Lena 17-vjeçare bie në dashuri me Evën, të dashurën e re të vëllait të saj të madh. Me shumë dialogje të mprehta, "Midis verës dhe vjeshtës" tregon historinë se si dy njerëz afrohen ngadalë me njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin në kërkim të dashurisë. Filmi përshkruan një tablo të dy vajzave të reja të kapura mes pasigurisë së tyre dhe dëshirës së tyre për një lidhje dhe një vend në botë.
Kur një shkencëtare me zemër të thyer kthehet në shtëpi për t'ia filluar nga e para, vëllai i saj punëson një djalosh të pashëm për ta bindur atë që të bjerë dakord për të shitur tokën e tyre.
Ndërsa kalojnë pushimet në plazhet e Riçones në Itali, disa të rinj miqësohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për të menaxhuar marrëdhëniet romantike dhe dashuritë e reja të verës.
Një histori krize e martesës dhe identitetit të ish yllit të Hollywoodit Grejs Kelli. Gjatë një mosëmarrveshjeje politike mes princit Rainer III të Monakos dhe Çarls dë Gol të Francës, fillon pushtimi francez ndaj Monakos në fillim të viteve 1960’.
Pushimet e Karolës në Kenia, marrin një kthesë interesante kur ajo dashurohet pas një Masai. Ajo vendos të lërë të dashurin e saj për të ndjekur Masain. Atje, i duhet të përshtatet me mënyrën e jetesës së Masai-ve. Ajo duhet të përballet gjithashtu me qëndrimin e burrit të saj ndaj grave dhe asaj që ai pret nga një grua. Megjithatë, Carola mirëpritet ngrohtësisht në fisin që ka zgjedhur të bashkohet.
Një artiste e re aspiruese bashkohet me ekipin e saj të shkollës së mesme dhe më vonë zbulon se si ndihet dashuria e vërtetë kur e gjen veten duke rënë në dashuri me një shoqe ekipi.
Historia e vërtetë e portierit gjerman të Manchester City-t, Bert Trautman. Jeta e një robi gjerman të luftës dhe një gruaje të re angleze që mposhtën paragjykimet, tragjedinë personale dhe armiqësinë publike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Diku përgjatë kufirit të Bregut Lindor Amerikan të mesit të shekullit të 19-të, dy çifte fqinje luftojnë vështirësitë dhe izolimin, të rrethuar nga një peizazh i mrekullueshëm por sprovues, i cili i sfidon ata si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, një infermiere e re përkujdeset për një viktimë të djegur keq nga një aksident me areoplan .E kaluara e tij tregohet duke u kthyer mbrapa në kohë, duke zbuluar kshu një përfshirje në një lidhje dashurie fatale.
Laura dhe Massimo janë kthyer dhe më të fortë se kurrë. Por lidhjet familjare të Massimos dhe një burrë misterioz që kërkon zemrën e Laurës e ndërlikojnë jetën e të dashuruarve.
Lumturia e Gabrielit dhe Xhulias kërcënohet nga një studente dhe politika akademike e përbetuar.
Kur Gabrieli të përballet me administratën e universitetit,
a do t'i nënshtrohet fatit të Dantes?
Apo do të luftojë për të mbajtur Xhulia, Beatricen e tij, përgjithmonë?
Jetët e kundërta të një arkitekti të apasionuar pas punës dhe një artiste të zjarrtë përplasen kur takimi i tyre i rastësishëm në Peru ndryshon pikëpamjet e tyre për jetën.
Kur studentja Deniz e cila do të bëhet këngëtare takon një djalë që bën gara me motor, rruga për dashurinë e tyre është e penguar nga kundërshtimi i familjes dhe tragjedia.
Në këtë film të shkurtër, adoleshentet Niki dhe Semi janë të dashuruara dhe planifikojnë të ardhmen e tyre së bashku - derisa e kaluara e rrezikshme e Nikit kthehet për të kërcënuar gjithçka.
Një punonjës që e përbuz plotësisht Krishtlindjen dërgohet në një qytet të vogël për punë, ku takon një grua të vendosur për të ndryshuar pikëpamjen e tij për festën.
Rreshteri i parë Charles Monroe King, u thirr në luftë në Bagdad. Lufta është gjithnjë e papritur. Përpara se të vritej në aksion në Bagdad, i shkruan një ditar djalit të tij me synimin t'i tregonte se si të bëj një jetë të denjë pavarësisht se mund rritej pa baba.
Parukieria njujorkeze Izi shfrytëzon shansin për të punuar
në dasmën e një princi simpatik, por kur të fluturojnë shkëndijat
mes tyre, do të mbizotërojë dashuria apo detyra?
Pas marrëdhënies së saj të trazuar, Julie fillon të zgjidhë dashurinë e saj të madhe në realizimin e filmit të saj të diplomimit, duke ndarë faktet nga fantazia e ndërtuar me hollësi.