Të takosh të dashurin dhe ish të dashurën gjatë një funerali, historia e një studenteje të cilës i duhet të durojë për hir të prindërve turpin e veprimeve të saj.
Tina dhe Celes dinë ta luajnë shumë mirë lojën e joshjes. Por kur del në skenë sekreti i tyre, e njëjta lopatë që përdorën për të dalë nga balta mund të jetë e njëjta që do t'i varrosë.
Pas daljes në treg të romanit të saj të ri, shkrimtarja 35-vjeçare Kejt është e ftuar nga ish-profesori i saj të flasë në universitetin ku ka studiuar. Pasi pranoi ftesën, Kejt e gjen veten të zhytur thellësisht në jetën e një grupi studentësh kolegji.
Ndërsa forcat Aleate kalojnë nëpër Gjermani, Lore drejton vëllezërit e motrat e saj në një udhëtim që i ekspozon ata ndaj së vërtetës së besimeve të prindërve të tyre. Një takim me një refugjat misterioz e detyron Loren të mbështetet te një person që ajo gjithmonë është mësuar ta urrejë.
Një grua trashëgon një shtëpi në një fermë të rrënuar dhe shpreson ta kthejë atë në një rezidencë të këndshme me ndihmën e burrit të saj. Ndërsa rindërtimi fillon, ajo e gjen veten të joshur në një çështje të zymtë me një kontraktor.
Një komedi e errët romantike. Tom dhe Janet janë lumturisht të martuar prej vitesh. Por një vizitë nga një i huaj misterioz çon në një trup të vdekur, shumë pyetje dhe një udhëtim të tensionuar të çifteve me miqtë që mund të mos jenë aspak miq.
Vendosur në fshatin Italian të viteve 1950,
filmi tregon historinë e Lolës dhe Masettos, një çift i ri,
pikëpamjet e të cilit për seksin paramartesor
ndryshojnë në mënyrë drastike.
Kjo është historia e një femre fatale, e cila për të plotësuar dëshirat i manipulon njerëzit që e rrethojnë me pamjen e bukur dhe sjelljen joshëse. Është gjithashtu historia e një djaloshi të ri që bie pre e joshjeve të saj.
Dy nxënës gjimnazi ngecin në një ishull tropikal dhe duhet të mbështeten tek njëri-tjetri për të mbijetuar. Aty ata mësojnë më shumë për veten dhe njëri-tjetrin ndërsa bien ngadalë në dashuri.
Një grua e bukur, e lënë pas dore nga burri i saj, joshet nga shërbyesja e saj sensuale. La Bonne është tërheqje, eksplorim, dëshirë, forcë dhe kontroll ..
Duke luftuar me bllokimin e shkrimtarit, një romanciere gjen frymëzim kur takon një djalë të çuditshëm, i cili vazhdimisht ndryshon karakteret dhe sjelljet për të përballuar të kaluarën dhe për të shmangur realitetin.
KUJDES FILMI NDALOHET PËR SHIKUES NËN 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE DHE NUDITET!
Një histori prej gjashtë ditësh e Xhonaës dhe Tomasit. Ajo sapo është zhvendosur në Berlin nga Argjentina dhe njihet me Tomasin...
Kur një ushtar i ri në Vietnam ndahet nga e dashura e tij, bashkë me mikun e tij të ngushtë vendosin të largohen nga ushtria dhe të kthehen në vendlindje për ta rifituar atë.
Bazuar në histori të vërtetë të çiftit Jennifer Carter dhe Solomon Chau. Ata janë një çift i ëmbël, argëtues, të sapo fejuar, të cilët janë gati të fillojnë jetën e tyre së bashku. Por kur Solomon diagnostikohet me kancer të mëlçisë, shpresat e tyre për një martesë në verë bëhen të pamundura. Shumë shpejt, miqtë dhe familjarët e tyre hartojnë një plan frymëzues për të ndihmuar Jennifer dhe Solomon të realizojnë martesën e tyre të ëndrrave.
Li Hajden është një aktor veteran i filmave Western, i cili pak para vlerësimit dhe nderimit me çmim për vitet më të mira të karrierës së tij të bujshme, mëson se ka një prognozë përfundimtare të kancerit të pankreasit, të cilën e mban të fshehtë për një kohë të gjatë. Udhëtimi i tij kalon përmes dashurisë e mbështetjes nga miqtë, admiruesit dhe e dashura e re, famës dhe përballjes me gabimet e së shkuarës.
Një yll i futbollit amerikan pëson një dëmtim që i kërcënon karrierën në prag të Kupës së Botës, dhe gjatë shërimit të tij, fillon një romancë epike me një nënë beqare ruse.
Në Italinë e viteve 1950, një shpirt i lirë ëndërron për dashuri dhe drejtësi. Por një lidhje dashurie e ndaluar shkatërron gjithçka. Bazuar në një histori të vërtet.
Kur zbulon kartëvizitën e një planifikuese dasmash, Aleksia menjëherë i thotë, "PO" Karlosit pa e ditur se ajo i përket vajzës me të cilën e ka tradhtuar. Dhëndri tani është bllokuar midis nuses dhe të dashurës së tij, e cila është përgjegjëse për martesën e tij të padëshiruar.
Pasi divorcohet së fundmi dhe pushohet nga puna, Greg takon Izabelën misterioze, një grua të pastrehë dhe të bindur se bota e ndotur dhe e dëmtuar përreth tyre është thjesht një simulim kompjuterik. Edhe pse dyshon në fjalët e saj në fillim, Greg zbulon me kalimin e kohës se mund të ketë ndonjë të vërtetë në komplotin e çmendur të Izabelës.