në pension Xherri, udhëtojnë në Romë për t'u njohur me Mikelanxhelon dhe prindërit e tij. Kur Xherri dëgjon babain e Mikelanxhelos, Xhankarlon, të këndojë në dush, bindet se ai është një këngëtar i talentuar opere. Çifti Antonio dhe Mili udhëtojnë në Romë për t'u njohur me të afërmit e Antonios që i përkasin shoqërisë së lartë. Kur Mili humbet nëpër Romë dhe prostitutja e quajtur Ana gabimisht futet në dhomën e hotelit të Antonios, papritmas të afërmit e tij shfaqen dhe besojnë se Ana është gruaja e Antonios.
Beti është një Nju Jorkeze e re, ambicioze, plotësisht e pafat në dashuri. Në një udhëtim në Romë, ajo vjedh disa monedha nga një shatërvan magjik dhe më pas ndiqet në mënyrë agresive nga një bandë të dashuruarish.